Gjykata e Sarandës ka caktuar burg pa afat për ish-drejtorin e ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati.
Seanca gjyqësore është zhvilluar 4 ditë pas vetëdorëzimit të Muratit dhe ka zgjatur për plot 4 orë.
Mariel Murati u vetëdorëzua në polici të mërkurën , ndërsa ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Sarandës kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti.
Bashkë me Muratin akuzohen edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT. Dy prej tyre janë në masë “arrest në shtëpi”, 2 në masë “detyrim paraqitje” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, 4 në masë “detyrim paraqitje” dhe 1 ende në kërkim.
Mariel Murati akuzohet për ndërtimin e paligjshëm të një hoteli 7 katësh në lagjen nr.4 të Sarandës dhe falsifikimin e dokumentave inxhinierikë të saj. Ish zyrtarët e IMT dhe IKMT akuzohen për lejimin e ndërtimit ndërsa ish zyrtarët e ASHK, për legalizimin e saj.
LEXO EDHE:
Hoteli 7 katësh pa leje, shtohet një tjetër akuzë për Mariel Muratin
KLSH e kapi me shkelje, ish-Drejtori i ALUIZNI borxh shtetit 50 mln lekë