Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato, ish drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës dhe Redi Molla, ish drejtori i UKT-së.
Burime bëjnë me dije se SPAK ka firmosur 9 masa sigurie në total, ku tre prej tyre janë “arrest në burg” dhe të tjerët “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje”.
Arrestimet vijnë në kuadër të dosjen “5D KONSTRUKSION”, për të cilën opozita dhe Boldnews.al ka bërë disa denoncime.
Kompania “5D KONSTRUKSION”, e zotëruar nga familjarët e Mariglen Qatos, ka përfituar miliona euro fonde publike dhe disa leje ndërtimi me vetë firmën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kompania 5D KONSTRUKSION themelohet ne daten 22.01.2016. Kompania kishte emrin fillestar IGOR ELEKTRIK.
Aksioneri i vetëm i saj qe Eduart Meta, një lidhje shoqerore e Mariglen Qatos.
Në daten në datën 27.01.2017, Eduart Meta shet 75% të aksioneve të kompanisë Igor Elektrik tek Muhamet Gani Petriti. Nga kontrolli në QKB z.Muhamet Petritit të ketë qysh prej vitit 2010 aktivitet furrë buke.
Në datën 29.06.2018 largohet si administrator Eduard Meta dhe emërohet Nestor Muhametllari, ky i fundit një emër shumë i rëndësishëm në ketë skemë. 6 muaj më pas, Eduard Meta shet të gjitha aksionet te Muhamet Petriti dhe ky i fundit tashmë është 100% zotërues i kompanisë.
Dhe vetëm një muaj më pas, në 7 janar 2019, kompania ndryshon emër nga Igor Elektrik në VAS Konstruksion.
Nestor Muhametllari, administratori i kompanisë në mars 2021 blen për vlerën 1.000.000 lekë 100% të aksioneve të kompanisë. 9 muaj më vonë, kompania ndryshon emër dhe nga Vas Konstruksion bëhet 5D Konstruksion.
Deri këtu çdo veprim duket ligjor, por nëse futemi në detaje do të kuptojmë rrjetin nepotik me epiqendër Mariglen Qaton:
Muhamet Petriti është babai i Elsa Qatos, e cila është bashkeshorte Alfred Qato. Nga verifikimet, Alfredi është vëllai i Mariglen Qatos, Drejtori i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit Tiranë.
Muhamet Petriti figuron i punësuar si bukëpjekës tek Vjollca Petriti, bashkëshortja e tij, regjistruar në vitin 2013, si person fizik me aktivitet Prodhime Brumi.
Elsa Qato, kunata e Mariglen Qatos, ështe e punësuar në biznesin e Vjollca Petritit, nënës së saj, së bashku me të motrën.
Alfred Qato, vëllai i Mariglenit figuron si drejtor në prodhim te Alfred Qato person fizik dhe tek kompania V.A.S KONSTRUKSION në pozicionin karpentier me pagen 34.000 leke.
Denoncimi nga emisioni “Plug” mbi tenderat dhe lejet e ndërtimit
Në total, nga viti 2016 e deri në vitin 2022, kompania “5 D Konstruksion”, ka te ardhura nga shitjet një shumë prej 2,157,199,892 apo rreth 20 milionë euro. Burimi kryesor i të ardhurave të kësaj kompanie, rezulton se kanë qenë tenderat publikë.
Sipas të dhënave të Open Data Albania, shoqëria “5 D Konstruksion”, ka përfituatr të paktën 45 tendera publikë, ku në 5 raste ka marrë pjesë si operator I vetëm ekonomik, ndërsa në 40 të tjera ka qenë në bashkëpunim me kompani të tjera.
Institucionet kryesore që I kanë dhënë tendera publikë kësaj kompanie, vlera e të cilëve kalon më shumë se 25 milionë euro, janë: Bashkia e Tiranës, institucione në tjera në varësi të Bashkisë Tiranë, Autoriteti Rrugor Shqiptar etj.
Le të ndalemi më gjerësisht te këto tendera. Siç theksuam, në vetëm 5 raste, shoqëria “5 D Konstruksion”, ka marrë tendera si e vetme në garë.
Këto tendera, me vlerë totale rreth 850 mijë euro, shoqëria “5 D Konstruksion”, i ka përftiuar të gjitha nga Bashkia e Tiranës, gjatë kohës që shoqëria drejtohej nga vjehrri i vëllait të Mariglen Qatos, Petrit Muhameti.
Një ndër këto tendera, është rasti i “Ndërtimit te Pedonales dhe krosisë së biçikletave në liqenin e thatë me vlerë rreth 580 mijë euro me TVSH, projekt i cili u denoncua nga Belind Këlliçi gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023, e cila deri në atë periudhë ende nuk kishte përfunduar.
Në 40 raste të tjera, shoqëria “5 D Konstruksion”, ka përfituar tendera publikë si bashkim operatorësh.
Le të shohim më hollësisht disa nga tenderat që ka fituar kjo kompani, së bashku me shoqëri të tjera, pikërisht nga bashkia e Tiranës dhe institucionet në vartësi të saj, siç është ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, ku kanë punuar Mariglen Qato, Redi Molla dhe Elvin Tivari.
Në datën 24 tetor 2016, “5 D Konstruksion” Fiton tenderin me vlerë 47 mije euro, prokuruar nga ujësjellës kanalizime tiranë, me objekt ndërtimin e një depo uji në Daias.
Në datën 3 mars 2017, “5 D Konstruksion”, fiton një tjetër tender nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, me obkekt ndërtimi I ujësjellësit rruga “Sulejman Pasha” dhe rruga “Ded Gjo Luli”. Vlera e këtij tenderi ishte 140 mije euro.
Në datën 23 shkurt 2017, “5 D Konstruksion”, fiton tenderin me UKT për “Rikonstruksionin e Kolektorit të ujërave të zeza në rrugën “Shyqyri Demneri” dhe rikonstruksion I ujësjellësi. Vlera ekëtij tenderi ishte rreth 100 mije euro.
Në datën 6 dhjetor 2018, “5 D Konstruksion” së bashku me kompanitë DELIA IMPEX dhe RRUGA URA N2 Elbasan, fitojnë enderin për Rikonstruksion dhe rrethim i stacioneve të pompimit dhe depove të ujit në ujësjellësat rajonal, faza II. Vlera e këtij tenderi ishte 330 mije euro kryer po nga Ujesjellës Kanalizime Tiranë.
Në datën 17 tetor 2018, “5 D Konstruksion”, fiton një tjetër tender nga Ujësjellësi I Tiranës, me vlerë rreth 430 mije euro, me obket ndërtimi I linjave të transmetimit Hec Lanabregas-Takimi I Tubit.
Në datën 21 maj 2020, “5 D Konstruksion” së bashku me BE-IS, kmompani e cila u përfshi në aferën e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla dhe shoqërinë METEO, fituan tenderin me vlerë gati 1.1 milione euro për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën e Durrësit. Edhe ky tender u prokurua nga Bashkia e Tiranës.
Në datën 11 tetor 2021, ujësjellës kanalizime Tiranë, I japin një tjetër tender me vlerë gati 30 milionë lekë shoqërisë “5 D Konstruksion” me objekt “Ndertim rrjet kanalizimi ne bllokun e kufizuar nga rruget: “Adem Sina”, “Hiqmet Buzi”, Sauk”
Në vitin 2021, shoqëria “5 D Konstruksion” fiton një nga tenedrat e majm nga ujësjellësi I Tiranës, me vlerë rreth 7.7 milionë euro me obkekt ndërtim Tubacion Transmetimi Basen Presioni- Tunel- Partitar- Depo Daias”.
Këto janë vetëm disa nga tenderat, që ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve në Tiranë, I ka dhënë pikërisht shoqërisë “5 D Konstruksion”, pronar I së cilës dyshohet se është pikërisht Mariglen Qato. Por nga bashkia e Tiranës, kjo shoqëria ka marrë edhe tendera që kapin vlera në disa miliona euro.
Më 15 nëntor 2021, “5 D Konstruksion”, fitoi tenderin për ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave në liqenin e Thatë. Vlera e këtij tenderi ishte rreth 500 mije euro. Në vitin 2023, kandidati për kryetar bashkia I Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi këtë projekt, pasi gjatë takimeve elektorale në atë periudhë, ai konstatoi se korsia e biçikletave ende nuk ishte përfunduar.
Në 5 maj 2021, bashkia e Tiranës, firmos një tjetër tender për shoqërinë “5 D Konstruksion”, me vlerë prej rreth 1.7 milionë euro, me objekt rindërtimi I dy objekteve arismore në këtë bashki dhe ndërtimi I shkollës 9-vjecare Dritas.
Më herët, në vitin 2019, “5 D Konstruksion”, kishte përfitua rnga bashkia e Tiranës, një tender me vklerë rreth 1.5 milione euro pa tvsh, për ndërtimin e segmentit rrugës rreth-rrotullimi Mullet deri te ura e fshatit Qeha.
Një tjetër tender, me vlerë të lartë është ai I dhënë po nga bashkia e Tiranës për shoqërinë “5 D Konstruksion”, me objekt “Rehabilitimi I qendrës Kinostudio”. Ky tender, I dhënë në 16 nëntor 2022, kap vlerën e 3.4 milione euro pa tvsh.
Ndërtimi I shkollës “Hasan Vogli” në Tiranë, ka kushtuar për këtë bashki rreth 235 milione lekë pa tvsh. Edhe ky tender, I dhënë në 30 shtator 2020, u fitua në atë kohë nga shoqëria “5 D Konstruskion”.
Kulmi u arrit me ty tendera, me vlerë totale rreth 700 mije euro, ku bashkia e Tiranës I besoi shoqërisë “5 D Konstruskion” shembjen e 22 objekteve për shkak të programit të rindërtimit. Një ndër to, ishte dhe kompleksi I pallateve te “Mylym Keta”, proces I kryer vitin e kaluar gjatë zgjedhjeve lokale. Në atë periudhë, ku familjet u nxorën në rrugë, madje shoqëria “5 D Konstruksion”, preu dritat dhe ujin në mes të natës teksa një familje kishte mort në shtëpi, denocimi u bë nga Belind Këlliçi.
Këto janë vetëm disa nga 45 tenderave me vlerë totale rreth 30 milionë euro, që shoqëria “5 D Konstruksion” I ka fituar gjatë periudhës së aktiviteitt të saj. Tenderat janë marrë kryesisht nga bashkia e Tiranës, por nuk mungojnë as institucione të tjera si OST, OSHE, Bashkia Durrës, Lushnje, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe institucione të tjera, që I kanë besuar punë publike shoqërisë “5 D Konstruskion.
Në vitin 2021, kur Mariglen Qato ishte ende Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së TErriorit në Bashki, Erion Veliaj i besoi shoqërisë “5 D Konstruksion”, dy tendera me vlerë totale rreth 700 mijë euro, për demolimin e të paktën 22 pallateve që përfshiheshin nga projekti i rindërtimit.
Ndër pallatet që shembi shoqëria “5 D Konstruksio”, ishte dhe kompleksi te “Myslym Keta”, ku u ndërhy dhunshëm, madje duke mos respektuar as mortin që një familje kishte natën që fadromat shkuan për të shembur pallatet.
Tenderat publikë duket se kanë shërbyer që kjo kompani të rrisë portofolin e saj financiar, pasi prej vitit 2021, “5 D Konstruksion”, ka nisur të investojë në sektorin e ndërtimit.
Siç përmendëm dhe më sipër. Në datën 11 mars të vitit 2021, kompania “5 D Konstruksion”, fillon punimet bazuar në lejen e ndërtimit të dhënë nga Erion Veliaj. Bëhet fjalë për rrugën “Joklin Persi”, në Yzberisht, ku sipas të dhënave, “5 D Konstruksion”, ka ndërtuar një godinë banimi dhe shërbimi 8 dhe 9 kate, me dy kate parkim në tokë.
Në datën 14 prill 2022, kjo kompani përfiton një tjetër leje ndërtimi, këtë herë në rrugën “Kahreman Ylli” në Kinostudio, për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimi 7 dhe 8 kate me 2 kate parkim nëntokë.
Leja e tretë e ndërtimit për “5 D Konstruksion”, do të jepet vetëm pak javë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit 2023.
Në datën 14 qershor të vitit 2023, shoqëria “5 D Konstruksion” sfillon punimet në rrugën “Zenel Bastari”, për projektin e ndërtimit të një godine banimi dhe shërbimi 4 dhe 9 kate me 2 kate të tjera banimi nën tokë.
Të gjitha këto leje ndërtimi, shoqëria “5 D Konstruksion” I ka pasqyruar në një raport të Ecurisë së Drejtimit të vitit 2022. Në këtë raport, publikohen foto nga punimet publike që ka kryer kjo kompani ndër vite, përfshi ndërtime shkollash, rrugësh, nënstacione elektrike apo dhe investime të tjera.
Një ndër projektet që prezantohet që në krye të raportit, është ai I “CROWN PLAZA DURRËS”. Ky projekt është një investim I “MEDITERRANEAN INVESTMENT GROUP:.
Aksioner të kësaj shoqërie janë:
24% ETITUR – 100% ELVIN TIVARI
24% DAKTUR- 51% DRITAN KADIU 49% ARJANA KADIU
24% RESTUR – 100% SELIM MOLLA
27% LANDËAYS INTERNATIONAL – 100% GAZMEND HAXHIA
1% BLEDAR TIVARI
Ky investim me vlerë 15 milionë euro meriton vëmendje, pasi tregon punonjës të shtetit dhe familjarë të tyre, gjatë kohës që ushtrojnë funksione publike, shfaqen edhe si investitorë në shuma të mëdha financiare, që nuk justifikohen nga të ardhurat e deklaruara. Dy prej invstitorëve të hotelit luksoz në Durrës, janë Elvin Tivari, aksioner i shoqërisë ETITUR dhe Selim Molla, aksioner i vetëm i shoqërisë RESTUR.
Selim Molla, rezulton se është babai i Redi Mollës. ky i fundit, së bashku me Mariglen Qaton dhe Elvin Tivarin kanë njohje me njëri-tjetrin, pasi kanë punuar të tre në ujësjellësin e Tiranës. Redi Moll aka qenë drejtor I Ujësjellësit të Tiranës, ndërsa Elvin Tivari ka qenë drejtor I prokurimeve në Ujësjellësin e Tiranës, që është drejtuar nga Redi Molla. Gjithashtu, Mariglen Qato ka punuar në ujësjellësin e Tiranës për një periudhë të shkurtër.
Pikërisht, Elvin Tivari dhe Selim Molla, së bashku me dy aksionerët e tjerë, i kanë besuar zbtimin e projektit konstruktiv të hotelit miliona euro në Durrës, shoqërisë “5 D Konstruksion”, pas së cilës dyshohet se fshihet pikërisht shoku i këtyre shtetasve, Mariglen Qato.
Elvin Tivari është ish-drejtor i Prokurorimit në Ujësjellës Kanalizime në Tiranë, ndërsa më vonë ka qenë i punësuar pranë Shoqërisë Tirana DC së bashku me Redi Mollën. Elvin Tivari, veç se një zyrtar i bashkisë së Tiranës, rezulton gjithashtu se është pronar dhe bashkëpronar në disa kompani, kryesisht në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve.
Ai është bashkëaksioner dhe investitor me Fatos Malajan, në hotelin luksoz “La Brisa” në Dhërmi. Së fundi, Elvin Tivari dhe Fatos Malaj, vëllai i ish-gardistit Agron Malaj, që aktualisht është kryebashkiak i Matit, kanë marrë dhe një tjetër leje ndërtimi për “La Brisa 2”. Elvin Tivari, ka invstuar në këtë hotel rreth 600 mijë euro, por nga bilancet e kompanisë së tij, ky rezulton se nuk ka të ardhur për të justifikuar një investim të tillë në Dhërmi.
Edhe kompania e familjarit të Redi Mollës, RESTUR, pjesëmarrës në invsetimin prej 15 milionë eurosh të hotelit luksoz në Durrës, duket se nuk ka të ardhura për të invstuar në këtë projekt. Të paktën shoqëria e tij RESTUR, rezulton e regjistruar në Qendën Kombëtare të Biznesit në vitin 2020. Prej atij viti, shoqëria e familjarit të Redi Mollës, shokut të Elvin Tivarit dhe Mariglen Qatos, nuk ka depozituar as bilancet në QKB dhe nga ekstrakti historik rezulton se kjo kompani nuk ka ndonjë lëvizje apo ndryshim.
Këto janë fijet që lidhin Mariglen Qaton me shoqërinë “5 D Konstruksion”, e cila u krijua fill pasi Mariglen Qato mori një post publik në bashkinë e Tiranës. Njerëzit që e krijuan dhe vijojnë të drejtojnë këtë kompani, kanë qenë rreth I ngushtë familjar I Mariglen Qatos, kompania ka marrë dhjetëra tendera publik vetëm nga bashkia e Tiranës, duke gjeneruar miliona euro xhiro e fitime.
Gjithashtu, po nga bashkia e Tiranës, kjo kommpani ka marrë 3 leje ndërtimi, ndërsa siç thamë dhe më sipër, dy ish-kolegë të Mariglen Qatos, I kanë dhënë shoqërisë “5 D Konstruksion” edhe zbatimin e projektit të ndërtimit të një hoteli me vlerë miliona euro në Durrës. Të gjitha këto të dhëna, ngrenë dyshimin se pas shoqërisë “5 D Konstruksion” është pikërisht Mariglen Qato dhe jo vetem.
Por aferat nuk ndalen me kaq. Mariglen Qato është akuzuar gjithashtu edhe për punësime nepotike në bashkinë e Tiranës. Gjatë fushatës elektorale, të vitit 2023, Belind Këlliçi denoncoi punësimet nepotike të familjarëve të Mariglen Qatos në institucionin që ai vetë është drejtor. Elisabeta dhe Taulant Cjapi, përkatësisht kunata dhe kunati i Mariglen Qatos, janë punësuar në bashki, një si drejtoreshë e financës në UKT dhe tjetri në bashki.
I punësuar në bashki është dhe vëllai i Mariglen Qatos, Klevis Qato. Gjithashtu në media, janë deoncuar dhe raste të tjera, ku gjithashtu rezulton se disa persona, që dyshohet se janë familjarë të tij, janë punësuar pikërisht në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit me firmë të vetë Mariglen Qatos.
Në fakt, punësimi I Elisabeta Cjapit në drejtorinë e financës, tregon se jo vetëm këta njerëz përfituan tendera nga insticioni ku punonin, por punësuan familjarë të tyre në sektorët që bënin pikërisht pagesat edhe për tenderat që fitonin kompanitë e tyre.