• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shqipëria, i vetmi shtet pa teatër”/ Berisha: Beteja e pseudoartistit

20:32 : 27/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, VIDEO

“Sot Tirana është qytet pa institucione kulturore.” Kështu është shprehur kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të mbajtur në protestën e sotme, teksa i ka marrë institucionet kulturore të kryeqytetit me radhë se çpo ndodh me ta.

Berisha u shpreh se Shqipëria është sot shteti i vetëm pa një teatër kombëtar, sepse një shpirtrrënuar, pseudoartist, duke parë veten e tij të pakrahasueshëm me artistët e vërtetë, bëri një betejë të egër çnjerëzore se si e si t’i shfaroste ata. Lideri demokrat tha se teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh të pamposhtur, heronj të vërtetë, të cilët po i kushtojnë jetën mbrojtjes së kauzës së tij.

Gjithashtu, Berisha tha se Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk e kanë lënë vetëm pa teatër, por edhe pa bibliotekë. Sipas tij, këtij institucioni, pasi i vunë zjarrin, sot është i mbytur nga korrupsioni. Po ashtu, lideri demokrat tha se edhe teatrin e kukullave e ka marrë korrupsioni.

Berisha: Të dashur miq, sot kjo protestë nuk mund të ketë simbol, shenjë më të shenjtë se sa qëndresën e pashembullt në historinë e Europës të një grupi artistësh për teatrin e kombit. Beteja e tyre për teatrin e kombit në të vërtetë është betejë e çdo shqiptari që e ndjen veten shqiptar. Është betejë e çdo qytetari që e ndjen veten qytetar. Është betejë e të gjithë atyre që besojnë se kultura dhe identiteti janë shpirti i kombit, janë shpirti i shoqërisë dhe i vendit. Qëndresa e tyre më e jashtëzakonshmja e regjistruar ndonjëherë është një betejë të cilën ne kurrë nuk mund dhe nuk duhet ta humbasim. Teatri dhe kultura janë flamujtë për të cilët luftohet, sakrifikohet çdo gjë për fitoren e tyre. Miqtë e mi, Tirana është sot kryeqyteti i vetëm dhe Shqipëria është sot shteti i vetëm pa një teatër kombëtar, sepse një shpirtrrënuar, pseudoartist, duke parë veten e tij të pakrahasueshëm me artistët e vërtetë, bëri një betejë të egër çnjerëzore se si e si t’i shfaroste ata. Beteja kundër teatrit është beteja e pseudoartistit kundër artistëve të vërtetë. Por beteja kundër teatrit nuk është vetëm kaq. Është beteja e korrupsionit, e drogës kundër kulturës dhe teatrit tonë. Në qoftë se e shohim me gjakftohtësi, droga, korrupsioni rrafshoi teatrin, gjë të cilën nuk e bënë as pushtimet më barbare.

Beteja për teatrin është betejë mes mosqenies dhe qenies shqiptare. Betejë që zhvillohet në mes të Tiranës, në zemër të saj. Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, çfarë na rikujton sot kjo betejë? Personalisht më rikujton 2 korrikun e vitit 1990 kur të rinjtë shqiptarë, dhe në tërësi qenë punëtorë miqtë e mi, të themi të vërtetën, qenë njerëz që merrnin 3-4 mijë lekë rrogë, nuk blinin dot një këmishë, iu përveshën si luanë Perdes së Hekurt dhe e përmbysën. Kurse qyteti, kryeqyteti qëndroi i mpirë. Të mos harrojmë se beteja për teatrin është betejë për dinjitet kombëtar. Është betejë për identitet kombëtar. Është betejë kundër të ligës së qenies sonë, armiqësisë së qenies sonë. Miq, teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh të pamposhtur, heronj të vërtetë, të cilët po i kushtojnë jetën mbrojtjes së kauzës së tij. Por ajo nuk është vetëm kauzë e tyre, ajo është kauzë e çdo shqiptari. Ajo është kauzë e Shqipërisë. Ajo është kauzë e trashëgimisë sonë. Është kauzë e të ardhmes sonë.

Lexo edhe:

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

Tensione në qendrën e numërimit në “Vasil Shanto” në Tiranë, shkak një fletë e pavlefshme

Miqtë e mi, mos harroni se Edi Rama, Erion Veliaj, nuk kanë lënë kryeqytetin vetëm pa teatër. Jo, jo. Sot nuk kemi bibliotekë kombëtare. Shkoni pak në bibliotekë. Aty nuk shërbehet më. Aty dikush, një dorë e zezë, i futi zjarrin bibliotekës. Donte të digjte bibliotekën e kombit. Dhe sot e kësaj dite nuk ka një inventar se sa mijëra vëllime, dokumente jetike kombëtare u dogjën nën flakët e zjarrvënësit barbar. Por nuk mjaftoi zjarri kundër saj. U mbyt biblioteka, që nuk kishte ndodhur kurrë në histori. E mbyti korrupsioni i Erion Veliajt. Biblioteka ka punonjës të mrekullueshëm, ju them unë ju. Kam kaluar shumë vite të jetës sime në atë bibliotekë pasditeve duke studiuar. Ka njerëz të përkushtuar, të apasionuar, shërbëtorë të vërtetë të librit dhe lexuesit. Ajo nuk funksionon më dhe askush nuk flet. I vetmi moment ishte dyllosja, politizimi i saj. Edhe ajo nga qendër e fuqishme e librit dhe kulturës, është shndërruar në një shtëpi harresë, që nuk flitet më për të. Që nuk shërbehet më. Nga qendër e fuqishme e zhvillimit intelektual, ajo sot numëron rrënimet, pasojat e tmerrshme të zjarrit, të përmbytjes. Për muaj e muaj me radhë, me tharëse flokësh, thanin faqet e librave që i përmbysi Erion Veliaj. Askush nuk flet!

Të dashur miq, ishte diktaturë, në kohën më të zezë, por prapë Tirana kishte një teatër kukullash, një teatër për fëmijë. Dhe fëmijët prisnin të shtunën dhe të dielën të ndiqnin aty shfaqjen. Edhe teatrin e kukullave e ka marrë korrupsioni. Sot pra Tirana është qytet pa institucione kulturore. Është qytet i zhveshur nga qendrat e mëdha që rrezatonin dritë dhe kulturë. Çfarë ndodh me shqiptarët? Kjo është një fushë, por është një fushë shumë sensitive, është një fushë shumë e rëndësishme, nga më të rëndësishmet. Prodhoheshin filma, artistët tanë grupoheshin, bashkoheshin në skenarë filmash, interpretonin, dëshmonin talentin e tyre. Sot nuk ka më një film të këtyre njerëzve të talentuar sepse gjithçka është zëvendësuar me zhgarravinat e një hajduti të shpifur, e një hajduti të neveritshëm, që me Ismailin e tij qarkon zhgarravinat, të cilat me shumë të drejtë kritikët i artit i vlerësuan si krijesa të adoleshentit të droguar.

Ne jemi njerëz të kauzave të drejta dhe kauza e drejtë nuk mund të humbasë kurrë. Çdo kauzë e drejtë e humbur është humbje e tmerrshme për luftëtarët e të vërtetave dhe ata nuk mund të jenë kurrë luftëtarë të kauzave të humbura. Prandaj dhe sot, më shumë se kurrë, duhet të zotohemi të vazhdojmë betejën me mosbindje civile. Miqtë e mi, dje ne nderuam së bashku një ngjarje të madhe, betejën e guximtarëve, trimave të Kavajës në stadiumin e tyre 34 vite më parë. Por ju rikujtoj këtu sot se ata guximtarë të vërtetë, 34 vite më parë, u ngritën në stadiumin e tyre me thirrjet: o sot, o kurrë! Ndaj dhe ne, le të përsërisim veten sot, le t’i përsërisim çdo shqiptari, çdo miku, çdo qytetari, çdo fermeri, çdo të riu, çdo studenti, çdo pensionisti: o sot, o kurrë për shpëtimin e Shqipërisë.

Etiketa: bilbiotekainstitucionet KulturoreSali Berishateatri i kukullaveteatri kombetarTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tensione në qendrën e numërimit në “Vasil Shanto” në Tiranë, shkak një fletë e pavlefshme

20:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

20:10 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 560 kuti në qarkun e Tiranës, ja rezultati

17:26 : 12/05/2025
AKTUALITET

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025
AKTUALITET

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

14:32 : 12/05/2025
Para

Kastrioti-Elbasani/ Pamjet e sherrit, momenti kur tifozët përplasen me policinë (Video)

TË GJITHA

I bllokoi rrugën automjetit të zyrtarit të PS, lirohet nga qelia bashkëshorti i Elda Hotit

13:34 : 13/05/2025

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

13:29 : 13/05/2025

EMRI/ Mbolli 3 parcela me kanabis me të vëllain, arrestohet një 50-vjeçar në Kukës

13:21 : 13/05/2025

Përplasja në qendrën e numërimit në Shkozë, polica shoqëron 7 persona

13:02 : 13/05/2025

Lëkundje të forta tërmeti në Itali

12:54 : 13/05/2025

Përplasja për votat nga Greqia, PD: Thasë të mbushura nga patronazhistët e PS

12:31 : 13/05/2025

Zgjedhjet/ PS fiton bindshëm edhe në burgun e Fierit

12:21 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com