• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli rrëzon kërkesën e Berishës për të shkuar në Kuvend, avokati: Skenar i Ramës!

15:41 : 25/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar pasditen e kësaj të hëne, kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar pas hetimeve të nisura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.03.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 64 akti, datë 12.03.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 55, datë 08.02.2024 (disponuar mbi kërkesën kundër vendimit të prokurorëve për “Mospranimin e kërkesës me nr. 1001 prot, datë 15.01.2024 (hyrje në prokurori) të personit nën hetim S.B., paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, av. Sokol Mëngjesi” dhe lejimin e z. S.B., deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në përmbushje të detyrimit që buron nga ky funksion, si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë) dhe vendimit nr. 87, datë 03.02.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e nr. 55, datë 08.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lexo edhe:

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare!

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

Sakaq, pas mbylljes së seancës, në një deklaratë për mediat, avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj ka deklaruar se ky vendim i Apelit nuk është i drejtë për aq kohë sa nuk ka akuza dhe as prova. I pyetur nëse Berisha rrezikon mandatin e deputetit, duke mos u paraqitur në Kuvend, Gjokutaj u shpreh se “Ky është skenari i kryeministrit”.

Genc Gjokutaj

Gjokutaj: Ky vendim i sotëm vendosi rrëzimin e kërkesës sonë. Sot u vërtetua shkelmimi i Kushtetuës edhe nga Apeli. Këta janë sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, me regji. Duam që të lirohet Berisha, sepse nuk ka akuzë dhe nuk ka prova. Këta kanë vënë trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë sistemin. Kjo gjykatë me vendimin e saj e largoi veten nga ligji dhe Kushtetuta. Nuk pranon SPAK as ekspertizat, asgjë. Kjo është çartje dhe lajthitje.

Kujtojmë se, Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim në çështjen penale për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Me kërkesë të SPAK, për Berishën është caktuar masa “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” pas një seance disa ditore, që kreu i PD dhe avokatët e tij e cilësuan “nul”.

Gjatë deklaratave publike, Berisha i ka cilësuar akuzat politike dhe ka argumentuar pse sipas tij SPAK ka shkelur Kushtetutën duke anashkaluar Kuvendin në masën ndaj tij. Po ashtu, Berisha i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit, Jamarbër Malltezi, po ashtu në “arrest shtëpie” si të paqena dhe të dirigjuara nga Edi Rama.

 

Etiketa: arrest shtepiegjykateSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare!

13:29 : 07/11/2025
AKTUALITET

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

12:41 : 07/11/2025
AKTUALITET

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Gjinia e tretë” mollë sherri, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi për 30 ditë

20:19 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Tao ka porositur vrasje! Denoncimi u dogj nga një prokuror

20:04 : 06/11/2025
Para

FOTO/ Rotacion në Kombëtare, Sylvinho projekton titullarët ndaj Suedisë

TË GJITHA

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

19:26 : 08/11/2025

Superliga/ Vllaznia kryeson e vetme, triumfon minimalisht ndaj Dinamos

19:16 : 08/11/2025

A është koha për rikthim të politikave të djathta?

19:13 : 08/11/2025

Trump “i mbyll derën” Kinës: Nuk do të ketë qasje në çipat më të avancuar të Nvidia-s

19:03 : 08/11/2025

Publikohen emrat e banorëve të “BBV Kosova”, disa prej tyre surprizë

18:56 : 08/11/2025

“I kam falur të gjithë, por nuk harroj…”, Kryemadhi e prerë: Pse s’do e takoj kurrë Metën në burg

18:52 : 08/11/2025

Balluku e pandehur, Kryemadhi: Flitet që është garipe, në SMS doli që nuk e rr*an për Ramën

18:41 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com