• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kantieret e ndërtimit zaptojnë trotuaret dhe rrugët, Bashkia Tiranë asnjë penalizim

18:57 : 25/03/2024
në AKTUALITET, SOCIALE

Kompanitë e ndërtimit në Tiranë kanë zaptuar pa asnjë leje trotuaret, duke rrudhur edhe më tej hapësirën publike. Në disa nga zonat më të populluara në kryeqytet, të ecësh në rrugëkalimin e kalimtarëve është një sfidë e vërtetë. Në disa raste madje, ata mbajnë të zaptuar prej vitesh, edhe korsi të kalimit të automjeteve. Ndërsa bashkia pranon se nuk kanë marrë leje për përdorimin e hapsirës publike, por megjithatë nuk kanë penalizuar askënd.

Citizens Channel monitoroi në terren katër kompani ndërtimi, që po ngrenë shumëkatësha në zemër të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës pranoi se këto kompani punojnë në paligjshmëri, duke kapërcyrer kufinjtë e kantiereve dhe rrëmbyer sipërfaqen publike qytetarëve.

Një ndër këto kompani është “Geci Group” e cila po ndërton hotelin “Intercontinental”, pas 15 katëshit. Zënia e trotuarit të këmbësorëve nga kjo kompani, vë në rrezik jetën e qytetarëve, teksa mundohen të kalojnë nga ana tjetër e rrugës. Kjo kompani ka futur prej vitesh brenda rrethimit të kantierit të ndërtimit edhe një pjesë të korsisë së Unazës së Vogël.

“Për subjektin ”Intercontinental”, në qendër të Tiranës, te ish – 15 katëshi, nga verifikimi rezulton se nga ana e institucionit tonë nuk është dhënë leje”- i tha Bashkia Tiranë Citizens Channel.

“Geci Group” i kontaktuar nga Citizens tha se nuk është i detyruar të jap një përgjigje në lidhje me këtë.

Lexo edhe:

Aksidentet rrugore në rritje, Tirana kryeson me bilanc alarmues

Taksa e re e pronës/ Kush paguan më shumë dhe sa rritet fatura? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

Bashkia Tiranë thekson se pajisjet e punës, zyrat e përkohshme të kantierit etj., përfshihen në plan organizimin e kantierit, por në të gjitha rastet plan organizimi i punimeve nuk parashikon zënie te hapësirave jashtë kufirit të pronave për zhvillim.

Organi kompetent për inspektimin e punimeve gjatë ndërtimit është Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, i cili verifikon në mënyrë të vazhdueshme dokumentacionin tekniko-ligjor dhe zbatueshmërinë e projektit të miratuar (përfshi këtu dhe plan organizimin e kantierit të punimeve).

“Duhet dërguar direkt ankesë, sepse kjo do të thotë që Bashkia fle gjumë të thellë, sepse nuk është bllokim rrugor për dy javë, janë muaj që janë zënë këto hapësira publike dhe është çudi që asnjë nuk është në dijeni nga personat përgjegjës“- analizon për Citizens Martin Lerch nga “Urban Movement”.

Ai shton se gjëja më e rëndësishme është që trafiku por edhe këmbësorët nëse i janë zënë trotuaret, duhet tju ofrohet një alternativë për të kaluar në mënyrë të sigurt, mundësisht larg kantierit që mos të rrezikohen nga elementët në skeleri, që mund të bien.

“Përshembull te “Downtown One” nga Kastrati është zënë një pjesë e rëndësishme e trotuarit me tunel, ky i fundit shërben për kalimin e këmbësorëve, si alternativë ndaj bllokimit të rrugës“- shtjellon Lerch.

Për subjektin “Ekspozita Buding”, ku po ndërton shoqëria “Viktoria Invest”, Bashkia Tiranë thotë se nuk ka leje për shfrytëzim të hapësirës publike. Megjithatë kompania ka zënë trotuaret dhe parkingjet publike, por ka hapur vetë një parkim alternativ privat.

“Ne kemi marrë leje, janë vënë dhe tabelat, jemi brenda të gjithë rregullave. Nuk zihet rruga, gjithmonë kur ka kantiere, që mos të dëmtohen qytetarët bashkia jep një leje provizore”- tha për Citizens një përfaqësues i “Ekspozita Bulding”.

Situatë e ngjashme konstatohet edhe për subjektin “Altana” në rrugën “Liman Kaba”, i cili nuk është i pajisur me leje për bllokim trotuari, por po njësoj ka bllokuar rrugën me pajisjet e kantierit.

Përfaqësuesi i këtij subjekti deklaroi se ishte i sëmurë dhe për momentin nuk mund të jepte një reagim.

Shoqëria “Texas Devlopment” në rrugën “Brigada e Tetë” pretendon se e ka lejen por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk na e vendosi në dispozicion. Në total punimet e kësaj firme do të zgjasin 48 muaj, periudhë që përkon edhe me bllokimin e trotuarit dhe kalimit të këmbësorëve.

“Në momentin që mbarojmë ato punime lirojmë trotuarin, nuk është se do e mbajmë tonin ne trotuarin“- përfundon një përfaqësues i shoqërisë “Texas Devlopment”./Citizens

Etiketa: ndertimTiranetrotuare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidentet rrugore në rritje, Tirana kryeson me bilanc alarmues

11:41 : 29/06/2026
AKTUALITET

Taksa e re e pronës/ Kush paguan më shumë dhe sa rritet fatura? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

08:45 : 29/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë! 41-vjeçarja merret peng dhe dhunohet në një dyqan elektroshtëpiakesh

11:36 : 28/06/2026
AKTUALITET

Nis protesta e 28-të kombëtare kundër Edi Ramës, qytetarët mblidhen në shesh

19:00 : 27/06/2026
AKTUALITET

Protesta kundër Ramës, Policia procedon 15 qytetarë

13:23 : 27/06/2026
AKTUALITET

18.1 vite punë për të blerë një shtëpi! Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

18:25 : 26/06/2026
Para

E njofton në Instagram, gruaja e yllit të Suedisë shpall divorcin para sfidës me Shqipërinë

TË GJITHA

Policia shtyn me forcë protestuesit për t’i hapur rrugë Albana Koçiut, qytetarët i gjuajnë me vezë

12:23 : 30/06/2026

Bardhi përplaset me Gonxhen: Hajdut i certifikuar, anulo koncertin e Kanye West

12:15 : 30/06/2026

Protestuesit ndjekin deputetin Tërmet Peçi jashtë Parlamentit: Hajdut, analfabet

12:05 : 30/06/2026

Protestuesit vendosin kazanin e plehrave tek dera Kuvendit: Rama n’kosh, Berisha n’kosh

11:56 : 30/06/2026

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

11:47 : 30/06/2026

Deputetët në seancë plenare, protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit

11:31 : 30/06/2026

Rama “shpërthen” ndaj protestuesve: Mbetje të rrezikshme socio-politike

11:12 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelercasibom girişcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetbetcio