• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Si shteti policor i Putinit e lë Rusinë të cenueshme prej sulmeve terroriste?

21:42 : 23/03/2024
në BOTA

Një javë pas zgjedhjeve të parafundit presidenciale në Rusi, më 2018, një zjarr i madh në një qendër tregtare në Siberi pati ka rezultuar me mbi 60 persona të vdekur, shumica prej tyre fëmijë.

Pesë ditë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, disa sulmues kanë hyrë në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, duke vrarë të paktën 133 persona.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi ekstremist Shteti Islamik.

Kremlini e konsideron presidentin rus Vladimir Putin si një lloj shpëtimtari, i cili ka çimentuar stabilitet dhe siguri, pas kaosit të të lidhur me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Lexo edhe:

Rusia godet Kievin me sulmin më të madh ajror që nga fillimi i luftës

Bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, ja çfarë u diskutua

Mirëpo, këto sulme masive që janë përsëritur disa herë gjatë udhëheqësisë së tij gati 25-vjeçare në Rusi, qoftë si president apo kryeministër, e dëmtojnë thellë narrativën e krijuar për të.

Në fakt, analistët besojnë se pamjet e shpërthimeve, zjarrit dhe viktimave, tregojnë për një lider, fokusi i të cilit në mbrojtjen e regjimit të tij dhe pozitës në pushtet, po paguhet shtrenjtë me mungesën e sigurisë për popullin.

Kritikët e Putinit kanë thënë që më shumë se tri dekada pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia vazhdon të jetë shtet që i vendos interesat e veta përpara atyre të qytetarëve.

Shembulli më i mirë është lufta kundër Ukrainës.

Para nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022, periudhë kur Rusia i ka mbledhur mijëra trupa ushtarake në kufi me Ukrainën, dhe kur Shtetet e Bashkuara patën paralajmëruar që lufta mund të niste shumë shpejt, shumë vëzhgues kanë parashikuar që Putin do të zmbrapsej, pasi një sulm masiv do ta dëmtonte sigurinë e Rusisë, dhe nuk do ta përmirësonte atë.

Me nisjen e luftës në Ukrainë, është rritur edhe grushti i shtetit ndaj shoqërisë civile, disidentëve dhe zërave të pavarur, i cili ka qenë prezent prej vitit 2012, kur Putin është kthyer në presidencë, pasi përfundimit të mandatit si kryeministër.

Qeveria i ka shpallur shumë grupe paqësore, dhe madje edhe disa organizata joekzistente si “ekstremiste”, duke nisur prej Fondacionit Kundër Korrupsionit, të kritikut të ndjerë të Kremlinit, Aleksei Navalnyt, e deri te ajo që shteti gabimisht e përshkruan si “lëvizje ndërkombëtare LGBT”.

Shteti rus i ka dënuar kritikët me akuza për tradhti dhe i ka dënuar kritikët për luftën në Ukrainë, me disa vjet burgim.

Analistët besojnë se një situatë e tillë e përball Rusinë me situata shumë të cenueshme, në të cilat korrupsioni dhe neglizhenca shkaktojnë ose përkeqësojnë pasojat e aksidenteve të shmangshme sikurse zjarri në qytetin siberian Kemerovo, në mars të vitit 2018, shtatë ditë pasi Putin e ka siguruar mandatin presidencial.

“Shërbimet e inteligjencës janë të fokusuara në hetimet politike dhe frikësim të qytetarëve. Ato nuk e përmbushin përgjegjësinë direkte për mbrojtje të shoqërisë prej kërcënimeve reale”, ka thënë vëzhguesi politik rus, Dmitry Kolezev në një postim në X, të njohur më parë si Twitter.

“Dështim i madh”

Sulmi i 22 marsit në sallën e koncerteve Crocus City, në periferi të Moskës “duket si dështim i madh” prej anës së shtetit, ka shkruar ai.

“Sasi të mëdha të parave shpenzohen në ‘siguri’, mirëpo në realitet, kjo është siguria që ofrohet”.

Nën rrethana tjera, opozita politike dhe gazetarët e pavarur do t’i bënin presion Qeverisë për të zgjidhur këtë problem, për të garantuar që forcat e sigurisë e bëjnë punën e tyre dhe që paratë nuk shpenzohen keq, ka shkruar Kolezev.

“Fatkeqësisht, asnjëra prej këtyre grupeve nuk ka qasje në televizionin kombëtar, ku do të mund të flasin zëshëm për këtë gjë”.

Në vend që të shërbejnë si vëzhguese të autoriteteve shtetërore, këto grupe kthehen në shënjestrat e radhës.

“Personeli i sigurisë ruse është trajnuar për t’i analizuar disa ‘kërcënime” specifike, të rëndësishme politikisht”, ka thënë Andras Toth-Czifra, hulumtues në Programin e Euroazisë në Institutin për Kërkime të Politikave të Jashtme, me seli në SHBA, në disa komente në X, duke shtuar se “për shkak se pjesa më e madhe është e angazhuar aty, do të thotë që ekziston më pak kapacitet për t’i parandaluar kërcënimet aktuale”.

Sa herë që ka ndodhur një sulm apo një aksident vdekjeprurës, strategjitë dhe taktikat e zbatuara prej autoriteteve ruse e kanë përkeqësuar situatën, duke i shtyrë familjarët e viktimave që të akuzojnë Qeverinë e Putinit për neglizhencë.

Reagimi i ngadaltë i Putinit ndaj katastrofës me nëndetëse në vitin e tij të parë në pushtet është njëri prej shembujve, dhe ekspertët kanë thënë se përgjigjet e gabuara ndaj sulmit në një teatër të Moskës më 2002 dhe ndaj krizës me pengje në shkollën Beslan në Osetinë Veriore më 2004, e kanë rritur numrin e viktimave.

Prioritizimi i çështjeve shtetërore përpara atyre të qytetarëve nuk është problem i ri.

Një qasje e tillë daton prej kohës sovjetike dhe epokës cariste, dhe është fenomen që disidentët, aktivistë për të drejta të njeriut dhe politikanët opozitarë besojnë që duhet lënë në harresë, nëse Rusia dhe njerëzit e saj dëshirojnë të ecin përpara.

Por, kritikët e Kremlinit besojnë se fiks ajo qasje është bërë edhe më dominuese në regjimin e Putinit.

Ata përmendin luftën e Rusisë në Ukrainë, që ka rezultuar me qindra mijëra rusë të vrarë, dhe sigurimin e një mandati të ri gjashtëvjeçar në pushtet nga ana e Putinit, si disa prej shembujve.

Kritikët besojnë se Putin e ka shfrytëzuar një sistem zgjedhor krejtësisht të kontrolluar prej Kremlinit, për të portretizuar veten si lider i domosdoshëm i një vendi thellësisht të ndarë./REL

Etiketa: PutinRusisulme terroriste

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia godet Kievin me sulmin më të madh ajror që nga fillimi i luftës

10:40 : 04/07/2025
BOTA

Bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, ja çfarë u diskutua

19:45 : 03/07/2025
Pasojat e sulmit të kryer në qytetin Poltava të Ukrainës, më 1 shkurt
BOTA

SHBA ndalon furnizimet ushtarake për Ukrainën, në rrezik mburoja ajrore kundër raketave ruse

22:05 : 02/07/2025
RAJONI

Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?

14:01 : 02/07/2025
BERLIN, GERMANY - JANUARY 19: French President Emmanuel Macron (R) and Russian President Vladimir Putin (L) arrive for a family picture at the Chancellery on January 19, 2020 in Berlin, Germany. Leaders of nations and organizations linked to the current conflict are meeting to discuss measures towards reaching a consensus between the warring sides and ending hostilities. (Photo by Emmanuele Contini/Getty Images)
BOTA

Macron i kërkon Putinit armëpushim të shpejtë në Ukrainë

22:21 : 01/07/2025
BOTA

Rindizet konflikti, Rusia kryen sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga nisja e luftës

10:50 : 29/06/2025
Para

Keni bërë plane për javën e fundit të marsit? Njihuni me parashikimin e motit

TË GJITHA

REL: Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

10:41 : 04/07/2025

Rusia godet Kievin me sulmin më të madh ajror që nga fillimi i luftës

10:40 : 04/07/2025

Lum shkarkimesh në Vlorë pas urdhrit të Ramës, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Antikushtetuese

10:28 : 04/07/2025

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

10:25 : 04/07/2025

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezër në Roskovec/ EMRAT

10:15 : 04/07/2025

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

10:12 : 04/07/2025

Yjet paralajmërojnë fitime, shenjat që do ‘pasurohen’ në Korrik

09:43 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com