• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“22 Marsi”/ Berisha paralajmëron Ramën: Sot jam 32 herë më i motivuar në betejën kundër teje

20:43 : 22/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën e sotme nga dritarja e banesë së tij, ka kujtur 22 Marsin e vitit 1992, ditën kur Partia Demokratike arriti të fitonte zgjedhjet e para me shumicën absolute të vendeve në parlament, vetëm 14 muaj nga koha kur ajo ishte themeluar.

Berisha deklaroi se ajo fitore ishte në kushtet më të jashtëzakonshme, më të mjerueshme, më të vështira se çdo fitore tjetër kundër diktaturave, teksa renditi dhe arritjet e demokracisë.

Ndër të tjera, lideri demokrat tha se sot e kujtojnë “22 Marsin”, në një kohë kur parlamenti ishte i sekuestruar nga Edi Rama dhe Berisha ndodhet nën masën e arrestit. Ai paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se sot është 32 herë më i motivuar në betejë kundër tij dhe kundër diktaturës së tij.

Berisha tha se moshën e përcakton kauza dhe idealet që mbron.

Berisha: Por ne ditën e Sulltan Novruzit, kemi dhe një ngjarje tjetër të veçantë në gjithë historinë tonë. Kemi ditën e parë të demokracisë. Ditën e madhe me të cilën shqiptarët nën udhëheqjen e PD, me votën e tyre të lirë, arkivuan në kalendat e historisë, regjimin më të shëmtuar, më barbar, më mizor që ata kishin njohur në tërë historinë e tyre kombëtare, regjimin e Enver Hoxhës. Të dashur miq, është e vërtetë se fitorja e PD ishte në vazhdën e fitores së forcave antikomuniste në Europën Lindore pas rënies së Murit të Berlinit. Por e vërteta është se ajo fitore ishte në kushtet më të jashtëzakonshme, më të mjerueshme, më të vështira se çdo fitore tjetër kundër diktaturave. Miqtë e mi, atë kohë, shqiptarët pasivisht kishin vuajtur nga uria. Shqiptarët kishin të ardhurat për frymë të tretët më të ulëta në botë. Më të ulëta se çdo komb në Europë. Se çdo komb në Azi. Se çdo komb në Amerikë. Më të ulëta se të gjitha kombet e Afrikës, përveç Ugandës dhe Angolës. Në këto kushte e nisi PD qeverisjen e saj. 4 milionë dollarë rezerva valutore, 500 milionë borxhi i trashëguar. 80 përqind papunësia. Por arma e vetme e saj ishte liria. Ne besonim në liri, besonim në pasurinë e saj. Dhe duke vendosur qytetarin në epiqendër, Shqipërinë hiperkoletiviste e shndërruam në Shqipërinë e pronarëve. 220 mijë familje shqiptare morën pothuajse falas apartamentet. 460 mijë familje morën tokën. Qindra e mijëra objekte u privatizuan. Të ardhurat mjerane, vetëm 240 dollarë për frymë vitin e parë, arritën në 800 dollarë për frymë në vitin 1996. Tashmë ishte sektori privat ai që mbizotëronte në ekonomi. Reformat e Shqipërisë, të bazuara të gjitha në liritë e individit, iniciativën e lirë, me shpejtësi ndryshuan gjendjen. Shqipëria u hap ndaj Europës dhe botës. U anëtarsua në Këshillin e Europës, firmosi Partneritetin për Paqen me NATO-n dhe ajo u bë një prapavijë e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, e mbështetjes së shqiptarëve në Kosovë.

Lexo edhe:

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Por miqtë e mi, sot ne kujtojmë dhe nderojmë 22 Marsin, në një kohë kur parlamenti ishte i sekuestruar nga Edi Rama. Kujtojmë 22 Marsin në një kohë kur Sali Berishën, në një akt urrejtje të tmerrshme atërore të tij dhe armiqve të Shqipërisë, e vendos në arrest shtëpie, pa asnjë fakt, dokument, por vetëm se i ka përmbysur pushtetin e urryer të etërve të tij barbarë. Vetëm se ka denoncuar vjedhjet e tmerrshme të tij ndaj qytetarëve shqiptarë. Vetëm se ka denoncuar shitjen e interesave kombëtare të armiqtë e kombit shqiptar. Vetëm se ka denoncuar bashkëpunimin e tij me mafien e tij ndërkombëtare antishqiptare. Por sot jam këto për t’i thënë Edi Ramës, hidhi një sy asaj dite. Të garantoj se pas 32 vitesh, Sali Berisha është 32 herë më i motivuar në betejë kundër teje, kundër diktaturës tënde. Mos mendo o mjeran diferencën e moshës, se po ta them këtu para shqiptarëve, kauza e drejtë nuk ka moshë. Kauza e drejtë nuk vdes kurrë. Moshën e përcakton kauza që mbron. Idealet që mbron. Ti je kalbësirë, je një hajdut që vjedh nga mëngjesi gjer në darkë. I rrethuar nga një bandë Dumanësh, Krajësh dhe llumi gjokërash me shokë. Ti nuk ke shpresë mor, nuk ke të ardhme. Kurse unë sot ndjehem po aq i ri sa 32 vite më parë, po aq i fuqishëm. Se kauza ime është po ajo, kauza e pavdekshme. Kauza e lirisë, kauza e dinjitetit, kauza e interesit kombëtar.

Etiketa: 22 marsiBerishaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
Para

LIVE/ Testi i parë miqësor para “Euro 2024”, ndiqni sfidën Shqipëri-Kili

TË GJITHA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

18:32 : 30/10/2025

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025

Me skenarë në duar, publikohen pamjet nga përgatitjet e filmit të Luizit dhe Kiarës

18:09 : 30/10/2025

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com