• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Noka: Berisha peng i bandave në pushtet, ndërsa Beqaj që vjedh shqiptarët lëviz i lirë

17:47 : 21/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në një takim me demokratët e Hasit, tha se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mbahet peng i bandave në pushtet, ndërsa Ilir Beqaj, që ka vjedhur shqiptarët, lëviz i lirë.

Noka tha se ‘demokratët janë zgjuar, janë në këmbë’ dhe shton se ky tur do të shërbejë për një zgjim popullor, për ti dhënë një rrugë tjetër këtij vendi, dhe jo rrugën ku po e fut Edi Rama dhe rilindja.

Noka deklaron se misioni i PD-së është qeveri teknike në mënyrë që të kthejnë shenjtërinë e votës, shpresën, lirinë dhe që të mundësojnë që Shqipëria të mos udhëtojë drejt asgjëkundit, siç e ka nisur Edi Rama, por të rrugëtojë e lirë dhe e paqtë drejt Europës.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, do të kemi analizë për 11 majin

Pra, për fat të keq, ajo që ne dje votuam si drejtësi e re për shqiptarët dhe Shqipërinë është kthyer në një organizatë kriminale që nuk jep drejtësi, por merr peng liderin e opozitës, si bandat kriminale në rrugë vetëm e vetëm që të gjunjëzojë opozitën dhe PD-në.

Nga ana tjetër, drejtësia e re politike e Edi Ramës, shikoni çfarë bën, dhe jo më kot i themi organizatë kriminale.

Hajduten që vodhi taksat e shqiptarëve, dje e dënoi me 2.6 vite burg. Ju gjendën qindra e mijëra euro në shtëpi. Ndërsa hajduten e hajdutes, pastruesen që vodhi hajduten, me 7 vite burg.

A është kjo drejtësia që duan shqiptarët dhe që kanë votuar shqiptarët?

Unë them se jo. Kjo jo vetëm drejtësi nuk është. Ku ka drejtësi që hajduten e taksave të shqiptarëve ta dënojë me 2.6 vite burg, ndërsa pastruesen që vjedh hajduten me 7 vite burg.

Kjo ndodh vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës, këtë e bën vetëm drejtësia e padrejtësisë që ka emrin Rilindje dhe Skap.

Sali Berisha sot mbahet peng nga shteti i bandave, mbahet i burgosur pa prekur asnjë cent të taksave të shqiptarëve në të gjithë jetën e tij.

Ndërkohë Ilir Beqaj, hajduti ndër më të mëdhejtë që ka parë Shqipëria në demokraci, hajduti nga më të rrezikshmit e këtij vendi, që ka abuzuar me miliona euro të shqiptarëve, nuk akuzohet për korrupsion nga skapi i partisë.

Pse?

Sepse padroni është ai që vendos akuzat, dhe kush është padroni i Skapit? Edi Rama.

Ilir Beqaj që shëndetësinë e shkatërroi së bashku me Ramën, sot nuk ka akuzë për korrupsion, por ka akuzë shpërdorim detyre.

Po pse?

Sepse po ti shtrëngoheshin darët e drejtësisë Ilir Beqes, ai do të tregonte padronin që fshihet pas tij, ai do të drejtonte gishtin, siç bëri edhe ish-numri dy i organizatës kriminale të rilindjes, Arben Ahmetaj duke drejtuar gishtin tek Edi Rama.

Kjo pra është drejtësia e re politike dhe ndaj sot demokratët janë në këmbë këtu dhe në të gjithë Shqipërinë.

Ndaj sot është koha që ne në këtë tur të themi ‘demokratët janë zgjuar, janë në këmbë’;. Ky tur do të shërbejë për një zgjim popullor, për ti dhënë një rrugë tjetër këtij vendi, dhe jo rrugën ku po e fut Edi Rama dhe rilindja.

Jemi në këtë tur, për një zgjim të madh popullor që të fshijmë nga faqja e dheut të keqen që ka pllakosur Shqipërinë në këto 11 vite, dhe që e ka emrin Edi Rama dhe Rilindje.

Sot Shqipëria për këto fakte që përmenda dhe mijëra e mijëra të tjera që nuk kemi kohë ti përmendim në këtë sallë është në mungesë të plotë të kohezionit social dhe politik.

Sot Shqipëria për shkak të bandës së pushtetit dhe drejtësisë, nuk ka dhe nuk mund të ketë në këto kushte që është, paqe sociale.

Sepse paqja sociale është vrarë nga Edi Rama.

Ka vetëm një rrugë që shqiptarëve tu kthehet paqja: Të largohet Edi Rama si shkaktari i çdo të keqeje në Shqipëri dhe në këtë vend dhe ti hapet rruga një qeverie teknike, e cila të ketë vetëm një mision, vota e lirë e shqiptarëve.

Vota e lirë është ajo fuqia që në duart tuaja do të bëjë ndryshimin.

Vota e lirë është ajo që do të çlirojë energjinë njerëzore këtu në Has, siç e çliruat në 14 maj, por në të gjithë Shqipërinë dhe do të mundësojë që në Shqipëri të kthehet shpresa dhe ndryshimi të bëhet realitet.

Misioni ynë dhe i PD-së është qeveri teknike që të kthejmë shenjtërinë e votës, të kthejmë shpresën, që të kthejmë lirinë në këtë vend dhe që të mundësojmë që Shqipëria të mos udhëtojë drejt asgjëkundit, siç e ka nisur Edi Rama, por të rrugëtojë e lirë dhe e paqtë drejt Europës, ëndërr e kahershme e jona.

Së bashku ne kemi treguar se fitojmë.

Ne së bashku e detyruam Edi Ramën që të kthejë parlamentin në normalitet.

Ne së bashku kemi treguar se fitojmë.

Ndaj sot jemi më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë që të ecim në rrugëtimin tonë për ti kthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve dinjitetin e vjedhur dhe të nëpërkëmbur.

Fitore, fitore dhe vetëm fitore!

Etiketa: Edi RamaFlamur Nokailir beqajSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

15:59 : 10/09/2025
AKTUALITET

Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, do të kemi analizë për 11 majin

15:41 : 10/09/2025
AKTUALITET

Çfarë prisni nga qeveria e re e Ramës? Alimehmeti: S’kanë rëndësi emrat, thjesht do marrin urdhra

15:36 : 10/09/2025
AKTUALITET

Nga Shkodra në Vlorë/ “Loja” e KLGJ, në krye të gjykatave “rilindas” e ish-drejtor të Ramës

15:23 : 10/09/2025
AKTUALITET

Mbyllet mbledhja e Kryesisë së PD, opozita vendos të shkojë në Parlament/ Çfarë u diskutua

15:20 : 10/09/2025
AKTUALITET

Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

14:17 : 10/09/2025
Para

Skandali në Federatë/ Spanjës rrezikon t’i hiqet organizimi i Kupës së Botës 2030

TË GJITHA

Ministri britanik: Po shqyrtojmë forcimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë, është aleate e NATO-s

16:47 : 10/09/2025

Tirana pa ujë/ Kufizime drastike në të gjithë qytetin, UKT nuk publikon oraret

16:30 : 10/09/2025

Ervin Salianji propozon protesta në ditën e parë të Parlamentit

16:19 : 10/09/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe prishjes së banesave

16:12 : 10/09/2025

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

15:59 : 10/09/2025

Operacioni në Elbasan, shtyhet seanca e masave të sigurimit për të arrestuarit

15:49 : 10/09/2025

SPAK dërgon dosjen për gjykim/ 13 akuza për Erion Veliajn, merret e pandehur edhe Klotilda Bushka

15:47 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com