• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Asgjë nuk është e pamundur”/ Salianji: Mos kalojmë në eufori boshe, s’kemi asnjë ditë për të humbur

17:35 : 21/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Të tregojmë se jemi alternativa e Shqipërisë ne vitin 2025” Ky është mesazhi që ka përcjellë deputeti i PD-së, Ervin Salianji gjatë fjalës së mbajtur në një takim me demokratët e Hasit.

Salianji u shpreh se nuk kanë asnjë ditë për të humbur, apo për të kaluar në eufori boshe dhe se asgjël nuk është e pamundur. Sipas tij, kryeministri Edi Rama kishte një plan ogurzi për ta lënë vendin pa opozitë, por nuk ia doli dot.

Salianji: Një ajër tjetër sa hyn këtu. Ka më shume oksigjen lirie, kurajo e vendosmërie. E ndjen antikonformizmin, papajtueshmërinë me të keqen, shpirtin rebel. Me këto cilësi ju ja dolët që ta ruanit si ishull këtë bashki ne zgjedhjet e fundit, duke i bërë balle metodave e mjeteve të paligjshme të rilindjes, e duke treguar se me vullnet, me trimëri, me pune, me energji, me fryme, fitohet.

Një leksion i vyer që duhet ta kemi parasysh të gjithë. Shqipëria është ne ditë të vështire, teksa po hyjmë ne vitin e fundit të mandatit të trete të Edi Rames. Ju jeni njerëz politike dhe e njihni mire realitetin. Sidomos e keni shumë të qarte diferencën mes asaj që ju vjen ne vesh nga propaganda agresive e qeverise, si arritje e madhe, si sukses e parajsë, dhe asaj qe shihni e jetoni.

Ju mund të dëgjoni se Shqipëria u rrit shumë në skenën e madhe ndërkombëtare, po shihni se braktisja e qytetareve në nevojat bazike, aty ku pensionisti, fermeri, studenti, profesionisti i ri ka nevoje të këtë në krah ndihmën qe politika dhe ekzekutivi ofron, është evidente. Kemi nje qeveri që i ka lenë njerëzit të mbijetojnë në fatin e tyre, pasi 24 orë është e fokusuar vetëm në projekte e plane që sa i gërvisht pak del se janë afera përfitimi. Dhe kane krijuar një klime mbytëse, një ide fataliste se kështu janë punët, nuk ke çfarë i ben. Dhe me keq, s’ke ku ankohesh, s’ke ku apelon. Se ne çdo drejtim, do gjesh nje dore te zgjatur të Edi Rames. Dhe kjo deri diku qëndron. Ai e ka mbyllur sistemin, me gjithë pushtetet nen sqetull, e vete qëndron ne krye.

Lexo edhe:

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

REL: Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

Kishte një plan edhe me ogurzi. Por nuk i eci. Vetëm tek opozita dështoi. Beri çdo përpjekje prej vitesh për ta bere edhe Partine Demokratike një nga ingranazhet e mekanizmit që ka nen kontroll. Donte ta kishte departament të establishmentit. Luftoi shume për këtë e solli jo pak dëme. Ne shpenzuam kohe e energji në një beteje mes vedi. Por, ja ku jemi sot. Opozita shpëtoi nga kapja, jemi të bashkuar, dhe jemi te vendosur, me pasion e te palëkundur. Une e kam bindje se meritën e madhe ne këtë arritje aspak te vogël e kane demokratet, qendrestaret, ata që kanë përfituar gjithnjë me pak ose te fundit, e që kane vuajtur më shumë.

Demokratet ketu ne Has e kudo ne Shqipëti, u bene guida jone, na treguan se cila ishte rruga. Dhe nuk ishte tjeter, vetem ajo që të linim ndasitë e të behemi bashke. Nuk shpëtuam vetëm nderin tonë, por ruajtëm nga copëtimi e nga shuarja një aset të madh publik, qe eshte Opozita. Imagjinoni që në këtë situate ku është vendi, të kishim një PD që koordinohej nga qeveria. Dhe ju e patë se projekti ishte, dhe ishte vënë në jetë.

Ne nuk e lejuam, ju ne radhë të parë nuk e lejuat. Por të dashur miq, ky është vetëm një hap në ketë marrëzi te madhe 11 vjeçare qe luhet me vendin e të ardhmen tone. Nuk kemi asnjë dite për te humbur, apo për të kaluar në eufori boshe. Koha është për te bere tanimë hapin tjetër cilësor, me te rëndësishëm ndoshta.

Të tregojmë se jemi alternativa e Shqipërisë ne vitin 2025. Mes shume sfidave qe kalon vendi, të dëshmojmë se jemi zgjidhja. Mes skepticizmit dhe humbjes së besimit tek politika, të provojmë se tek ne mund të besohet. Mes korrupsionit të instaluar si normë, si kulture qeverisëse, të manifestojmë integritet e ndershmëri. Është një sprove jo e vogël, po ne mund dhe ne duhet t’ja dalim. Me sakrificë, me vendosjen e interesit të madh para kalkulimeve tona, me përkushtim të përditshëm dhe ne kontakt të ngushtë me njerëzit. Asgjë nuk është e pamundur.

Te shkojmë me qytetaret, të kuptojmë sensin e tyre, aspiratën qe kane. Çfarë duan, çfarë ëndërrojnë, nga se druhen. Dhe te marrim vendimet qe duhet e te udhëheqim me vendosmëri kur duhet. Rilindja mundet, dhe demokratet e kane ne adn forcën për të fituar, për të triumfuar edhe atëherë kur situata duket e pashprese. Bashke dhe me qytetaret!

Etiketa: opozitaSalianjizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

17:43 : 27/06/2025
RAJONI

REL: Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

08:13 : 27/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Deputetët e zgjedhur nga bandat me bekimin e qeverisë Rama

17:56 : 26/06/2025
AKTUALITET

Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungesë

17:45 : 26/06/2025
BOTA

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

13:34 : 26/06/2025
Para

400 milionë $ për Porto Romanon, Bylykbashi: Paratë do merren nga taksat tona

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com