• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Imeraj për vrasjen e Gentjan Bejtjas: Lëvizjet e objektivit ruheshin

22:39 : 20/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas 5 ditë më parë në banesën e tij në Larushk të Fushë Krujës ka tronditur opinionin publik.

Për të folur lidhur me këtë temë, por jo vetëm, në një bisedë në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj, ishte ish-prokurorja, Elisabeta Imeraj e cila u shpreh se nga mënyra se si ka ndodhur ngjarja tregon që ka qenë e mirëorganizuar. Imeraj thekson se pistë e hetimit mund të jetë edhe marrja dijeni nga persona të afërt për lëvizjen e objektivit.

Elisabeta Imeraj, ish-prokurore: Pjesë e linjës së hetimit është edhe fakti se nga mund të ketë rrjedhur apo kush kanë qenë mundësitë e krijimit të burimit të informacionit. Megjithatë siç e theksova mënyra se si ka ndodhur e gjithë ngjarja është e tillë që është një mirëorganizim, çka do të thotë që subjektet e dyshuara kanë pasur mundësinë që ndoshta edhe kohë më parë të studiojnë lëvizjet e viktimës duke marrë informacion.

Duke pasur parasysh këtë gjë të gjitha alternativat janë si pista të hetimit, duke përfshirë edhe faktin e marrjes dijeni nga persona të afërt apo shoqëria e tij. Ajo që është e mirëfolur është edhe fakti se sa e vështirë është për organet që të mundësojnë mbledhjen e informacionit nga ajo zonë dhe më pas përpunimin e këtyre informacioneve për të shkuar tek prova konkrete dhe nga ana tjetër, se sa është arritur në kohë dhe në vite, të mundësojë që edhe kjo zonë të jetë dhe të krijohet siguria publike.

Ndër të tjera Imeraj thekson se nga mënyra se si ka ndodhur ngjarja na bën të mendojmë se autorët kanë pasur edhe një mbështetje të madhe ekonomike ku secili mund të ketë pasur rolin e vet. Ndërsa sa i përket pistës së vrasësve me pagesë, ish-prokurorja shprehet se nuk e beson shumë këtë pistë.

Lexo edhe:

Vrasja e Lulzim Vishës, Gjykata lë në burg Eduart Lamin

Ekzekutimi i biznesmenit Bujar Nasufi, zbërthehet telefoni i viktimës

Elisabeta Imeraj, ish-prokurore: Ajo që është e dukshme është fakti që ka pasur një mirëorganizim në kohë dhe në mjetet teknike të përshtatshme, çfarë na bën ne të mendojmë që nuk kemi të bëjmë thjesht me autorë që marrin një veprimtari aty për aty dhe nuk kanë një organizim të mirëfilltë, por kanë edhe një mbështetje ekonomike, kanë edhe një mundësi për ta çuar më tej gjënë. Kjo na bën të mendojmë që është një organizim i mirëfilltë ku secili mund të ketë pasur rolin e vet. Nga ana tjetër mund të mendohet që është përdorur edhe pista e vrasësve me pagesë që në rastin konkret për shkak të mënyrës se si kanë ndodhur ngjarja i mëshoj më shumë pjesës së parë sesa pjesës së vrasësve me pagesë.

Ndërkohë sa i takon ngjarjes së rëndë në Shënavlash të Durrësit ku fëmijët vranë dhe më pas groposën babain e tyre, Imeraj thekson që kjo është një ngjarje sa e rëndë nga ana kriminale, por edhe një problem i thellë social. Ish-prokurorja thekson se është e nevojshme dhe e domosdoshme të saktësohet roli i të ëmës së fëmijëve në këtë ngjarje.

Elisabeta Imeraj, ish-prokurore: Ai njoftimi për shitjen e tokës kishte shumë kohë që rinte aty. Edhe nëse mund të ketë shërbyer si shkak për grindje të vazhdueshme nuk besoj se ka qenë motivi kryesor sepse po të marrim në analizë çdo detaj të jetesës së kësaj familje nuk besoj që viktima të kishte mundësi të imponohej deri në atë pikë.

Kjo përbën një vepër shumë të rëndë, një ngjarje kriminale nga njëra anë dhe një problem social nga ana tjetër sepse në njëfarë mënyre cënon gjënë e rëndësishme për shqiptarët që është familja dhe ngre disa pikëpyetje në raport edhe me prindërimin. Për mendimin tim është e nevojshme dhe e domosdoshme të saktësohet roli i të ëmës në përfshirjen e kësaj historie ndërsa për përfshirjen e personave të tjerë nuk rezulton në hetimet e deritanishme sepse është e vështirë që 4 anëtarë të bëhen bashkë për të mbrojtur një person jashtë familjes së tyre./tvklan.al

Etiketa: bejtjaekzekutimiimeraj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Lulzim Vishës, Gjykata lë në burg Eduart Lamin

10:57 : 27/01/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i biznesmenit Bujar Nasufi, zbërthehet telefoni i viktimës

11:31 : 14/01/2025
BOTA

SHBA, në shtetin Indiana kryhet ekzekutimi i parë pas 15 vitesh

20:06 : 19/12/2024
AKTUALITET

Ekzekutimi i Klajdi Prendit, gjendet arma e krimit në “Audin” e atentatorëve

10:15 : 20/11/2024
AKTUALITET

Ervin Salianji është dënuar pa ligj! Ky fakt është ulëritës

09:43 : 27/09/2024
AKTUALITET

Gentian Bejtja u vra në sy të fëmijëve, zbardhet dëshmia e gruas: U futën tre vetë në serë, dy e qëlluan

16:47 : 31/08/2024
Para

Mesfushori i Milanit lë grumbullimin me Kombëtaren, shkak një problem fizik

TË GJITHA

Brazili “lan në ar” Ancelottin, zbulohet rroga dhe bonusi për fitoren e Kupës së Botës

19:23 : 13/05/2025

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025

“The Sun”: Mourinho kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United

19:01 : 13/05/2025

FOTOLAJM/ Skema e “trenit bullgar” në Tiranë, pamje të tjera nga KZAZ 40

18:53 : 13/05/2025

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë: Tani është koha e tyre për të shkëlqyer!

18:46 : 13/05/2025

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com