• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si ndërtohen pallatet për të pastrehët, pa ashensor, lagështirë dhe tarracë të çarë

21:24 : 19/03/2024
në AKTUALITET

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës mënyrën se si ndërtohen pallatet për të pastrehët.

Një pallati 8–katesh i bërë nga Enti i Banesave në Elbasan s’ka ashensor, është gjithë lagështirë dhe tarraca ka filluar të prishet. Godina është ndërtuar në vitin 2009, teksa janë 40 hyrje. Pas ankesës, Fiksi udhëtoi në lagjen “5 Maji”, ku banorët u ankuan për një mori problematikash.

“E para pallati s’është funksional, nuk ka ashensor dhe pallati po braktiset nga të gjithë banorët sepse nuk ngjiten dot. Është një pallat 8 katesh. E ka ndërtuar Enti i Banesave, depozitë për ujin s’ka. Shkallët s’kanë drita. Ka lagështirë. Në tarracë janë vendosur depozita, por vendi ku janë vendosur po shembet” thotë një banore.

Ajo tregon se ashensori s’është vendosur asnjëherë. “Atëherë na kanë thënë se sapo të hyni do ta vendosin. Tani e kanë zënë vendin me kartonxhes. Na është bërë jeta e pamundur. Unë banoj në katin 7 – të dhe tani po mendoj të iki edhe unë. Kështu ka qenë gjithmonë. S’kemi as administrator. Pallati është ndërtuar për të pastrehët, paguajmë çdo muaj këstin. Po megjithëse paguajmë, s’na është plotësuar asnjë gjë. Duam edhe ne kushte” pohon ajo.

Fiksi shkon në një nga hyrjet e katit të parë. Zonja e shtëpisë tregon për gjendjen e lagështirës në tualet. “Kështu ka qenë gjithmonë” pohon ajo. Ndërkohë banorët e tjerë tregojnë edhe vendin se ku duhej të ishte vendosur ashensori, tashmë i zënë me mur. Kamera e Fiksit filmon banoren që ngjitet në apartament, në katin e 7-të. “Janë shumë të lodhshme. Në katin tim vetëm unë jetoj. Në aktin e 8-të është vetëm një familje, pleqsh” pohon ajo.

Lexo edhe:

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

Fiksi shkon në katin e fundit, ku bisedon me të tjerë banorë. Njëri prej tyre thotë se, përveç mungesës së ashensorit, apartamenti ka shumë lagështirë. “E kam izoluar tarracën vetë me lekët e mia. Por sërish kam shumë lagështirë” tregon ai, madje edhe apartamentin. Të njëjtin shqetësim ka edhe një zonjë tjetër, që ka apartament në katin e 8-të por është zhvendosur te vajza. “Ika se shtëpia gjithë lagështirë. Jam e sëmurë, ashensor s’ka. Lagështirë po e po” tregon ajo.

Fiksi ngjitet në tarracë, ku banori tregon vendin që ka izoluar. “E kam bërë vetë, por këtu hyn lagështira nga të gjitha anët. Kemi problem edhe me depozitat e ujit. Vendi që janë vendosur ka filluar të shembet” thotë si. Vendi është pjesa e shkallëve, një strukturë betoni që ka filluar të plasaritet.

Gazetarët e Fiksit interesohen te Enti i Banesave në Elbasan. Përgjegjësja thotë se pallati është në pronësi të Entit të Banesave dhe, pasi banorët të paguajnë të gjitha këstet, atëherë pronësia do t’u kalojë banorëve. Fiksi e pyet për mungesën e ashensorit, teksa përgjegjësja pohon se e ka Drejtoria e Përgjithshme projektin. “Unë vetëm 3 vjet kam këtu. Më kanë ardhur ankesa, por s’kam projekt” pohon ajo. Më tej thotë se janë bërë pallate të reja në Gramsh dhe Librazhd, por ato kanë ashensorë.

Fiksi shkon edhe te Njësia Administrative “Rajoni Nr.6” në Elbasan, që mbulon edhe lagjen “5 Maji”. Administratori thotë se pallati ka pasur gjithmonë probleme, që në projektim. Ka lagështirë, s’ka ashensor. “E ka bërë Enti po nuk e di nëse ka qenë apo jo në projekt” thotë ai. Fiksi e pyet për ujin e pijshëm, pasi pallati s’ka një depozitë qendrore. Përgjigjet se në atë zonë po investohet dhe se shumë shpejt e gjithë lagja do të ketë ujë 24 orë. Në lidhje me depozitat e ujit në tarracë, thotë se ka shkuar bashkë me Policinë Bashkiake dhe me të plotfuqishmin e lagjes. Ata banorë që jetojnë i kanë zhvendosur, por disa prej banorëve janë jashtë shtetit dhe s’i gjejnë dot.

Fiksi kontakton edhe me Entin Kombëtar të Banesave, duke e pyetur se kur është ndërtuar pallati dhe a ka pasur në projekt ashensor, duke qenë se është 8 katesh? Drejtuesit e Entit pohuan se “pallati në Elbasan është bërë me fondet e buxhetit të shtetit në vitin 2007”. Sipas tyre, projekti është me gropën e ashensorit, por në preventiv nuk është parashikuar ashensor. Në atë kohë, janë bërë 5 pallate për të pastrehët në qytete të ndryshme. Të gjithë kanë pasur në projekt ashensor, por në zbatim fondet janë zhdukur, duke sjellë këto problematika sociale!

Etiketa: Bashkiaelbasanlageshtirepa ashensorpallatetstrehimite pastrehet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

14:03 : 28/10/2025
AKTUALITET

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

10:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

PD: Gramoz Sako, kandidati i PS për Tepelenën, ka marrë 1.8 mln euro tendera nga kjo bashki

10:43 : 26/10/2025
Para

Gjykata Kushtetuese pa vendim për Belerin, seanca vijon nesër

TË GJITHA

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

16:48 : 29/10/2025

Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë pas balonave me cigare kontrabandë

16:38 : 29/10/2025

Komisioni i Kulturës/ Zhupa: A po fshihet historia e Durrësit për pallate?

16:27 : 29/10/2025

Nga miqësi e fortë në heshtje të plotë, çfarë ndodhi mes Taylor Swift dhe Blake Lively?

16:17 : 29/10/2025

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

16:15 : 29/10/2025

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025

Elhaida Dani: Mora kërcënime për jetën pas lidhjes me Ledianin në “DWTS”

15:56 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com