• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërthimi/ Ende asnjë akuzë ndaj deputetit të PS, lirohet i arrestuari i vetëm

13:42 : 18/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Lirohet nga qelia i arrestuari i vetëm i shpërthimit në magazinën e deputetit të PS-së Bujar Çela, në Lushnje, që shkaktoi 2 viktima dhe 7 të plagosur.

Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore për çështjen (për shkak të përfshirjes së deputetit të PS-së Bujar Çela), Prokuroria e Posaçme ka dërguar në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që caktoi Gjykata e Fierit.

SPAK depozitoi në GJKKO të njëjtat kërkesa që miratoi gjykata e Fierit, në përputhje me kërkesat e prokurorisë së rrethit. Konkretisht, Prokuroria e Posaçme kërkoi “arrest në burg” për Leonard Gjinin, të arrestuarin e vetëm për ngjarjen, si dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë, tre inspektorë të tjerë të kësaj strukture si dhe për inspektorin e përgjithshëm të Njësisë Bashkiake Nr.5, Bashkia Lushnjë.

Ata janë Robert Kola, Kudret Sulo, Miklovan Petro, Eugert Sina dhe Ilmi Uku, të cilët dyshohen për “shpërdorim detyre”, duke qenë se sipas hetimeve, nuk kanë ushtruar kontrolle apo verifikime për punimet që po kryheshin në magazinën e deputetit socialist. Për këta të fundit, gjyqtari Erjon Bani vendosi vazhdimin e masës së sigurisë dhënë më herët nga gjykata e Fierit.

Të akuzuarit kanë deklaruar në dëshmitë e tyre se nuk kanë patur asnjë njoftim nga Bashkia për lejen e dhënë, dhe se sistemi online e kësaj bashkie kishte muaj të tërë që nuk funksiononte.

Lexo edhe:

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

Lirohet i arrestuari i vetëm

Gjykata nuk pranoi vijimin e arrestit me burg për Leonard Gjinin dhe vendosi lirimin e tij nga detyra.

Gjyqtari Bani e cilësoi të paligjshëm ndalimin e Leonard Gjinit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Sipas gjyqtarit të posaçëm, “mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale”.

Vetë Leonard Gjini ka mohuar të ketë kryer shkelje ligjore si pas arrestimit, ashtu edhe kur gjykata e Fierit vendosi të mbyllë në qeli.

Ai u arrestua pak ditë pas shpërthimit. Policia e akuzoi se “me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtës në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda”. 

Çfarë la pas shpërthimi në Lushnje

Nga ana tjetër, pronari i firmës “Gjini Konstruksion’ sh.p.k. ka pranuar se ka lidhur një kontratë me deputetin Bujar Çela për të ndërtuar magazinën. Por, ka shtuar se kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe se punëtorët që ishin të pranishëm në objekt ditën e shpërthimit, nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë se ndërtimit që ai ka në pronësi.

Deputeti Bujar Cela te Urgjenca e “Traumës”

Ende asnjë akuzë ndaj deputetit Bujar Çela

Në këtë fazë të hetimeve, nuk është ngritur ende asnjë akuzë ndaj deputetit socialist Bujar Çela, edhe pse hetimet paraprake kanë zbuluar shkelje të lejes së ndërtimit në magazinën e ligjëvënsit, ku ndodhi edhe shpërthimi.

Sipas materialit hetimor të referuar në Prokurorinë e Fierit nga policia, magazina ku po punohej, në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela – një ndër të plagosurit nga shpërthimi, ishte në shkelje të lejes së ndërtimit.

Për këtë fakt, janë kërkuar dhe masat për pesë zyrtarët e sipërpërmendur. Megjithatë, ende nuk është ngritur akuzë ndaj deputetit.

Lidhur me shkakun e shpërthimit, hetimet paraprake zbuluan se “është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha (vinçier) për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin”.

“Kjo avari, sipas konkluzioneve të grupit hetimor, ka bërë që një nga bombolat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shkaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtate të tjerëve dhe dëmtimin e objektit, banesave dhe e bizneseve përreth”.

Nga shpërthimi i ndodhur pasditen e 1 Marsit, humbën jetën Landi Verçani dhe djali i tij Elidoni, të cilët sipas hetimeve ishin duke punuar në vinç dhe u plagosën 7 persona të tjerë, mes tyre dhe vetë deputeti socialist Bujar Çela.

Pamje nga vendngjarja

Etiketa: Bujar ÇelaGJKKOLushnjeshperthimspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025
AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
Para

Shpërdorim detyre e falsifikim dokumentash, SPAK nis hetimet për Ceno Klosin

TË GJITHA

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com