• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Beqja në gjyq për Sterilizimin, SPAK “heshtje peshku” për 3 koncesionet e tjera

15:47 : 18/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Posaçme finalizoi hetimin e parë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe e akuzon për shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e Sterilizimit, nën kritikat e opozitës dhe një pjese të mirë të opinionit publik se SPAK e ka toleruar mikun e ngushtë të kryeministrit Edi Rama, duke e shmangur nga akuzat për korrupsion.

Hetimi, në fakt, duket se është zhvilluar me “gjysëm shpejtësie” dhe se SPAK-u po e akuzon Beqjan për “syleshësi”, siç ka analizuar më herët “Boldnews.al”.

Megjithatë, përtej kritikave, ka edhe disa element pozitivë. Ilir Beqja, një nga miqtë më të ngushtë të Edi Ramës që në rininë e hershme, tashmë duhet të përballet për herë të parë me akuza penale.

Afera e kontratës 100 milionë euro të “Sterilizimit” është hetuar edhe dy herë të tjera më parë dhe është pushuar. Një herë në vitet 2016-2017 në Prokurorinë e Tiranës dhe për herë të dytë, në ditët e fundit të ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Lexo edhe:

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

Fakti që tashmë dosja e Sterilizimit shkoi për gjykim, ku krahas Beqjas, janë edhe disa persona të tjerë të akuzuar, tregon gjithësesi se, edhe pse me “gjysëm shpejtësie”, kjo aferë po i dorëzohet gjyqit.

Prokurorët e çështjes së Sterilizimit po kritikohen, pasi, në fund të fundit, ata kanë një produkt mbi të cilin mund të debatohet dhe të rrihen mendimet dhe opinionet.

Por, ndërkohë, në SPAK, po qëndrojnë të pluhurosura prej të paktën 4 vitesh edhe tre dosje të tjera, në të cilat personazhi kryesor është Ilir Beqja.

Katër kontratat koncesionare në sektorin e Shëndetësisë u nënshkruan nga Ilir Beqja në emër të qeverisë shqiptare në periudhën 2014-2016.

Të katërta këto kontrata janë kallëzuar në SPAK thuajse njëkohësisht, në verën e vitit 2020.

Për kontratat e Kontrollit Bazë (Check Up), të Hemodializës dhe Laboratorëve, të cilët të gjithë bashkë kanë një kosto koncesionare rreth gjysëm miliardi euro, askush nuk di asgjë se çfarë po ndodh me hetimet.

Pas qelqit të fortë të godinës së SPAK-ut, askush nuk mund të thotë nëse po zhvillohen hetime për këto koncesione apo SPAK-u u ndal thjesht tek “Sterilizimi” dhe këtu e mbylli historinë me Beqjan.

Koncesioni i “Sterilizimit”, për të cilën u mbyllën së fundmi hetimet, kishte përfitues zyrtar Ilir Rrapajn, një emigrant anonim që u shndërrua në biznesmen brenda natës, falë njohjeve që kishte me zyrtarët e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në tre koncesionet e tjera, që nuk janë prekur deri më tani nga SPAK-u, përfituesit zyrtarë janë pesha të rënda të biznesit shqiptar; Vilma Nushi, Klodian Allajbeu dhe Janis Karathano.

Ilir Beqja është një ndër ministrat e “Rilindjes” së Edi Ramës më të akuzuar publikisht për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash.

Megjithatë, deri më tani ai vijon të shijojë lirinë, ndoshta edhe për një trill gjuhësor. Emri i tij është “Ilir” dhe kjo ndoshta e ndihmon që të mos qëndrojë pas hekurave.

Etiketa: Ilir Beqjakoncesionespaksterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025
Para

Kazanë, platforma dhe makina plehrash të përdorura; ECO Tirana tenderon miliona euro për gjëra skarco!

TË GJITHA

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

13:34 : 26/10/2025

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com