• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet kreu i ARRSH-së Evis Berberi, njeriu i afërt i Ballukut

09:12 : 14/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të SPAK. Burime për mediat bëjnë me dije se ai është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme, teksa akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Mësohet se ai është vënë në pranga rreth orës 19:40 në zyrën e tij, duke rrëzuar kështu lajmin se ai kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të ARRSH-së. Veç Evis Berberit, mësohet se SPAK ka lëshuar urdhër-arresti edhe për dy ish-ortakët e Valter Bengaj dhe Ervis Lami.

Burime bëjnë me dije se kreu i ARRSH-së, Evis Berberi është në hetim nga SPAK në lidhje me shitjen e kompanisë së tij në vitin 2018. Dyshohet se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Ndërkohë, rreth dy javë më parë, në kuadër të hetimeve të SPAK, një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrolle në banesën e tij, ku në media u raportua se iu sekuestruan para cash, më konkretisht 13 mijë euro dhe 3 mijë paund, piktura me vlera të konsiderueshme, si dhe i është sekuestruar edhe telefoni i tij.

Raportohet po ashtu se hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar edhe telefonin e ish-ortakut të Berberit, Valter Begaj, me të cilin kreu i ARRSH-së ka patur marrëdhënie të ngushta financiare, jo vetëm në pozita private.

Lexo edhe:

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

Evis Berberi prej vitesh ka qenë shumë pranë ministres Belinda Balluku, si kur ishte drejtues i Prokurimeve në ALBCONTROL në vitet 2013-2019 e më pas edhe Këshilltar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës apo drejtor i Agjencisë së Efiçencës së Energjisë, deri më Qershor 2021 kur kaloi në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Evis Berberi ka qenë shpesh herë i akuzuar për tendera miliona euro korruptiv, teksa është dhe një nga njerëzit më të besuar të Belinda Ballukut.

Shitja e kompanisë 

Në 7 shtator 2018, Evis Berberi i blen Valter Begajt kompaninë ‘B- VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për 100 mijë lekë. Kompania e themeluar në tetor 2017 kishte dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore etj. Një muaj më pas, Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM.

Berberi rezulton pronar me 100 përqind të kapitalit të firmës nga 14 Shtatori 2018 deri më 31 Janar 2019.

Në datën 31 Janar 2019 Evis Berberi ia shet 100% të aksioneve të shoqërisë DAAM shpkBrunilda Bulit kundrejt vlerës 500 mijë euro. Referuar kontratës së shitjes së kuotave, 8 mijë euro u paguan jashtë zyrës noteriale nga blerësi në favor të Evis Berberit, ndërsa pjesa tjetër do paguhej e ndarë në këste kundrejt vlerës 100 mijë euro për cdo vit.

Për vitin 2019, Evis Berberi ka dërguar dy deklarata pasurie në ILDKPKI, një deklaratë fillestare të pasurisë në 5 mars 2019, si këshilltar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe tjetrën gjatë ushtrimit të këtij funksioni publik, dorëzuar në ILDKPKI në 1 qershor 2020, por që pasqyron pasurinë për vitin 2019.

Në asnjërën prej deklaratave të pasurirë nuk rezulton e deklaruar shitja e kompanisë DAAM me vlerë 500 mijë euro dhe as 8 mijë euro që Brunilda Buli thuhet në kontratë se i ka dhënë në dorë Evis Berberit.

Ballafaqimi i kontratës me dy deklaratat e pasurisë konfirmon konsumimin e elementëve të veprës të fshehjes dhe mashtrimit me deklarimin e padurisë nga Evis Berberi.

Ndërkaq, në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë “shokut” të Evis Berberit, Valter Begaj, tashmë për 1.7 milionë euro. Por nuk mbaron me kaq. Në 21 shkurt 2022, Valter Begajt ia shet kompaninë DAAM Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro. Një muaj më vonë, Ervis Lami pendohet dhe ia ia rikthen kompaninë “DAAM” Valter Begajt, tashmë me zero lekë.

Akuzat për përfitime të parave publike

Partia Demokratike ka denoncuar më herët se Evis Berberi, nëpërmjet kompanisë “DAAM” ka marrë qindra miliona lekë para publike, duke lidhur kontrata me institucionet. Më konkretisht në deklaratën e PD-së, thuhej:

“DAAM shpk, ka përfituar, nga dhjetori 2017 deri në qershor 2023, 202 milion lekë fonde publike nga Bashkitë Tiranë, Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Ersekë, Kamëz, Shijak, Lezhë, Pukë, Cërrik, Klos, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, INSTAT, Spitali Korcë, Universiteti Bujqësor etj. 21 pagesa nga këto më lart në vlerën 81 milion lekë janëpaguar në favor të kompanisë së Berberit gjatë kohës që ai rezulton zyrtarisht pronar i shoqërisë tregtare dhe njëkohësisht mban detyrë publike si drejtues.

Gjatë drejtimit të Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, Evis Berberi, pajisi si Auditues të energjisë në ndërtesa, auditues së energjisë në instalime industriale, dhe menaxher të energjisë personin prej të cilit bleu kompaninë DAAM shpk. Ky i fundit aktualisht është pronar i kësaj shoqërie përsëri, dhe kjo do të thotë se për çdo pallat të ri që ndërtohet apo çdo ndërtesë ekzistuese që rikonstruktohet, duhet më parë të merret certifikata nga audituesi i energjisë.

Pronari aktual i DAAM shpk ka përfituar nga Evis Berberi, pronar i mëparshëm i të njëjtës shoqëri tregtare, vlerën 322 milion lekë të vjetra paguar nga Autoritetit Rrugor Shqiptar me drejtues… Evis Berberin.” – thuhej në deklaratën e Partisë Demokratike.

Etiketa: akuzaarrestohetbelinda ballukuEvis Berberikompania DAAMkorrupsionshitjaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025
AKTUALITET

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ SPAK bën bilancin: Kemi regjistruar 39 procedime penale, ja veprat penale që po hetojmë

11:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

15:48 : 11/05/2025
Para

Silvi flet për herë të parë pas daljes nga ‘BBV3’, sqaron raportin me Erjolën

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com