• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti/ I kërkuar nga SPAK për mashtrim, si u ekstradua Bruno Çobo nga Dubai

13:09 : 13/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Ekstradimi nga Dubai drejt Shqipërisë i Bruno Çobos, një person i shpallur në kërkim nga SPAK-u për mashtrim me call-center, u shoqërua me një debat publik, për shkak të një Marrëveshje Ekstradimi mes vendit tonë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Paraditen e sotme, Interpol Tirana njoftoi se ishte ekstraduar nga Dubai shtetasi Bruno Çobo, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” në mungesë.

Çobo akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në mashtrim kompjuterik.

Sipas hetimeve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), i cili ka dërguar dosjen për gjykim në janar të këtij viti, Çobo dhe 16 të tjerë akuzohen se kanë mashtruar shtetas italianë nëpërmjet call center, në shumën 4.7 milionë euro.

Lexo edhe:

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

Pas lajmit për ekstradimin e Çobos nga Dubai, në media u shpërnda në dokument i avokatit të tij në Shqipëri, Klodian Skënderaj, në të cilën thuhej se i kërkuari ishte vetëdorëzuar dhe kërkonte të paraqitej vetë në Shqipëri.

Dokumenti i avokatit ishte një kërkesë e tij, nënshkruar për llogari të klientit, hartuar në 10 shkurt 2024.

Në atë kërkesë, avokati dhe klienti i tij kërkonin nga SPAK-u që ta hiqnin Bruno Çobon përkohësisht nga kërkimi ndërkombëtar, me qëllim që të lehtësohej procesi i vetëdorëzimit të tij nga Dubai drejt Shqipërisë.

Në foto: Dokumenti i avokatit Klodian Skënderaj drejtuar SPAK-ut për klientin e tij, Bruno Çobo

Pra, në opinionin publik u paraqitën dy versione; njëri nga Interpol Tirana, në të cilin thuhej se Çobo ishte ekstraduar falë bashkëpunimit ndërmjet strukturave shqiptare dhe ato të emirateve. Dhe nga ana tjetër ishte qëndrimi dokumentar i avokatit, në të cilin thuhej se ai ishte vetëdorëzuar dhe kishte shprehur vullnetin për t’u përballur me drejtësinë.

Pjesë e këtij debati publik u bë edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, të zhvilluar mesditën e kësaj të mërkure, Balla mbajti qëndrimin se Bruno Çobo ishte ekstraduar, edhe pse nuk ka një Marrëveshje të posaçme me Dubain.

Ministri i Brendshëm sqaroi se ekstradimi i Çobos u realizuar nëpërmjet asaj që quhet “ekstradim i thjeshtuar”, duke iu referuar të dhënave që Policia Shqiptare kishte marrë nga autoritetet në Dubai.

“Boldnews.al” ka siguruar një dokument zyrtar, më saktësisht njoftimin e Interpol Dubait për Interpol Tiranën i datës 12 mars 2024, në të cilin thuhet se Bruno Çobo është sjellë në Shqipëri, nëpërmjet procedurës së “ekstradimit të thjeshtuar”.

Në foto: Interpol Abu Dabi (Dubai) njofton Interpol Tirana për ekstradimin e thjeshtuar të Bruno Çobos
Në foto: Interpol Abu Dabi (Dubai) njofton Interpol Tirana për ekstradimin e thjeshtuar të Bruno Çobos

Sipas këtij dokumenti, Interpol Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe) njofton se Bruno Çobo do të jetë subjekt i ekstradimit të thjeshtuar në datën 13 mars 2024, nëpërmjet një fluturimi direkt nga Dubai drejt Tiranës.

Në dokument jepen edhe detaje mbi orarin e fluturimit dhe mbërritjen e Çobos në Shqipëri.

Gjithashtu, “Boldnews.al” mëson nga burime konfidenciale pranë Interpol Tirana se shtetasi Bruno Çobo kishte aplikuar për azil në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por kjo kërkesë, gjithnjë sipas të njëjtave burime, i ishte refuzuar.

Ndërkohë që ai ka aplikuar për azil, është konstatuar se Bruno Çobo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria, i akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Pas refuzimit të kërkesës për ekstradim, tashmë Çobo i është dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Shqipëria dhe Abu Dabi nuk kanë nënshkruar ende një Marrëveshje Ekstradimi. Megjithatë, akte të ndryshme ndërkombëtare për bashkëpunimin e ndërsjelltë në fushën e drejtësisë, kanë mekanizma alternativë për dorëzimin e personave të kërkuar tek autoritetet gjyqësore që i kanë shpallur në kërkim.

Më poshtë, video e mbërritjes në aeroportin e Rinasit, e 28-vjeçarit Bruno Çobo:

Etiketa: Bruno Çobocall centerdeportimiDubaiekstradimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
AKTUALITET

Goditet një tjetër skemë mashtrimi me call center në Tiranë, 7 të arrestuar (Emrat)

16:58 : 17/06/2026
AKTUALITET

Zyra te Ringu dhe në ish-Bllok/ Zbulohen 2 pikat e Call Centera-ve të turkut Veysel Sahin në Shqipëri

09:11 : 12/06/2026
AKTUALITET

“Call-Center” mashtrimi në Tiranë, arrestohen 4 administratorët, nën hetim 49 punonjës /EMRAT

09:44 : 11/06/2026
AKTUALITET

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026
Para

Salianji kundër marrëveshjes PS-PD: Dëmton perceptimin e opozitës tek demokratët

TË GJITHA

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş