• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dialogu PS-PD, Berisha: Rama nuk do t’i shpëtojë përballjes me komisionet hetimore

20:34 : 13/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi për herë të parë këtë të mërkurë dialogun mes opozitës dhe mazhorancës për rikthimin e normalitetit në parlament. Në fjalimin e mbajtur gjatë protestës së zhvilluar poshtë banesës së tij, kryetari i PD-së tha se paralajmëroi Edi Ramën se nuk do t’i shpëtojë kurrë përballjes me komisionet hetimore.

Kreu i opozitës shtoi se dialogu në parlament i ditëve të fundit, është bërë në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen. Ai theksoi se opozita do nuk e braktisë kurrë parlamentin.

“Këto ditë në parlament është bërë dialog në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen. Dua të sqaroj ju dhe çdo shqiptar se nuk është opozita ajo që ka shkelur të drejtat kushtetuese, as të vetat, as të kujt tjetër. Është Edi Rama, i cili nuk pranon të respektojë të drejtat kushtetuese. Në këto rrethana ai ka vetëm një qëllim dhe ky qëllim është që opozita të bojkotojë parlamentin. Sepse, duhet të jemi realistë, në mënyrë makabër ai fitoi më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita”, tha Berisha.

“Mirëpo unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamentin, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo. Prandaj dhe Edi Rama, ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore. Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre. Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisioneve sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori”, shtoi ai.

Berisha deklaroi se Edi Rama e ka të qartë se pushteti i tij do të marrë fund. Ai i bëri apel kundërshtarit politik “që të mos provokojë shqiptarët, sepse qytetarët nuk do të ja falin”.

Lexo edhe:

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

PD mbledh grupin parlamentar pas bojkotit të komisioneve/ Korreshi: Të ngujohemi te zyra e Peleshit

Berisha ripërsëriti thirrjen për qeveri teknike. “Le të bashkohemi ne në betejë pa kthim, në mosbindje civile në të katër anët e vendit për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, për fitoren e opozitës dhe një Shqipëri normale, një Shqipëri të qytetarëve”, tha kryedemokrati.

Një ditë më parë, kreret e grupeve parlamentare të PS dhe PD, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi arritën dakordësi në parim për ngritjen e 2 komisioneve hetimore (nga 8 që kërkohen nga PD), e në këmbim opozita do të heqë dorë nga kaosi në jetën parlamentare.

Etiketa: marreveshja ps-pdPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

14:17 : 10/11/2025
AKTUALITET

PD mbledh grupin parlamentar pas bojkotit të komisioneve/ Korreshi: Të ngujohemi te zyra e Peleshit

13:17 : 10/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Mazhoranca i mohoi opozitës çdo debat në Kuvend

13:10 : 10/11/2025
AKTUALITET

Nuk fituan asnjë bashki, Salianji: PD nuk është në rrugën e duhur, ka humbur pasionin

12:47 : 10/11/2025
AKTUALITET

Rama shfaqet me Ballukun, Bardhi: Kryeministri është peng i saj, janë bashkë në afera e korrupsion

12:46 : 10/11/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri absolute të akteve

12:36 : 10/11/2025
Para

Miratohet nga Parlamenti Evropian ligji për Lirinë e Medias

TË GJITHA

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

14:17 : 10/11/2025

Gjykata e Parisit liron nga burgu ish-presidentin Nicolas Sarkozy

14:07 : 10/11/2025

EMRAT/ Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen 2 policë të pikës kufitare “Hani i Hotit”

14:00 : 10/11/2025

Berisha: Balluku i ka thënë Ramës se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

13:45 : 10/11/2025

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Mu bë padrejtësi

13:39 : 10/11/2025
Screenshot

Dokumenti sekret për Asim Vokshin/ KED nën drejtimin e Sadushit shkeli procedurat për verifikimin e integritetit

13:25 : 10/11/2025

“Bela Mafia“ bëhet “belaja Rama”

13:21 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com