• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skenarët e mundshëm të mandatit të Fredi Belerit dhe Bashkisë Himarë

11:39 : 12/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimet e Rënda në fillim të marsit dënoi me dy vite burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ndërkohë që mbrojtja e Belerit pritet ta Apelojë vendimin e GJKKO, ekspertët shpjegojnë për Faktoje skenarët se çfarë ndodh me mandatin e Bashkisë Himarë, pasi vendimi të marrë formën e prerë, ose nëse kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro jep dorëheqjen.

Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi me dy vjet burg kryetarin e zgjedhur në zgjedhjet e fundit vendore të 14 majit në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri. Ai u vendos pas hekurave të qelisë së paraburgimit dy ditë përpara zgjedhjeve vendore, të cilat i fitoi përballë kandidatit socialist në Himarë, Jorgo Goro.

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, Beleri nuk u lejua të kryejë betimin për të marrë mandatin e kryebashkiakut të Himarës, duke lënë në karrgien drejtuese të Bashkisë kryetarin e zgjedhur në vitin 2019, Jorgo Goro.

Por çfarë ndodh me mandatin e Bashkisë Himarë pas këtij vendimi të GJKKO?

Eksperti ligjor, njëkohësisht ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z.Kristaq Kume shpjegoi për Faktoje se vendimi për momentin nuk prodhon asnjë efekt lidhur me bashkinë e Himarës.

Lexo edhe:

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

“Kjo sepse ky vendim nuk është përfundimtar dhe do të ankimohet. Vetëm pasi vendimi të marrë formën e tij përfundimtare, fillon pas kësaj procesi i trajtimit të efekteve të tij në Bashkinë e Himarës.” – Kristaq Kume për Faktoje.

Në varësi të vendimit që do të japë shkalla e dytë e Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përcaktohet edhe skenari vijues që do t’i japë zgjidhje situatës së krijuar në Bashkinë e Himarës.

“Sa kohë që jemi në kushtet kur nuk kemi një vendim të formës së prerë, bashkinë e Himarës sipas ligjit do vijojë ta drejtojë zoti Goro.” – argumenton Kume, i cili shpjegon se e vetmja mënyrë sesi z.Goro mund të largohet nga kjo detyrë – përpara shprehjes së gjykatës – është përmes dorëheqjes. “Nëse z.Goro jep dorëheqjen, detyra i ngarkohet një nga 2 nënkryetarëve të bashkisë që janë sot në Bashkinë e Himarës.” – vijon Kume.

Cilët janë skenarët pas vendimit përfundimtar të apelit të GJKKO-së?

Skenari 1 – Beleri shpallet i pafajshëm

Nëse vendimi në formën e tij përfundimtare do ta shpallë të pafajshëm Fredi Belerin, ai do të shkojë të bëjë betimin dhe të marrë detyrën e kryetarit të Bashkisë Himarë.

Skenari 2 – Beleri shpallet fajtor nga apeli i GJKKO

Nëse Fredi Beleri do të shpallet fajtor edhe nga shkalla e dytë e Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, Kristaq Kume shpjegon se mbi zotin Beleri fillon të veprojë ligji për dekriminalizimin.

Ky ligj parashikon se një vepër penale si kjo për të cilën akuzohet dhe dënohet zoti Beleri, çon në ndërprerejen e mandatit të funksionarit publik dhe pamundëisnë e e tij për të kandiduar në një proces të ardhshëm zgjedhor, nëse ndërkohë do ta ketë mbaruar dënimin.

“Në këtë rast nëse Beleri shpallet fajtor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpret atij mandatin, njofton Këshillin e Ministrave për ndërprerjen e mandatit. Këshilli i Ministrave njofton Presidentin e Republikës dhe ky i fundit shpall zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Himarë.” – argumenton Kristaq Kume.

Skenari 3 – Beleri shpallet fajtor 6 muaj përpara zgjedhjeve vendore të rradhës

Nëse procesi në gjykatën e Apelit do të zgjasë, Kume parshikon një tjetër skenar të mundshëm që aplikohet vetëm në rast se vendimi i apelit del deri në 6 muaj përpara përfundimit të mandatit aktual të të zgjedhurve vendorë të 14 majit.

“Nëse vendimi jepet deri në 6 muaj përpara zgjedhjeve vendore të radhës dhe zoti Beleri dënohet, në bashkinë e Himarës nuk bëhen zgjedhje. Kështu e parashikon Kodi Zgjedhor. Në këtë rast Këshilli Bashkiak do të zgjedhë një nga anëtarët e tij për të kryer detyrën e kryetarit të Bashkisë.” – shpjegon kristaq Kume për Faktoje.

Por kjo ndodh vetëm nëse mandati i zotit Beleri do të ndërpritet si rezultat i vendimit përfundimtar të Gjykatës dhe veprimit të ligjit të dekriminalizimit 6 muaj përpara përfundimit të mandatit të këtyre zgjedhjeve, pra do duhet të kalojnë edhe rreth 2 vjet.

/Faktoje

Etiketa: Bashkia HimaredenimiFredi Beleriskenaretzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
BOTA

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

18:44 : 02/09/2025
AKTUALITET

Emrat e 430 patronazhistëve, si funksionoi makineria e Ballukut për vjedhjen e votave

09:30 : 26/08/2025
BOTA

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

20:09 : 23/08/2025
AKTUALITET

Dënimet për zjarret, juristi: Ligji është i barabartë me vrasjen, por mungojnë provat

16:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Babai që vrau me kallashnikov vajzën e tij shtatzënë kërkon ulje të dënimit

12:05 : 15/08/2025
Para

E zë zetori poshtë, vdes i moshuari në Dropull

TË GJITHA

Temperatura arrijnë deri në 34 gradë, moti për sot

08:06 : 09/09/2025

Horoskopi ditor, e hënë 9 shtator 2025

22:59 : 08/09/2025

Kosova mposht Suedinë dhe kthehet në garë për kualifikimin në Botëror

22:52 : 08/09/2025

‘PD hyn e bashkuar në parlament’/ Këlliçi: Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet

22:45 : 08/09/2025

Lala tregon detaje se si u arrestua Ragip Gila në vitin 2023: Kunata lajmëroi policinë

22:45 : 08/09/2025

“900 plumba në minutë”, Karamuço zbulon armën e përdorur në masakrën e Shkodrës

22:19 : 08/09/2025

Punonjësit e Kadastrës dhunoj*ë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni

22:17 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com