• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Haiti në kaos: BE evakuon personelin diplomatik nga Haiti

Haiti po zhytet sërish në anarki për shkak të dhunës së bandave. Ndërkohë që kryeministri ndodhet jashtë vendit, diplomatët perëndimorë po lagohen nga kryeqyteti.

08:44 : 12/03/2024
në BOTA

Në sfondin e përshkallëzimit të dhunës në Haiti, BE e ka evakuuar të gjithë personelin diplomatik nga ky vend i Karaibeve. Një zëdhënës i BE-së në Bruksel tha, se punonjësit e ekipit diplomatik janë transferuar jashtë Haitit në një vend të sigurtë. Ky hap u argumentua me “përkeqësimin dramatik të gjendjes së sigurisë” në Haiti. BE-ja është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për zhvillimet gjatë ditëve të fundit në Haiti, tha zëdhënësi në Bruksel.. Ndërkohë edhe SHBA është duke e tërhequr personelin diplomatik nga Port-au-Prince dhe po forcon sigurinë në ambasadë me forca shtesë të sigurisë.

Të dielën (10.03.2024) Ministria e Jashtme në Berlin deklaroi, se ambasada gjermane dhe përfaqësuesi i përhershëm janë larguar nga shteti i Karaibeve drejt Republikës Dominikane. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme e argumentoi këtë masë me “gjendjen e tensionuar dhe të paparashikueshme të sigurisë”. Ai e cilësoi gjendjen në Haiti “mjaft të tensionuar”, rrethanat janë “të tmerrshme”. Ai shtoi: “Ka një sërë bandash të mëdha dhe të armatosura mirë, që po sfidojnë aparatin shtetëror.” Qeveria e Haitit ka ftuar trupë ndërkombëtare mbrojtëse në vend, për të ndihmuar në rivendosjen e sigurisë dhe të rendit. Ndër të tjera Kenia ka shprehur gatishmëri të mbështesë, vuri në dukej më tej zëdhënësi.

Forcat e rendit duke rrethuar një rrugë hyrëse për në kryeqytet
Forcat e rendit duke rrethuar një rrugë hyrëse për në kryeqytetFotografi: Odelyn Joseph/AP/picture alliance

Grupet kriminale po synojnë pushtetin

Prej ditësh Haiti po përjeton një valë të dhunës së bandave të armatosura, që në pjesën më të madhe po kontrollojnë kreqytetin Prince si dhe rrugët në pjesë të tjera të vendit, po sulmojnë rajonet e policisë, burgjet dhe gjykatat. Përpara rreth një jave grupe të armatosura mësynë në burgun në Port-au-Prince dhe sipas njoftimeve në media u mundësuan rreth 3.600-3.700 të burgosurve arratinë nga burgu. Të burgosur të tjerë u arratisën nga burgu u dytë për nga madhësia në qytetin Croix des Bouquets.

Lexo edhe:

Ish-ministrja kroate dënohet për shpenzime luksoze me fonde të BE-së

Koka: Rama dhe Soros mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së, integrimi një iluzion

Pak përpara kësaj disa banda shpallën kryengritjen kundër qeverisë. Në sfondin e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, qeveria të dielën përpara një jave shpalli gjendjen e emergjencës. Dhuna në Haiti përshkallëzoi, kur kryeministri Ariel Henry ndodhej në një udhëtim jashtë vendit në Kenia.

Bandat e armatosura në vend kërkojnë dorëheqjn e Henrys, i cili do të duhej të ishte larguar qysh në shkurt nga posti. Deri tani ai nuk ia ka dalë që të kthehet nga Kenia në Haiti. Henry në shkurt ra dakord me opozitën për të qeverisur së bashku deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Njerëzit duke u larguar masivisht nga kryeqyteti i Haitit për shkak të dhunës e anarkisë
Dhuna e bandave, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) brenda një jave ka bërë që nga kryeqyteti Port – au – Prince të largohen rreth 15.000 vetë.Fotografi: Guerinault Louis/Anadolu/picture alliance

Rrezik për luftë civile

Dhuna e bandave, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) brenda një jave ka bërë që nga kryeqyteti Port – au – Prince të largohen rreth 15.000 vetë. Sipas të dhënave të OKB_së në Haiti që nga fillimi i vitit janë vrarë rreth 1.200 vetë dhe gati 700 të tjerë janë plagosur. Mbi 313.000 vetë kanë marrë arratinë. I gjithë kujdesi bazë shtetëror si shëndetësia janë në prag të kolapsit. Mijëra vetë janë të shkëputur prej ndihmës humanitare.

Kisha në shtetin e varfër të Karaibeve e konsideron vendin në prag të luftës civile. Forcat e rendit janë të pafuqishme kundrejt bandave të armatosura, që janë zhvilluar në një ushtri të organizuar, i tha kryeipeshkvi Max Leroy Mesidor Organizatës ndërkombëtare të Ndihmës “Kisha në rrezik”. Në disa rajone janë krijuar njësi të mbrojtjes civile, për të luftuar bandat. “Ekziston rreziku i shpërthimit të një lufte civile. Janë shumë armë në qarkullim”, paralajmëroi kryeipeshkvi i kryeqytetit Port-au-Prince dhe kryetari i konferencës ipeshkvnore.

Miiona njerëz të prekur nga uria

Kriza humanitare në Haiti ka arritur së fundi përmasa gjithnjë e më të mëdha. Vendi, sipas të dhënave të OKB-së, vuan nga mungesa e ushqimeve. Pothuajse gjysma e popullsisë, rreth 4,9 milionë vetë, sipas këtyre të dhënave, nuk kanë mjaftueshëm ushqim. Haiti konsiderohet një ndër vendet më të varfëra të hemisferës perëndimore.

Në Xhamajka janë mbledhur krerët e shteteve dhe të qeverive të bashkësisë së vendeve të Karaibeve për të shqyrtuar mundësitë e mbështetjes për Haitin dhe për nxitjen e dialogut politik./DW

Etiketa: BEhaiti

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-ministrja kroate dënohet për shpenzime luksoze me fonde të BE-së

18:43 : 02/09/2025
AKTUALITET

Koka: Rama dhe Soros mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së, integrimi një iluzion

19:40 : 01/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria në rrugën drejt BE-së? Realiteti përtej optimizmit të Komisioneres Kos

17:26 : 01/09/2025
AKTUALITET

Negociatat me BE-në, Rama: Nuk ka vend për nxitim, por në fund do “martohemi”

15:15 : 01/09/2025
BOTA

Antonio Costa: Nuk jemi në luftë tregtare me SHBA-të, kemi zgjedhur si rrugë diplomacinë

14:49 : 01/09/2025
BOTA

DW: BE kërkon mënyra të reja për të mbështetur Ukrainën

09:00 : 01/09/2025
Para

Misteri/ Denoncoi problemet e kompanisë, gjendet i vdekur punonjësi i Boeing në SHBA

TË GJITHA

“I gatshëm të takohem me Zelenskyyn në Moskë”/ Ukraina: Propozimi i Putin i papranueshëm

19:18 : 03/09/2025

Rama “mori” edhe ujin

19:05 : 03/09/2025

Trump paralajmëron Putinin: Do të ketë pasoja nëse nuk respektohen interesat e SHBA për Ukrainën

19:00 : 03/09/2025

Çekia forcon ushtrinë, blen 44 tanke Leopard nga Gjermania

18:51 : 03/09/2025

Zjarrëfikësja me “pushime”! Tre ditë me tym e ndotje në Shkodër pas djegjes së gomave

18:44 : 03/09/2025

Aksident në aksin Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagosen dy persona

18:41 : 03/09/2025

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com