Saarbrücken është “Hirushja” e këtij sezonin në Kupën e Gjermanisë.
Skuadra që militon në Ligën e Tretë në futbollin gjerman, vazhdon udhëtimin e saj të mrekullueshëm teksa mbrëmje e sotme eliminoi edhe Borussia Monchegladbach duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale.
Pasi eliminuan Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt, Monchegladbach ishte skuadra e tretë e Bundesligës që u eliminua nga Sarbruckeni.
Dueli i mbrëmjes së sotme përfundoi me shifrat 2-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Hack, ndërkohë që Saarbrucken përmbysi sfidën me Naifin dhe Brunker. Golat u shënuan në minutat 11 dhe 90+3’.
Kujotjmë që pjesë e Saarbrucken është edhe mesfushori shqiptar, Tim Civeja i cili sot u aktivizua në minutën e 67-të.
SAARBRUCKEN REACH GERMAN CUP SEMIS WITH 93RD-MINUTE WINNER AS FAIRYTALE RUN CONTINUES. 🤯
The 3rd-tier side come from behind to beat Gladbach 2-1 & have know eliminated THREE Bundesliga teams in a row. 💪pic.twitter.com/GM0PRSenIP
— Men in Blazers (@MenInBlazers) March 12, 2024