• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të zhvatësh edhe sëmundjen/ Si po vidhen shqiptarët me çmimet e ilaçeve

11:46 : 11/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Nga Klodian Tomorri

Nurofen për fëmijë është një medikament, i cili përdoret për të kuruar dhimbjen, inflamacionin dhe temperaturën tek të miturit nga 3 muaj deri në 9 vjeç.

Ky bar në Shqipëri tregtohet ekskluzivisht nga kompania “FarmaNet” dhe aktualisht një kuti kushton 605 lekë. I njëjti bar në Greqi, kushton 2.33 euro ose 240 lekë për kuti. Pra 2.5 herë më lirë në Greqi ose 2.5 herë më shtrenjtë në Shqipëri.

Ligjërisht çmimet e ilaçeve në Shqipëri janë të rregulluara me marzh fitimi të përcaktuar. Sipas ligjit, importuesve dhe shpërndarësve të shumicës u lejohet një marzh fitimi 11 për qind mbi çmimin CIF, pra koston e ardhjes së mallit deri në port. Ndërsa farmacive të pakicës u lejohet të shtojnë maksimalisht një marzh 25 për qind mbi çmimin e blerjes nga shpërndarësi i shumicës. Ligjërisht diferenca prej 2.5 herë në çmimin e një medikamenti nuk duhet të ekzistojë. Kapitali iu drejtua kompanisë FarmaNet, mbi arsyet se pse ajo e shet Nurofenin 2.5 herë më shtrenjtë se në Greqi, por nuk mori një përgjigje.

Lexo edhe:

“Këto ilaçe t’i bëjnë këmbët si balerinë”, si përballen të moshuarit me dezinformimin?

Barnat më shtrenjtë se rajoni, analiza nxjerr diferenca të forta në çmimet e medikamenteve

Vjedhje në shkallë industriale

Nurofen është vetëm një nga rastet. Por të tilla ka me qindra. Madje abuzimi është aq flagrant sa që edhe në tregun e brendshëm diferencat në çmime janë me fish. Gazetari Renaldo Saliani publikoi në faqen e tij në “FB” rastin e një medikamenti të quajtur Bisolvon.

Në njërën farmaci, në pullën fiskale të barit ishte vendosur çmimi 286 lekë për kuti. Ndërsa në një farmaci afër të parës, në pullën e të njëjtit ilaç shkruhet çmimi 713 lekë. “Cila nga dy farmacitë mashtron pacientët dhe shtetin duke falsifikuar pullën” pyet gazetari në postim e tij, ku bashkangjitur gjenden fotot e medikamentit me dy çmime.

Një tjetër gazetar, Mentor Kikia thotë se e njëjta recetë e përshkruar nga mjeku, në Tiranë kushtonte 85 euro, ndërsa në Athinë çmimi ishte 37 euro. “Të njëjtën kurë, i njëjti prodhim dhe dozë, në Tirane 85 Euro, në Athine e mora 37 Euro,” denoncon Kikia. Provat e shumta si këto faktojnë qartë se tregu i barnave në Shqipëri është shthurur dhe në pjesën e tij më të madhe ka kaluar në paligjshmëri.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, shqiptarët shpenzojnë mesatarisht 300 milionë euro në vit për ilaçë. Por diferencat e tilla në çmime dëshmojnë se me shumë se një treg funksional, kjo është një vjedhje në shkallë industriale, e cila jo vetëm zhvat, por edhe vret njëkohësisht.

Diferencat në çmime janë vetëm njëra anë e paligjshmërisë së tregut. Ana tjetër është cilësia e medikamenteve. Shumë mjekë dashamirës, të cilët përshkruajnë receta i këshillojnë shpesh pacientët, që nëse kanë mundësi t’i blejnë ilaçet jashtë shtetit. Kjo tregon shumë.

Zhvatësi është qeveria

Gjatë kohës që ishin në opozitë, socialistët shpikën një term, i cili në atë kohë zuri vend gjerësisht në debatin politik. Termi ishte taksa e sëmundjes dhe i referohej tatimit mbi vlerën e shtuar që ish qeveria demokratike aplikonte mbi medikamente.

Asokohe, Mimi Kodheli, Ilir Beqaj, Erjon Braçe dhe shumë socialistë të tjerë e etiketonin qeverinë si të pashpirtë deri në pikën që taksonte edhe sëmundjen duke u zotuar se me ardhjen e tyre në pushtet TVSH e ilaçeve do të hiqej. Dhe në fakt ashtu ndodhi.

Qeveria e Partisë Socialiste e hoqi tvsh-në mbi barnat. Por qytetarët shqiptarë po zhvaten edhe më rëndë dhe tashmë po dënden me ilaçe, cilësia e të cilave është e dyshimtë.

Për të parën, kontrollin e çmimeve të ilaceve, përgjegjësia ligjore bie direkt mbi agjencitë qeveritare nën varësi të ministrisë së Shëndetësisë. Janë këto agjenci, përgjegjësit kryesorë se pse shqiptarët grabiten duke paguar çmime deri në 3 herë më të shtrenjta për ilaçet.

Për të dytën, atë që lidhet me cilësinë përgjegjësia është po ashtu ka direkte mbi qeverinë. Kjo qeveri ndërmorri një sërë nismash ligjore, të cilat i hapën rrugë tregtimit të ilaçeve të pakontrolluara në treg.

Ndaj ndërsa demokratën dikur taksonin sëmundjen për arkën e shtetit, edhe pse në këtë rast taksa shërbente dhe si mekanizëm për të kontrolluar abuzimin me çmimet, qeveria aktuale sëmundjen po e zhvat. Ndërsa pacientët po i vret duke e shndërruar tregun e barnave në një moçal të qelbur korrupsioni, i cili ka fuqinë të bllokojë edhe listën e barnave.

/Kapitali.al/

Etiketa: barnafarmaciilaceshendetesia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Këto ilaçe t’i bëjnë këmbët si balerinë”, si përballen të moshuarit me dezinformimin?

17:42 : 13/06/2026
AKTUALITET

Barnat më shtrenjtë se rajoni, analiza nxjerr diferenca të forta në çmimet e medikamenteve

21:23 : 09/06/2026
AKTUALITET

Farmacitë dhe depot ‘në lupë’, qindra milionë lekë penalitete për abuzime me barnat

08:23 : 30/05/2026
AKTUALITET

Sezoni i alergjive/ Mjekët: Ilaçet e parekomanduara mund të rëndojnë pacientët

16:50 : 25/04/2026
AKTUALITET

Rriten importet e ilaçeve/ KLSH ngre alarmin: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë

13:31 : 24/04/2026
BOTA

Konflikti në Lindjen e Mesme prek edhe ilaçet, rritet me 30% çmimi i paracetamolit

22:51 : 23/04/2026
Para

Sherr në qendër të Fierit, adoleshenti vritet me thikë

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet