• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gratë e sektorit fason paguajnë një çmim të lartë për forcimin e lekut

Kritikët thonë se qeveria nuk është duke bërë mjaftueshëm për të mbrojtur eksportuesit e produkteve tekstile nga forcimi i shpejtë i monedhës shqiptare. Shumica e punëtorëve të kësaj industrie janë gra që rrezikojnë të rrëshqasin në varfëri.

19:16 : 09/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nazmia punon në sektorin e tekstileve prej vitit 2017, fillimisht në qytetin bregdetar të Durrësit dhe më pas në Tiranë, duke prodhuar rroba për eksport. Gjithsesi gjatë muajit të fundit, 58-vjeçares dhe kolegeve të saj u është thënë në disa raste që të mos shkojnë në punë, pasi nuk ka asgjë për të bërë.

“U ktheva të hënën, por nuk e di se si do të shkojë,” thotë ajo.

Për gratë shqiptare si Nazmia, industria fason është një punëdhënës i rëndësishëm, por i goditur nga rritja e vlerës së monedhës shqiptare, Lekut. Në vitin 2016, një euro vlente 140 lekë; në janar të këtij viti vlente 117 lekë, ndërsa këtë javë zbriti në rekordin e 104 lekëve.

Disa kritikë thonë se forcimi i lekut është pasojë e sasive të mëdha të parave të pista në euro që pastrohen në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e rritjes ekonomike është e nxitur në sektorët e ndërtimit dhe pasurive të patundshme, të cilët janë tejet të prirur për pastrim parash.

Lexo edhe:

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko e ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes për të fenuar rritjen e lekut, ndërsa qeveria i tha BIRN se ishte “në proces negociatash” me bankat për lëshimin e një garancie sovrane prej 4 miliardë lekësh për të mbështetur kompanitë fason që kanë nevojë për kredi.

Ndërkohë, gratë e punësuara në industrinë e tekstilit po paguajnë një çmim të lartë.

“Gratë që punojnë në sektorin fason janë shpesh të ekspozuara nga rreziku i varfërisë,” thotë Xhuljane Uku nga Instituti i Kritikës dhe i Emancipimit Social, ICSE, i cili do të publikojë një studim mbi fenomenin më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Ndërprerja e punës dhe orët e reduktuara të punës mund të shkaktojnë probleme në aftësinë për të mbuluar shpenzimet bazike të jetesës,” shtoi ajo për BIRN.

“Kjo mund ta përkeqësojë situatën e tyre ekonomike, duke sjellë mosmarrëveshje financiare dhe pasiguri për gratë dhe familjet e tyre dhe duke i futur ato në një cikël nga i cili vështirë se mund të dalin sërish”.

Për gratë e qyteteve të vogla, vështirësia është edhe më e madhe.

“Mbyllja e fabrikave fason apo reduktimi i numrit të punonjësve në zonat periferike nënkupton që këto punonjëse mund ta kenë të vështirë të gjejnë një punë tjetër krahasuar me qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora apo Shkodra, të cilat ofrojnë më shumë diversitet në tregun e punës,” shtoi Uka.

Industri e paqëndrueshme

Sipas të dhënave qeveritare, sektori fason punëson rreth 43 mijë persona. Por PROEKSPORT ALBANIA, e cila përfaqëson rreth 700 kompani të prodhimit të rrobave dhe këpucëve vlerëson se numri është rreth 70 mijë.

Vetëm gjatë këtij viti, 4 mijë prej tyre e humbën vendin e punës, i tha BIRN Edvin Prençe, kreu i organizatës.

“Sektori i prodhimit të rrobave dhe këpucëve është duke u përballur me një kohë të vështirë dhe me porosi të reduktuara, pasi me kostot e shtuara tashmë e ka humbur konkurrueshmërinë në krahasim me vendet e tjera prodhuese,” tha ai.

“Mendoj se një qeveri e përgjegjshme, në kohë normale, krijon politika ekonomike për të mbështetur dhe dhënë shtysën e nevojshme sektorëve eksportues,” shtoi Prençe.

“Ajo që nevojitet është lehtësimi i politikave fiskale, mbështetje me likuiditet për rinovimin e impianteve prodhuese, likuiditet për blerjen e lëndëve të para, certifikimi i produkteve dhe promovimi në panairet ndërkombëtare”.

I pyetur për ndikimin social, Prençe tha se zonat rurale janë më të goditurat për shkak se punësimi varet nga sektori fason.

“Më të prekur janë punonjësit në prag të pensionit me produktivitet dhe aftësi profesionale të ulëta dhe shumica e këtyre fabrikave janë në zonat rurale, ku nuk ka mundësi të tjera të zhvillimit ekonomik,” tha ai.

Në mungesë të ndërhyrjes së shtetit, impakti social do të përkeqësohet, paralajmëroi Prençe, ndërsa bëri thirrje që çështja të shihet si një “problem kombëtar dhe jo si një problem sektorial”.

Eksportuesit e prodhimeve tekstile kanë bërë thirrje të vazhdueshme për mbështetje qeveritare. Në shkurt, qeveria rishikoi buxhetin për të miratuar një garanci sovrane prej 4 miliardë lekësh, rreth 38.5 milionë euro, për kreditë bankare të kërkuara nga sektori fason.

“Oferta e qeverisë nuk është e mjaftueshme,” tha Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkim Ekonomik, një think tank me bazë në Tiranë.

“Masat e prezantuara nga qeveria janë jo vetëm të pamjaftueshme, por edhe jashtë kontekstit, pasi industria tekstike nuk është një industri e zhvilluar, por një industri në mbijetesë,” tha Preçi, ndërsa shtoi se qeveria duhet të zhvillojë politika për ta ndihmuar atë që të prodhojë lëndën e parë në vend si dhe në kualifikimin e fuqisë punëtore./Reporter.al

Etiketa: ekonomifasoneriForcimi i Lekutpapunesivarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

09:25 : 12/08/2025
BOTA

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kompjuter në shtëpi, kryesojnë Tirana dhe Korça, bashkitë e vogla ende larg teknologjisë

13:16 : 07/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë

13:23 : 04/08/2025
AKTUALITET

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për të lypur

14:07 : 18/07/2025
AKTUALITET

Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

08:57 : 10/07/2025
Para

Biden drejt ndalimit të ‘TikTok’: Do ta firmos ligjin nëse votohet nga Kongresi

TË GJITHA

Dëmet në blegtori nga zjarret/ Janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta

17:06 : 14/08/2025

Shqipëria U17 nuk u ndahet humbjeve, Italia shënon 6 gola në miqësoren e dytë

17:04 : 14/08/2025

Marvin Çuni: Te Sampdoria me ambicie të mëdha, Italia është shtëpia ime

16:55 : 14/08/2025

EMRI/ Doli të kërkonte qenin, humbet 56-vjeçari në Gjinar, dyshohet se ka rënë në kanion

16:55 : 14/08/2025

U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, Gjykata e Tiranës liron Eduart Lamin

16:48 : 14/08/2025

Gjendet një mjet shpërthyes një pyll në Greqi, autoritetet: I përket një shqiptari me të shkuar kriminale

16:41 : 14/08/2025

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ “Audi” nxjerr jashtë rruge furgonin, një person i plagosur

16:36 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com