• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden dhe Trump fillojnë betejën në Xhorxhia

20:55 : 09/03/2024
në BOTA

Fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 fillon të shtunën, aty ku gara u ndal në vitin 2020. Ose më saktë, aty ku nuk përfundoi ndonjëherë.

Presidenti Joe Biden dhe kandidati republikan për president Donald Trump do të bëjnë fushatë në Xhorxhia. Dy kandidatët kanë akuzuar njëri-tjetrin prej javësh se përbëjnë rrezik për demokracinë, por të shtunën, për herë të parë këtët vit, ata do të ndodhen njëkohësisht në këtë shtet të rëndësishëm për betejën zgjedhore.

Ndoshta nuk mund të ketë një shtet tjetër ku do të ketë konkurencë më të fortë se sa në Xhorxhia për zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit. Xhorxhia favorizoi zotin Biden në zgjedhjet e vitit 2020 dhe ishte në qendër të pretendimeve të pavërtetuara të zotit Trump se pati manipulime të gjera. Ai përballet me akuza penale në këtë shtet për përpjekjet për të ndërhyrë në procesin e numërimit të votave.

Zoti Trump pritet të sigurojë emërimin si kandidat zyrtar i partisë së tij të martën, kur Xhorxhia, së bashku me Havajin, Misisipin dhe Uashingtonin do të mbajnë zgjedhjet e tyre paraprake.

Lexo edhe:

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

Të enjten Presidenti Biden mbajti në Kongres fjalimin për gjendjen e vendit, ku kritikoi gjerësisht ish Presidentin Trump, duke e akuzuar atë se po rrezikon demokracinë, se po sillet me servilizëm ndaj Rusisë dhe se po saboton reformën dypartiake për emigracionin.

Sidoqoftë, Presidenti Biden vazhdon të përballet me reagime kundër ndër radhët e demokratëve për mbështetjen e vendosur që i dha Izraelit në luftën kundër Hamasit në Gazë. Kjo pakënaqësi mund të reflektohet tek votimet në Xhorxhia të martën.

Një sërë grupesh në Xhorxhia kanë filluar një fushatë përmes së cilës u bëjnë thirrje votuesve që t’i hedhin fletëvotimet bosh të martën, në vend që të votojnë për zotin Biden, duke shpresuar se mund t’i dërgojnë kështu një mesazh Shtëpisë së Bardhë që të rishqyrtojë mbështetjen e saj për Izraelin.

Ish Presidenti Trump mban të shtunën në mbrëmje një tubim në qytetin Rome, të Xhorxhias, një bastion konservator në këtë shtet, në zemër të distriktit të ligjvënëses republikane Marjorie Taylor Greene, një aleate e vendosur e ish Presidentit Trump.

Presidenti Biden do të ketë një aktivitet në mbrëmje në zonën e Atlantas, në Xhorxhia, ku pjesët urbane që po zgjerohen me shpejtësi, shihen si një element thelbësor për shpresat e demokratëve në këtë shtet./VOA

Etiketa: donald trumpJoe Biden

Lajme të lidhura

BOTA

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026
BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
BOTA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026
BOTA

Nga Donald Trump te Giorgia Meloni, publikohet “lista e hakmarrjes” në Iran

21:06 : 12/07/2026
BOTA

Djali i Trump humb 600 mln dollarë në kompaninë e kriptovalutave

22:12 : 10/07/2026
BOTA

Mbyllet Samiti i NATO-s, Trump ndryshon qëndrim për aleatët në minutën e fundit

09:29 : 09/07/2026
Para

Uzuni dopietë, por Granada bie në 10 minutat e fundit

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş