• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Teuta, Peposhi “qan” Kupën: Ishim 20 sekonda larg gjysmëfinales

23:42 : 08/03/2024
në SPORT

Teuta u eliminua nga Kupa e Shqipërisë në mënyrë dramatike. Deri pak sekonda para fundit të ndeshjes me Tiranën ishte e kualifikuar, por në atë moment pësoi gol dhe pastaj “ruleta” e penalltive ishte në favor të kundërshtarit në “Elbasan Arena”.

Mesfushori Ergys Peposhi, i cili në atë ndeshje shënoi dy penallti, në një intervistë për “Panorama Sport”, shpreh keqardhjen për atë eliminim të dhimbshëm dhe thekson se skuadra duhet të mbledhë forcat për takimin e kampionatit me Dinamon.

Peposhi, si do ta komentonit eliminimin nga Kupa e Shqipërisë më penallti?
Ishim vetëm 20 sekonda afër gjysmëfinales dhe të vjen shumë keq që jemi eliminuar. Të vjen akoma më shumë keq kur luan më mirë se kundërshtari, krijon raste për ta mbyllur ndeshjen dhe në fund ndëshkohesh. Ky lloj eliminimi të dhemb, penalltitë janë pak a shumë 50 me 50. Do të thosha se u eliminuam për gabimet tona më shumë sesa për meritë të kundërshtarit.

Sa mund të ndikojë ky eliminim në kampionat?
Nuk meritonim të largoheshim, por i tillë është futbolli. Duhet të mësojmë nga dështimet, duhet të jemi më të fortë. Tani synimi ynë është të fitojmë ndeshjen me Dinamon e më pas të arrijmë objektivin minimal, të dalim nga zona e ftohtë e renditjes. Teuta ka karakter dhe jam i bindur se do të rikthehemi më të fortë.

Çfarë ndeshjeje prisni ndaj Dinamos?
Së pari duhet të rikuperojmë forcat, sepse kampionati është shumë i gjatë. Me Dinamon do të jetë një sfidë e vështirë. E konsiderojmë si ndeshje radhe, pa humbur respektin për kundërshtarin. Teutës i duhet të fitojë ndeshjet e kampionatit për të mos e diskutuar qëndrimin në Superiore.

Lexo edhe:

Një autogol i jep fitoren Teutës përballë Bylisit dhe e mban mes pretendentëve

Elbasani zhgënjen në shtëpi, ndalet në barazim me Teutën, të dy ekipet ende pa humbje

A do ta pranonit edhe një barazim me Dinamon, ju vlen në këtë situatë?
Teuta, siç e përmenda, ka karakter dhe mund të fitojë çdo ndeshje. Nuk mund të kënaqemi me barazimin, do të kërkojmë maksimumin në këtë takim. E kemi studiuar Dinamon, ja dimë pikat e forta dhe pikat e dobëta. Do të jetë një përballje interesante besoj.

Teuta noton në ujëra të turbullta, kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje nga fundi. Sa shpresë keni se do të ringriheni?
Nuk kam asnjë dyshim për potencialin që kemi si skuadër. Kemi treguar se mund të kalojmë situata të vështira dhe duhet të garojmë vetëm me veten.

Etiketa: Ergys Peposhiteuta

Lajme të lidhura

SPORT

Një autogol i jep fitoren Teutës përballë Bylisit dhe e mban mes pretendentëve

19:22 : 05/10/2025
SPORT

Elbasani zhgënjen në shtëpi, ndalet në barazim me Teutën, të dy ekipet ende pa humbje

21:14 : 27/09/2025
SPORT

Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi

17:18 : 17/09/2025
SPORT

Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e renditjes, Vora “i prish festën” Teutës

21:13 : 14/09/2025
SPORT

Zyrtare/ Teuta ndërhyn në merkato, një 24-vjeçar për sulmin e durrsakëve

16:19 : 30/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Teuta bën merkato te Dinamo, afron mesfushorin 28-vjeçar

15:51 : 22/07/2025
Para

Parashikimi i motit për fundjavën

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com