• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrim prej vitesh i Veliajt/ Kur do ketë shkollë zona e mbipopulluar e Astirit?

17:26 : 08/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Njësia 14, e njohur si Astiri, në Tiranë nuk ka ende një shkollë të re. Në prill të vitit të kaluar, kryebashkiaku Erion Veliaj ricikloi premtimin e pambajtur elektoral në dy mandate, se zona me 70 mijë banorë do të ketë shkolla. Një vit nga zgjedhjet e 14 majit ku fitoi mandatin e tretë, vetë Veliaj pranon se zona ende nuk ka një institucion arsimor. Pasojat i vuajnë mijëra nxënës dhe prindër të zonës që detyrohen të paguajnë për transportin, të sfidojnë mësimin me turne dhe një pakicë që i ka mundësitë, të paguajë shkolla jo publike.

Në fushatën e zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke kërkuar votat për mandatin e tretë, ricikloi premtimin e pambajtur në 8 vite dhe u zotua se në zonën e Astirit do ndërtoheshin 5 shkolla të reja.

“Ne do të bëjmë 5 shkolla në Astir që do t’i ketë zili e gjithë dynjaja”, deklaroi Veliaj.

Në një artikull të publikuar në mars 2023 në Faktoje tregohet se 8 vite pas premtimit të Veliajt, shkolla 9 vjeçare jo vetëm që nuk ishte ndërtuar, por kishte devijuar gjurma ku ishte planifikuar të ngrihej objekti arsimor.

Ne vendosëm të bëjmë një tjetër verifikim, nëse brenda një viti ka nisur ose jo ndonjë shkollë në njësinë administrative 14, që identifikohet si zona e Astirit.

Lexo edhe:

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

Fillimisht iu drejtuam me një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës më 24 janar të këtij viti, por edhe pse janë shkelutr të gjitha afatet ligjore, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk morëm përgjigje.

Në fund të janarit të këtij viti, u rikthyem në terren për të verifikuar nëse kishte ndonjë shenjë të nisjes së ndërtimit të ndonjë shkolle në këtë njësi. Sipas premtimeve të Veliajt, gjurma e planifikuar për ndërtimin e shkollës 9 vjeçare shtrihet pranë zonës së njohur si KMY. Toka që përkon me gjurmën ishte e rrethuar, por nuk kishte asnjë tabelë informuese nëse aty do të ndërtohet një objekt arsimor. Banorë të zonës thanë për Faktoje se nuk kanë ndonjë njoftim për ndërtim shkolle aty, madje shprehen pesimistë se kjo gjë do të ndodhë.

“Për 100 vjet nuk bëjnë shkollë këtu. Kemi dëgjuar shumë premtime, do e nisim këtë vit, do e nisim vitin tjetër. Dhe çfarë bënë?! Asgjë…”-shprehet Dorina, nënë e dy fëmijëve, 7 dhe 11 vjeç.

“Në të gjithë këtë pellgun tonë nuk ka shkollë të re, ndërsa pallatet dhe banorët shtohen përditë”, thotë një tjetër banor i zonës.

Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, më 23 shkurt të këtij viti pranoi se në Astir nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re, megjithatë ai sërish ‘dha shpresë’ se kjo do të ndodhë, por se kur, nuk dihet.

“Do të fillojmë edhe me ndërtimin e shkollave të reja, kemi dy hapësira, te xhepi që është krijuar aty ku rregullohet-sistemohet Lana dhe në diskutim me privatët që i kemi kushtëzuar, po do ta jap lejen, po tokën e lirë do ia japësh bashkisë që të bëjë shkollat e reja.

Dhe shkollat e reja në të dy anët e Lanës dhe të autostradës së Unazës së Madhe, zgjidhin përfundimisht edhe rritjen e popullsisë që do të vijë padyshim me zgjatimin e Lanës dhe me riparimin e saj. Dhe te zona e Astirit që gjithsesi është mbrapa dhe akoma nuk ka shkollat e para”-theksoi Veliaj.

Rregullorja për shkollat pranë qendrave të banuara

Sipas të dhënave zyrtare, njësia administrative 14, ku përfshihen lagjet Astir, Yzberisht, Kashar, kapërfshin një popullsi mbi 70 mijë banorë.

Nga ana tjetër, Rregullorja e Planifikimit të Territorit e kërkon që zona e banuar duhet të ketë shkollën 9 vjeçare, jo më larg se 500 metra dhe gjimnazin apo shkollën e mesme, jo më larg se 1000 metra.

Shumë premtime për Astirin, zero shkolla

Që prej vitit 2015, janë shënuar premtime pa fund për ndërtimin e shkollave në këtë zonë, sidomos gjatë fushatave zgjedhore.

“Ne angazhohemi të ndërtojmë një kopësht dhe një shkollë 9-vjeçare të re në zonën e Unazës së Re në Yzberisht pranë KMY, sepse aty është nevoja më e madhe për të pasur lehtësimin e shkollave të Kombinatit nga dy turnet që kemi sot”- deklaroi  Veliaj në 25 maj 2015.

Në mars të vitit 2023, pas një hendeku kohor prej 8 vitesh dhe premtimeve të shkelura, ai tha: “Aty do të kemi dy shkolla, një në Astir, dhe tjetra do të jetë te rruga e re e zgjatimit të Lanës, mes autostradës dhe Lanës, që bie në kufirin e Njësisë 7, por i shërben kryesisht zonës së lagjes 14”.

Në prill 2023 duke justifikuar mungesën e shkollave në zonë me luftën në Ukrainë Veliaj tha:

“Jam krenar që kemi bërë 40 shkolla, por nuk kemi mundur të mbarojmë lotin e fundit për shkak të kushteve të krijuara nga lufta në Ukrainë. Janë 5 shkolla në Astir-Kashar-Yzberisht, 2 te Liqeni i Thatë dhe 2 në Sauk dhe 1 te Akademia e Policisë”, deklaroi kryebashkiaku.

Në 23 dhjetor 2023 ai bëri të ditur se ishte buxhetuar ndërtimi i shkollave në Astir, por siç pranoi vetë në shkurt 2024, asnjë shkollë nuk ka nisur të ndërtohet atje.

Në një nga intervistat e dhëna në televizionin ABC News, sfida e lëshur nga Veliaj është: “Nuk do e lë këtë Bashki pa zgjidhur Astirin!”

/Faktoje

Etiketa: astirmashtrimmbipopulluarshkolleVeliajyzberisht

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

12:58 : 27/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Merrte kredi duke mashtruar nëna me fëmijë të mitur, arrestohet 33-vjeçarja

14:11 : 26/06/2025
AKTUALITET

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

12:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

17:09 : 25/06/2025
Para

Dhunonte vazhdimisht nënën e tij, dënohet me burg shqiptari në Greqi

TË GJITHA

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

14:01 : 28/06/2025

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

13:46 : 28/06/2025

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:03 : 28/06/2025

Shkrumbohen nga zjarri 4 rulota në Tiranë

12:52 : 28/06/2025

Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

12:47 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com