• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga bizhuteritë tek udhëtimet/ ‘7 Marsi’ i kushtueshëm dhe stresues për prindërit shqiptarë

08:01 : 07/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Po ta dinin që 7 Marsi 1887, i cili shënon hapjen e Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, do të mbetej në histori si festa e mësuesit, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi etj., do të ndiheshin të nderuar si mësues të devotshëm.

Por që kjo ‘festë’ do komercializohej aq shumë, sa një ‘faleminderit’ do zëvendësohet me dhurata të çmuara, nuk do t’ua kishte marrë mendja kurrë.

Tashmë, 137 vite më vonë, ndikimi i tregut e ka shndërruar gradualisht këtë ditë të shënuar në një ‘spektakël’, më shumë të lidhur me tregtinë dhe konsumin, sesa me kuptimin origjinal.

Në një kohë kur rrjetet sociale dhe media krijojnë presion për të festuar me shumë shfaqje dhe shpenzime, 7 dhe 8 Marsi në Shqipëri tashmë janë transformuar në një ditë që përfaqëson një kthesë nga tradita e përshëndetjes personale dhe dashurisë ndaj rolit të mësuesit dhe nënës, në ditë të përqendruar në blerje dhe shpenzime masive.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme të shohim në detaje se si këto ditë të shënuara po evoluojnë, duke u bërë pjesë e një realiteti të ri, të një shoqërie ku konsumi dhe tregtia kanë një peshë të rëndësishme.

Lexo edhe:

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

Krim pasioni! Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, të përfshirë dhe 2 shqiptarë

Në një vëzhgim në treg, përveç dhuratave tradicionale si lule, bizhuteri e aksesorë, kanë nisur dhe forma të tjera të dhuratave. Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë një sërë mjetesh për dhënien dhe marrjen e dhuratave, si kuponat elektronike, karta për blerje etj.

Në biseda të ndryshme me prindër në disa shkolla në kryeqytet, raportohet se disa prindër kanë dhuruar edhe para për mësuesit. Të tjera organizime përfshijnë edhe udhëtime jashtë shtetit për to.

Gama e dhuratave të tjera të konsideruara janë: libra apo kuponë për blerje librash në vlerë 2000-3000 lekë; bizhuteri që nisin nga 2500 deri në aksesorë prej ari që arrijnë 20 mijë lekë; tufa lulesh prej 1500-3500 lekë, shpesh të shoqëruara e me një zarf me vlera monetare ose një dhuratë tjetër simbolike; forma grumbullimi parash që dhurata të blihet e përbashkët, ku shuma që kontribuonte secili nxënës ishte 1000-1500; kuponë në dyqane të caktuar qoftë aksesorësh por edhe të orendive shtëpiake; udhëtime, kryesisht brenda vendit, në destinacione të afërta me pagesë hoteli etj. Te format e tjera të dhuratave përfshihen: parfume ose paketime në formë setesh kozmetike, që nis nga 2500 lekë. Gjithashtu, artikuj mode si çanta elegante, portofola, syze dielli ose rripa janë ndër format e tjera të dhuratave individuale që bëhen në 7 mars, vlera e të cilave nis nga 2000 lekë.

Komercializimi i “dhënies së dhuratave” është bërë një problem kaq i madh social, saqë disa prindër ‘ankohen’ që humbi vlera e vërtetë e ditës, që një dhuratë modeste për vlerësimin e përkushtimit të mësimdhënies nuk ekziston më.

Sipas tyre, ka figura mësuesish modestë dhe të pacenuar nga ky fenomen, por janë presionet sociale që të mos mbetet fëmija jashtë rryme, që i nxit të jenë pjesë e këtij komercializimit.

Kjo datë është shndërruar në një ‘garë sociale” që ushtron presion mbi fëmijët dhe prindërit, duke ekspozuar dallimet financiare midis shokëve të klasës dhe duke çuar në përplasje midis prindërve për qëndrimet ndaj dhuratave të papërshtatshme dhe përballueshmërisë për t’i ofruar ato.

/Monitor.al/

Etiketa: 7 marsidhuratafestëluksimesuesprindershkollashqiptarevarferia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025
AKTUALITET

Krim pasioni! Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, të përfshirë dhe 2 shqiptarë

13:49 : 17/07/2025
RAJONI

EMRAT/ Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë

11:50 : 17/07/2025
AKTUALITET

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

11:12 : 15/07/2025
BOTA

Gjermania propozon kufizim e fëmijëve emigrantë në shkolla

08:52 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Spiunazh” me informacione nga bursa, dënohen me burg shqiptarët vëlla e motër në Londër

12:35 : 13/07/2025
Para

Me sa 'shiten-blihen' Dollari dhe Euro, çfarë ndodh sot me këmbimin valutor

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com