• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekstradimi i “Baronit të Drogës”/ Gazetari: Kishte miqësi me politikanë të rëndësishëm

21:33 : 07/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për ekstradimin nga Kosova të Gëzim Çelës, një personazh i botës së krimit, të cilin gazetari e cilëson si një person me lidhje shumë të forta jo vetëm në zonën ku operonte, por edhe lidhje të forta me politikanë të rëndësishëm dhe autoritete të zbatimit të ligjit.

Hoxha tha se Çela është ndër personat më të vjetër në botën e krimit dhe ka arritur të qarkullojë i lirë në Shqipëri, për shumë kohë edhe pse ishte në kërkim.

Lidhur me aktivitetin kriminal të Çelës, Hoxha tha se ai ka patur edhe laboratorë të përpunimit të heroinës, ndërkohë që vetëm në ngjarjen e fundit me velierën e djegur në det, bëhej fjalë për një sasi prej 2.5 ton heroinë.

“Ditën e sotme u ekstradua nga Kosova, Gëzim Çela. Ai u arrestua në fshatin Dardani pranë Ferizajt, në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria dhe një shtetasi të Kosovës. Ka qenë në kërkim për një kohë të gjatë. Ajo që i krijoi një mit dhe aureolë, është fakti që edhe pse ishte në kërkim, ka qendruar në Shqipëri, ka bërë biznes, ka patur lidhje të forta, me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe me politikën.

Në fakt karriera e tij është shumë e gjatë, nga ata që mund të quhen edhe themelues të krimit të organizuar. Ka historik që pas viteve 90’. Ka qenë pjesëtar i forcave speciale, ka punuar edhe në policinë kriminale, ka qenë shoqërues edhe i titullarëve. Në fillim të viteve 2000 fillojnë historitë me policinë shqiptare. Në Itali është akuzuar në vitet 90’ edhe për vrasjen e dy karabinierëve, pas një përplasje.  Në Shqipëri u arrestua për llogari të palës italiane. Pritej dënim i rëndë, u përpoq të pengojë ekstradimin.

Lexo edhe:

Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi, ka video…

EMRI/ Justifikimi i shkodranit për t’i shpëtuar ekstradimit nga Britania: Burgjet janë të mbipopulluara

Kujtoj emrin “baroni i drogës” ia kemi vënë, sepse na duhej titulli i faqes së parë, nuk kishte hapësirë mjaftueshëm dhe të gjithë akuzat e tij ishin të gjata, e vetmja akuzë që nuk kishte ishte trafiku i drogës, dukej sikur ia parashkruam atë që do ti ndodhte. Edhe pse u dënua, arriti të lirohet sepse siguroi një epikrizë, që provonte se rrezikonte jetën pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. U largua në Turqi për trafik heroine dhe bëri burg atje. U soll pastaj në Shqipëri, ka qendruar pak kohë dhe u shpall në kërkim. Vijmë pastaj te ngjarjet e fundit. Fusha e veprimit ka qenë zona e Fushë Kuqes, Kurbini, Lezhë dhe Tiranë. Është njeri me lidhje shume të forta dhe reputacion shumë të fortë në zonën e vet. Ka patur shumë njohje policore, njeri me shume ndikim në zonë.

Gjatë një operacioni të 15 gushtit të vitit të kaluar, mori pjesë DEA, anti-mafia italiane, Frontex, një agjenci tjetër që merret me monitorimin e hapësirave detare dhe u gjet një velierë, kur po bëhej shkëmbimi. Ishte në përdorim nga dy shtetas ukrainas. Po bëhej shkëmbimi i lëndës narkotike, pasi ishin dy gomone, ka qenë operacion i gjerë ndërkombëtar. Bëhej fjalë për një shkëmbim prej 2.5 ton heroinë nga Turqia, kryesisht ka qenë i specializuar, i është kapur edhe më parë laborator në Fushë Kuqe për përpunimin e heroinës. Në Kosovë ka patur bashkëpunëtor shumë të fortë. Gjatë operacionit “flakë në det”, veliera u dogj. Ukrainasit i vunë zjarrin velierës që të mos kapej.

U bë një operacion i dytë dhe u arrestua shefi i komisariati i Kurbinit, që rezultoi lidhje e afërt e Gëzim Celës. Megjithë prognozën që të bëra, Gëzim Çela nuk është njeri që kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë. Kam zero shpresë, që autoritetet tona ta thyejnë. Ai njeh mirë policinë, botën e krimit, linjat ndërkombëtare të trafikut, është njeri që ka patur laborator.

A di shumë ky? Patjetër. Një rast ka patur një vaki, ndërroi jetë nëna e tij, ai ishte në kërkim, por ndodhej në varrim dhe aty ka patur rreth 3 mijë vetë. Gëzim Çela ka qenë faktor i rëndësishëm në fushatat elektorale. Kam nxjerrë imazhe që mjetet e Gëzim Çelës kanë qenë me flamuj. Përpiqej të krijonte lidhje me forcën ne pushtet, për të krijuar lehtësira dhe të vijonte aktivitetin. Kishte aftësi mbreslënëse korruptuese. Kishte shumë impakt te zyrtarët e shtetit dhe policisë, te prokurorët, gjyqtarët.

Ai nuk kishte bindje por ka patur miqësi me politikanët më të rëndësishëm të vendit, qoftë edhe duke i takuar personalisht. Nuk mund të bëhesh njeri i rëndësishëm në këto nivele të kësaj bote, pa patur lidhje politike dhe pa korruptuar njerëzit e zbatimit të ligjit. Është interesante si do të shkojë procesi, SPAK do të tentojë të bëjë edhe identifikim të pasurive të tij. Do të jetë betejë e fortë, mbetet ta shohim. Në burgjet shqiptare besoj duhet të jetë te pesë persona më të rëndësishëm të arrestuar”, tha Hoxha.

Etiketa: artan hoxhabaroni i drogesekstradimigezim cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi, ka video…

15:00 : 09/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Justifikimi i shkodranit për t’i shpëtuar ekstradimit nga Britania: Burgjet janë të mbipopulluara

13:19 : 02/05/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Gazetari: Informacionet që ai dinte u kthyen në problem për dikë tjetër

15:29 : 01/05/2025
AKTUALITET

Artan Hoxha: Rama ka përdorur në mënyrë të frikshme paratë që të lobonte për veten e tij

22:47 : 30/04/2025
AKTUALITET

Hoxha: Vrasja në Lezhë s’ka lidhje me atentatin në Tiranë, kërkohet të devijohet e vërteta

12:30 : 21/04/2025
AKTUALITET

12 dështime në 12 vite

15:36 : 20/04/2025
Para

“Na dëgjon pasthirrmat”, fqinja i hyn në ballkon me ndërtim pa leje

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com