• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE: Industria e armatimit të bëhet më efikase dhe e pavarur

Komisioni i BE-së ka synime ambicioze për industrinë evropiane të armatimit. Po sa realiste janë ato?

08:24 : 06/03/2024
në BOTA

Zgjerimi masiv i prodhimit evropian të armëve dhe më shumë pavarësi nga SHBA: ky është qëllimi i një strategjie të shumëpritur për mbrojtjen që Komisioni i BE-së prezantoi në Bruksel. “Ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Margrethe Vestager – pavarësisht nëse Donald Trump do të bëhet sërish President i SHBA. Trumpi ka kërcënuar se nuk do t’i mbrojë më evropianëtnëse fiton zgjedhjet në nëntor.

Më shumë armë “Made in Europe” dhe pavarësi më të madhe nga prodhuesit ndërkombëtarë të armëve si SHBA dhe Koreja e Jugut janë thelbi i strategjisë së re, të cilën Vestager e prezantoi së bashku me Komisionerin për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton dhe Përfaqësuesin e Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Margrethe Vestager
Margrethe VestagerFotografi: Kenzo Tribouillard/AFP

Që prej fillimit të luftës së agresionit të Rusisë në Ukrainë dy vjet më parë, vendet e BE-së i kanë blerë në SHBA 70 për qind të armëve që kanë dërguar në Ukrainë, u tha në Bruksel. “Aftësia e përmirësuar për të vepruar do të na bëjë një aleat më të fortë të NATO-s”, tha Margrethe Vestager duke theksuar se evropianët do të vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë NATO-s.

Më shumë buxhet për mbrojtjen 

Lexo edhe:

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

Protesta kundër ligjit për gjinitë e reja, Pano: Nuk është detyrim për BE-në, 21 vende nuk e kanë

Projektligji për një Program Evropian të Industrisë së Mbrojtjes (European Defense Industry Programme, EDIP) kërkon që shtet anëtare të planifikojnë shumë më tepër para për armatimin dhe mbrojtjen krahasuar me më parë: deri në vitin 2030 ato duhet të shpenzojnë “të paktën 50 për qind të buxhetit të tyre të prokurimeve për mbrojtjen brenda BE-së. Deri në vitin 2035 kjo shumë duhet të jetë madje 60 për qind.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë konferencës për strategjinë e armatimeve
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë konferencës për strategjinë e armatimeveFotografi: Yves Herman/REUTERS

Përveç kësaj deri në vitin 2030 shtetet e BE-së duhet të blejnë së bashku të paktën 40 për qind të pajisjeve të tyre për mbrojtjen. Në vitin 2007 BE-ja kishte vendosur për këtë një objektiv vullnetar prej 35 përqind, por  aktualisht 27 vendet anëtare janë shumë larg kësaj, pavarësisht nga lufta e agresore e Rusisë në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen shtoi në shërbimin online X “shtetet anëtare të BE-së nuk duhet të shpenzojnë domosdoshmërisht më shumë, por duhet të koordinohen “më mirë në nivel evropian” lidhur me shpenzimet e mbrojtjes.

Rezerva nga vendet anëtare

Sipas përfytyrimeve të BE-së i nevojshëm është krijimi i një fondi evropian për mbrojtjen me vlerë 100 miliardë euro. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner e ka refuzuar vazhdimisht një instrument të tillë të financuar nga borxhet e BE-së. Kurse presidenti francez, Emmanuel Macron dhe vende si Belgjika apo Estonia e mbështesin atë.

Josep Borrell gjatë konferencës për strategjinë e armatimeve
Josep Borrell gjatë konferencës për strategjinë e armatimeveFotografi: John Thys/AFP/Getty Images

Financimi i programit të propozuar tani për industrinë e mbrojtjes do të jetë shumë më modest, edhe për shkak të rezervave nga pala gjermane. Komisioni i BE-së propozon fillimisht që nga buxheti i BE-së të bëhen deri në vitin 2027 subvencione deri në 1.5 miliardë euro, si dhe të hiqet TVSH-ja për prokurimin e përbashkët të armëve. Kjo nuk është e mjaftueshme, tha Vestager, megjithatë, paratë mund të shërbejnë si nxitje për investime nga shtetet anëtare.

Ukraina me status “sikur të ishte shtet anëtar”

Ukraina duhet të përfshihet në planet e armatimit “sikur të ishte shtet anëtar”, tha një zyrtar i BE-së. Si model për këtë do të shërbejë bashkëpunimi për municionet e artilerisë, për të cilat ka prej gati një viti një nismë të përbashkët prokurimi.

Megjithatë planet për municionin dështuan. BE mund të dërgojë në Ukrainë vetëm rreth një të tretën e një milion plumbave të premtuar deri në fund të marsit, siç konfirmoi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell. “Ne kishim shpresuar për një pjesëmarrje më të madhe nga vendet anëtare”, tha spanjolli Borrell./DW

Etiketa: armatimeBE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025
AKTUALITET

Protesta kundër ligjit për gjinitë e reja, Pano: Nuk është detyrim për BE-në, 21 vende nuk e kanë

19:52 : 06/11/2025
AKTUALITET

Tabaku: Shqipërisë i duhen dekada për të arritur standardet e BE-së

18:57 : 06/11/2025
AKTUALITET

Investigimi: Narko-shteti i Edi Ramës po kërcënon Europën, BE ka mbyllur sytë

12:09 : 06/11/2025
RAJONI

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025
RAJONI

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

16:54 : 05/11/2025
Para

Arrestimi i Liam Osmanit në "BBV", momenti kur policia e priste në dhomën e surprizave - VIDEO

TË GJITHA

Vlorë/ Pajisja në një qendër votimi nuk njeh shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjejnë regjistrat

08:48 : 09/11/2025

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025

“Grupet LGBTQ në Shqipëri targetojnë të miturit dhe i shtyjnë drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve”

08:22 : 09/11/2025

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025

Edhe Kosova në zgjedhje/ Qytetarët në 18 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

07:56 : 09/11/2025

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

07:51 : 09/11/2025

Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote

07:45 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com