• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama tallet me pensionistët”, Blushi: Janë kategoria më e vjedhur dhe më e vuajtur

16:52 : 29/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, me anë të një deklaratë për mediat, deklaroi se qeveria e Edi Ramës është duke u tallur me pensionistët.

Blushi theksoi se pensionistët sot janë kategoria më e vjedhur, duke shtuar se meritojnë rritje reale të pensionit.

Ai shtoi se PL ka nisur një betejë pa kthim, që të garantohen të drejtat e pensionistëve, në fshat dhe në qytet.

Fjala e Tedi Blushit:

Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin për të luftuar varfërinë duke luftuar padrejtësitë, por në 11 vite në pushtet është faktuar si persekutori më i pashpirt i qindra mijëra pensionistëve shqiptarë, që sot mezi e mbyllin muajin me pensionet qesharake.

Lexo edhe:

Kursimet për pensione privat, ende në vlera modeste

Berisha: Pasuritë plaçkiten nga Rama-Balluku, pensionistët marrin thërrime

Braktisja dhe mungesa e vëmendjes ndaj kësaj gjenerate të nderuar, që aq shumë ka kontribuar për ndërtimin e vendit, është një nga krimet sociale më të mëdha të Qeverisë. Pensionistët nuk kanë qenë kurrë prioritet i Edi Ramës! Sepse në vend që t’u rriste pensionet dhe t’u garantonte shëndetësisë falas siç ua premtoi, “Rilindja” bëri pikërisht të kundërtën.

 

 

Jo vetëm i mashtroi pabesisht por prej 11 vitesh vazhdon i vjedh pa mëshirë, më shumë se çdo kategori tjetër, duke i zhytyr gjithmonë dhe më shumë në varfëri ekstreme. Rritja reale e pensioneve do të duhej të ishte në 75.5% në fund të vitit 2023, krahasuar me fundvitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet, por kjo nuk ka ndodhur.

Në zonat urbane pensioni mesatar i pleqërisë do të duhej të ishte sot në nivelin 26,332 lekë në muaj kur ndërkohë është 18,842 lekë. Ndërsa në zonat rurale sot pensioni i pleqërisë do të duhej të ishte në nivelin 14,477 lekë në muaj kur ndërkohë është 11,239 lekë në muaj.

Sot Qeveria i ka borxh secilit pensionist në qytet 7,489 lekë çdo muaj dhe secilit pensionit në fshat 3,238 lekë çdo muaj për shkak të mosindeksimit mbi bazën reale të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe barnave.

Por Edi Rama vazhdon të bëjë veshin e shurdhët!

Sot Qindra mijëra pensionistë, në qytet dhe fshat, kanë nevojë urgjente për rritje reale të pensioneve, për heqjen e 20% të TVSH-së për ushqimet bazë, për shërbime mjekësore falas në banesë dhe për mbulim të pagesës së barnave.

Në vend t’u përmbushë këto kërkesa bazike dhe plotësisht të realizueshme, pra në vend t’u rrisë pensionet, Edi Rama vazhdon dhe tallet, thellon përjashtimin social dhe braktisjen, dhe u sjell si risi pensionistëve, kartat bankare, pra tërheqjen e pensioneve në Banka.

Kur ndërkohë dihet se për shkak të problemeve të shëndetit, të vetmisë dhe varfërisë ekstreme mijëra pensionistë e kanë të vështirë të dalin edhe nga banesat.

Edi Rama është krenar që vjedh pensionistet me inceneratorë, koncesione dhe tendera, por rritje pensioni nuk u bën.

Programi shumë serioz i Partisë së Lirisë për pensionistët u jep përgjigje shumë të fortë dramës sociale dhe ndryshimit të jetës së tyre.

Partia e Lirisë ka propozuar tashmë një reformë konkrete, që aq shumë e kanë pritur dhe po kaq shumë e meritojnë ish-ushtarakët e nderuar shqiptarë, ish-mësuesit dhe ish-mjekët që aq shumë kanë sakrifikuar, ish-minatorët e përvuajtur, të gjitha nënat dhe gjyshet tona shtëpiake, si dhe ata që kanë mbushur moshën e pensionit por që nuk kanë patur mundësi të kenë plotësuar vitet e punës në shtet apo në privat.

Partia e Lirisë që ka prioritet kryesor dhe vëmendje të shtuar ndaj qindra mijëra pensionistëve shqiptarë:

Etiketa: pensionistetedi blushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kursimet për pensione privat, ende në vlera modeste

11:19 : 29/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Pasuritë plaçkiten nga Rama-Balluku, pensionistët marrin thërrime

19:38 : 07/05/2026
AKTUALITET

20 mijë lekë për të mbijetuar, pensionistët në Shqipëri me ‘sytë nga qielli’

21:03 : 24/04/2026
AKTUALITET

Bonusi për pensionistët dhe rritja e pagave, Berisha: Ja pse Rama mashtron

18:09 : 12/04/2026
RAJONI

Kosovë/ Pensionistëve kontributpagues do t’iu njihen diplomat edhe pas janarit 1991

16:58 : 25/03/2026
AKTUALITET

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

10:52 : 23/03/2026
Para

Tifozët "pushtuan" fushën dhe sulmuan arbitrat, Disiplina jep dënimin për Kukësin

TË GJITHA

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom