• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia e Tiranës harron të pastrehët e “5 Majit”, asnjë përfitues nga dy shortet e hedhura

14:57 : 29/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Në dy shorte të hedhura për shpërndarjen e apartamenteve në zonën e “5 majit”, emrat e ish–banorëve nuk figurojnë në listën e fituesve. Ata i humbën shtëpitë jo nga tërmeti i 26 nëntorit, por nga një vendim i qeverisë shqiptare për ndërtimin e “Tirana Riverside”, një qytet futurist që do të strehojë të dëmtuarit e tërmetit, por edhe mjaft institucione publike.

Për të pastrehët e tërmetit deri më tani janë hedhur dy shorte, një më datë 25 dhjetor 2021 dhe një më tre mars 2023 dhe në total janë shpërndarë 181 shtëpi banimi.

“Këtu kam pas shtëpinë unë, të vi tjetri të futet brenda këtu tek shtëpia ime, pa u fut unë akoma, është turp edhe për bashkinë, edhe për shtetin“ –  shprehet për Citizens, Shkëlzen Mëhilli, i cili e ka firmosur kontratën e shpronësimit me bashkinë e Tiranës.

Vendimi i kontestuar për prishjen e 170 banesave në zonën e “5 majit”, që nuk ishin dëmtuar nga tërmeti, krijoi një tjetër grup të madh të pastrehësh. Ky vendim la pa një çati mbi kokë 222 pronarë, një pjesë me banesa të hipotekuara dhe një pjesë tjetër në proces legalizimi.

Në një dalje publike të datës 20 janar 2022, në atë kohë zëvendës kryetar bashkie i Tiranës, Arbian Mazniku i premtoi banorëve të “5 Majit“se secili prej tyre do të kishte një objekt më të mirë dhe më të shtrenjtë, se ai që kishin aktualisht.

Lexo edhe:

Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut/ VIDEO

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

Çfarë ndodh realisht në zonën e “5 majit”?

Citizens Channel ishte në terren për të konstatuar se cilët janë banorët që kanë hyrë aktualisht në gjashtë godinat e përfunduara. Bashkia Tiranë konfirmoi se në zonën e re zhvillimore “5 Maji” po ndërtohen 15 godina (seksione) të reja, nga të cilat kanë përfunduar dhe janë kolauduar punimet në 6 godina, si dhe janë drejt përfundimit ose në proces punimet për 9 godinat e tjera.

“Rruga “Myslym Keta”, u dëmtuam nga tërmeti dhe erdhëm këtu, na strehoi bashkia këtu, njësia katër “- tha Eftali Zekaj.

Banorët që kanë përfituar një apartament të ri në këtë zonë, u përkasin njësive të tjera të prekura nga tërmeti në kryeqytetet, ku 40 pallate janë shembur deri tani.

Nisur nga fatkeqësia natyrore e 26 Nëntorit 2019, zona informale e 5 majit u parashikua të rindërtohej sipas projektit “Tirana Riverside“, i hartuar nga arkitekti italian Stefano Boeri. Ndërsa fokusi ishte strehimi i të pastrehëve nga tërmeti, një grupim i ri të pastrehësh është krijuar në qytet.

“Unë kam dal që me 14 tetor të 2021, edhe shtëpia që kam pas unë, është bë pallati, ka mbaru, tani pres që kur të vi ky shorteu, të na fusin, se aty ku e kisha vendin unë është gati shtëpia. Pse mos me hy tani?“- tha për Citizens Channel, Dritan Ahmetaj.

Banorët trajtohen me bonus qiraje prej dy vitesh, shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë kostot e qirasë së apartamenteve në kryeqytet.

“Unë paguaj katërqind mijë lekë qira, ujë, drita, bonus marr 180 mijë lekë“- thekson Mëhilli.

Emergjencë në prishje, rindërtim i ngadaltë

Edhe pse tashmë kanë kaluar dy vite nga shembja e shtëpisë së nënë Lizës, ajo ende arrin të dallojë ndër rrënoja shtyllat e betonit të shtëpisë së saj. Banesa e saj e re, ku jeton me qira, ka përballë pamjen e inerteve të pambledhura të shembjeve.

“Fiks e kam pas shtëpinë këtu, kolona e parë këtu dhe kolona andej, ky grumbull, tre shtëpi, dymbëdhjetë dhoma, gjashtë banjo, tash janë rresht përtokë, bë gërmadha“- tregon ajo.

Për herë të fundit banorët e 5 majit protestuan përpara Bashkisë Tiranë më 22 shkurt 2024. Dy prej tyre u thirrën në një takim me nënkryetaren e bashkisë, ku pati tentativa nga ana e bashkisë për ti bindur që të firmosnin kontratën e shpronësimit. Një pjesë e tyre vazhdojnë të mos pranojnë ta firmosin pasi e konsiderojnë të njëanshme.

“Ose më thuaj kur do ma japësh shtëpinë, në momentin që do më thuash do ma japësh shtëpinë filan ditë, filan orë, filan vend, atëherë shkojmë e bëjmë marrëveshjen“- analizon Gjin Nikolli.

Ai gjithashtu vlerëson se trajtimi i banorëve prej shumë kohësh me qira, teksa rindërtimi po zhvillohet me ritme shumë të ngadalta, tregon një shpërdorim të financave të buxhetit.

“Paguajmë qiranë kot, që del nga të ardhurat e mia, edhe nga të ardhurat e qytetarëve, që paguhen kot, në një kohë që kishim ndenj brenda dhe s’ka pas nevojë me u pagu“- përfundon ai.

Gjatë protestave në këto dy viteve të banorëve shumë prej tyre janë gjobitur dhe dënuar. Ivzi Hoxha, 62 vjeç, u dënua me një vit heqje lirie pasi kanosi kryeministrin Edi Rama në qershor të 2023.

Laureta Nikolli është e vetmja banore e lagjes “5 Maji” e cila është gjobitur për ndërtim pa leje, me një milion e dyqind e tetëdhjetë e katër mijë lekë, edhe pse në zonën e 5 majit janë identifikuar edhe 12 godina të tjera të cilat janë pa leje.

Etiketa: bashkia tiranefamiljemajinuk përfitojnëshortet e hedhurate pastreheVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut/ VIDEO

14:28 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
AKTUALITET

Një ‘kandidat’ për Tiranën, i krijuar nga Inteligjenca Artificiale

09:34 : 13/10/2025
AKTUALITET

Skenari: A do anullohen zgjedhjet në Tiranë dhe të emërohet Manastirliu kryetare e komanduar?!

12:36 : 11/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
Para

Arabia Saudite ekzekuton 12 të dënuar në dy ditë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 18 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 17/10/2025

Nga “tatuazhi i dashurisë” te mallkimet, 40-vjeçari shqiptar kthehet në makthin e ish-të dashurës virtuale

23:00 : 17/10/2025

India, forca ushtarake ajrore e treta në botë, tejkalon Kinën

22:56 : 17/10/2025

Policët flenë, hajdutët bëjnë kërdinë në një fshat të Vlorës! Vidhen 50 stalla

22:43 : 17/10/2025

SHBA u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

22:42 : 17/10/2025

“E di që është brenda, por s’hap derën”/ Pronari i “exchange”-it i zhduk të moshuarit 12 mln lekë

22:32 : 17/10/2025

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com