• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden: Pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Kongresi nuk e miraton ndihmën për Kievin

17:44 : 28/02/2024
në BOTA

Projektligji mbi ndihmat e huaja me vlerë 95 miliardë dollarë, i miratuar nga Senati këtë muaj, mbetet i bllokuar nga shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, duke rrezikuar ndihmën prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën. Udhëheqësit e Kongresit amerikan u takuan me Presidentin Biden të martën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar ngërçin mbi ndihmën për Ukrainën, ndërsa ajo vazhdon luftën kundër agresionit rus.

Ndërsa ukrainasit varrosin viktimat dhe shënojnë përvjetorin e dytë të fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë, Presidenti amerikan Joe Biden bëri një paralajmërim për ligjvënësit amerikanë.

“Pasojat e mosveprimit janë të rënda për Ukrainën”, tha ai.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson thotë se nuk do ta hedhë për votim projektligjin mbi ndihmat e huaja prej 95 miliardë dollarësh, i cili përfshinë 14 miliardë dollarë për Izraelin, 60 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 4.8 miliardë për partnerët në rajonin e Indo-Paqësorit, përfshirë Tajvanin, për të luftuar agresionin kinez, para se të merren masa për përmirësimin e situatës në kufirin SHBA-Meksikë.

“Përparësia e parë e vendit është sigurimi i kufijve tanë. Besoj se Presidenti mund ta ndryshojë këtë menjëherë përmes urdhrave ekzekutivë”, tha ai.

Lexo edhe:

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

Një marrëveshje dypartiake për ndryshimin e ligjeve amerikane të imigracionit në këmbim të miratimit të ndihmës për Ukrainën dështoi pas negociatave disa mujore për shkak të kundërshtimeve nga ligjvënësit republikanë. Kryetari i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer tha se ai i ka bërë thirrje Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson që të marrë një vendim të drejtë për këtë çështje.

“Pavarësisht pasojave të tanishme politike, do të pendoheni nëse nuk merrni një vendim të drejtë për këtë”, tha ai.

Por shumë ligjvënës republikanë nuk mendojnë se një raund i ri ndihmash për Ukrainën do të ketë një ndikim të madh në luftën e saj me Rusinë.

“Realiteti me të cilin po përballemi është se Vladimir Putini nuk ka për ta humbur luftën”, tha senatori republikan Ron Johnson.

Demokratët kanë opsionin e përdorimit të një manovre procedurale për të anashkaluar republikanët, për ta hedhur në votë projektligjin për ndihmat e huaja. Ligjvënësi demokrat Jamie Raskin tha për Zërin e Amerikës se ka mbështetje të mjaftueshme për këtë manovër procedurale.

“Një peticion për të hedhur në votim projektligjin për ndihmat e huaja do të merrte firmat e shumicës së anëtarëve të Kongresit. Peticioni do të kërkonte që projektligji të dilte nga komisionet dhe të hidhej për votim nga ligjvënësit”, tha ai.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të mërkuren kthehen nga pushimi, por ata duhet menjëherë të përqendrohen në përpjekjet për miratimin e buxhetit të qeverisë amerikane para afateve të 1 dhe 8 marsit./VOA

Etiketa: BidenKievindihmaSHBAukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025
BOTA

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025
BOTA

Qeveria amerikane bëhet aksionere në një kompani për procesim të mineraleve të rralla

18:14 : 04/11/2025
BOTA

SHBA: Do të testojmë armë bërthamore, por nuk do të ketë shpërthime

20:55 : 03/11/2025
BOLD BLOG

Clark/ShBA, në mbrojtje të Thaçit dhe bashkë-çlirimtarëve të Kosovës!

13:46 : 03/11/2025
BOTA

SHBA konfirmon vizitën, presidenti sirian Ahmed Sharaa do të udhëtojë drejt Uashingtonit

14:39 : 02/11/2025
Para

Teuta, 4 lojtarë rikuperohen në kohë për sfidën me Erzenin

TË GJITHA

Kurti: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

13:37 : 05/11/2025

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e 3 personave në Fier

13:37 : 05/11/2025

Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

13:17 : 05/11/2025

Hetimet e SPAK/ Berisha: Balluku i ka thënë Ramës nuk jap dorëheqje se kam zbatuar porositë e tua

13:17 : 05/11/2025

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit: Marrëdhënia jonë ka kaluar ‘ups and downs’…

13:06 : 05/11/2025

Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

13:00 : 05/11/2025

Berisha: Lubi Balluku s’është kokë turku, por gjer tek veshët përgjegjëse! Ka 20 dosje në SPAK

12:54 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com