• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjata: Pse GJL nuk vepron në favor të 500 mijë familjeve që përfituan nga procesi i legalizimit?

14:27 : 27/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Çlirim Gjata, me anë të një deklarate për mediat, ngre pyetjen se përse nuk vepron Gjykata e Lartë në favor të 500 mijë familjeve shqiptare, që kanë përfituar nga procesi i legalizimit.

Sipas Gjatës, Gjykata e Lartë duhet që ta shqyrtojë këtë konflit, në Kolegjet e Bashkuara të saj për unifikim, ku të sanksionohet detyrimi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai shton më tej se Gjykata e Lartë duhet të parandalojë çdo veprim të gjyqtarëve pa integritet për të shqyrtuar dhe vendosur në mënyrë abuzive për çështje të cilat, nuk mund të ngrihen pasi është vendosur nga Gjykata Kushtetuese, përndryshe do të cenohej siguria juridike e qindra mijëra pronarëve që kanë përfituar nga ky proces.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

Përse Gjykata e Lartë nuk vepron, në zbatim të Vendimit nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetuese, për të udhëzuar gjykatat e niveleve të ulëta, në favor të mbi 500 mijë familjeve që kanë përfituar nga procesi i legalizimit duke unifikuar çështjet administrative konkrete qe po shqyrtohen këto ditë në Gjykatën e Lartë nga Kolegji Administrativ?

A do tentojë Gjykata e Lartë të rrezojë Vendimin Nr.35 te Gjykatës Kushtetuese dhe vetë ligjin e legalizimeve, në dëm të mbi 500 mijë familjeve që kanë përfituar nga ky proces?

Në këtë proces, Gjykata Kushtetuese arriti në konkluzionin, se ekziston ‘interesi publik’ që mund të justifikojë shpronësimin e pronarëve të ligjshëm dhe kalimin e pronave të tyre në pronësi të ndërtuesve të ndërtimeve pa leje. Kjo i hapi rrugë më pas, ecurisë së procesit të legalizimit, i cili deri në ato momente ishte në hapat fillestarë.

Por çfarë hapash mori, Gjykata e Lartë, për të zbatuar këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 132 të Kushtetutës, Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Gjykata e Lartë nuk ka ndërmarrë ndonjë vendim për të unifikuar apo për njësuar praktikën gjyqësore.

Nëse pranohet çdo padi, që kundërshton, procesin e legalizimit, atëherë nuk është vlera që kundërshtohet, por kundërshtohet vetë ‘interesi publik’. As pas ‘reformës në drejtësi’ dhe pas plotësimit me gjithë trupën gjyqësore, Gjykata e Lartë, nuk ka ndërmarrë asnjë hap që të rregullojë këtë çështje. Gjykata e Lartë ka detyrimin për të nxjerrë një vendim unifikues apo njehsues në çështjet administrative të këtij lloji.

Do ta bëjë këtë apo do të tentojë të rrëzojë me Vendim Gjykate Vendimin Nr.35/2007 te Gjykatës Kushtetuese? Sepse, janë mbi 500 mije familje që kanë përfituar nga procesi i legalizimit dhe kanë marrë certifikatën e pronësisë. Imagjinoni sikur Gjykata e Lartë të hapë këtë praktikë dhe vetëm të paktën 1/3 e numrit të legalizimeve të hynte në konflikt gjyqësor, do të kishim jo pak por mbi 166 mijë kërkesë padi në gjykata.

Ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (vetingu shk I), jo më larg se një muaj më parë ka marrë një vendim për ‘Shkarkimin nga detyra e Gjyqtarit’ përkatës, pikërisht për faktin se kishte marrë një vendim të tillë në kundërshtim me Vendimin nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka konkluduar se: ‘subjekti ka demonstruar mangësi në aspektin e njohurive ligjore, në kuptim të nenit 72/2 e ligjit nr. 96/2016, dhe në aspektin e arsyetimit ligjor, në kuptim të nenit 72/3 të ligjit nr. 96/2016 në lidhje me cilësinë e analizës dhe argumentimit të vendimit. A do lejohen më veprime abuzive dhe korruptive, si ato të Gjykatave Administrative të shkallëve më të ulëta, nga Gjykata e Lartë dhe në kundërshtim nga Vendimi Nr.35/2007 i Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata e Lartë, duhet që ta shqyrtojë këtë konflit, në Kolegjet e Bashkuara të saj për unifikim, ku të sanksionohet detyrimi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për këtë proces kaq të rëndësishëm dhe jetik për qindra mijra familje që kanë përfituar nga procesi i legalizimit.

Gjykata e Lartë, duhet të parandalojë, çdo veprim, të gjyqtarëve pa integritet, për të shqyrtuar dhe vendosur në mënyrë abuzive për çështje të cilat, nuk mund të ngrihen pasi është vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Ndryshe do të cenohej siguria juridike e qindra mijëra pronarëve që kanë përfituar nga ky proces.

Etiketa: Çlirim GjataGjykata e lartelegalizimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

14:09 : 22/10/2025
AKTUALITET

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

16:45 : 21/10/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë anulon dënimin e Bashkim Dedjes, do rigjykohet në GJKKO

14:42 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës

15:51 : 16/10/2025
Para

Tentuan të korruptonin gjyqtarin dhe prokurorin, SPAK mbyll hetimet për tre të pandehurit - EMRAT

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com