• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja në Durrës, bashkëshortja e viktimës: Çfarë më tha vajza pas krimit

17:02 : 26/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij ka dhënë një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv mbi versionin e saj për vrasjen. Ajo tregon se është dhunuar prej 26 vitesh bashkë me fëmijët.

“Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi”, tha ajo.

“Fëmijët ishin në gjendje depresioni”, shtoi me tej ajo ndërsa tregon për kërcënimet me të cilat përballeshin nga vetë babai i tyre.

Situata e fundit që agravoi edhe më tepër raportet mes tyre ishte debati për fejesën e vajzës Hygerta Meta. “Na preu tubin e gazit në kuzhinë që të vdisnim”, tregoi më tej Blerina Meta në Pa Gjurmë.

Ndalur te vrasja ajo tregon bisedat që ka bërë me fëmijët pas krimit të rëndë. “Vajza më tha mos e kërko më babanë se e kam vrarë, djali thirri policinë“, ka treguar më tej ajo.

Lexo edhe:

Qytetarët durrsakë udhëtojnë 140 km për ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit i papërdorshëm

Sherri mes dy familjeve në Durrës/ Policia: Tre të plagosur me thikë, shoqrëohet autori 22-vjeçar

Ajo tashmë ndodhet tek familjarët e saj në fshatin Gjormë të Laçit.

Intervista

Blerina Meta: Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike. Ka 26 vite që dhuna nuk ndahet në familjen time, duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi. Nga data 10 unë e dija burrin të humbur.

Si i ke pasur marrëdhëniet me të?

Blerina Meta: Ishte njeri agresiv, shumë i dhunshëm, dhunë fizike, psikologjike, verbale, agresiv në maksimum. Mundohesha por asnjëherë nuk arriti të qetësohej. Vetëm terrorizonte i sillte gjithë familjen.Unë isha ajo që kam përjetuar shumë sepse kam shumë vite që jam nën ndikimin e kësaj dhune të tmerrshme, ekstreme. As dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, ditët që erdhi policia, perdet ishin të ngjtura me ngjitës. I kanë parë dhe ato të kriminalistikës.Nuk dilja dot në ballkon të ndeja rrobat. Duhej të rrija me kurriz.

Përpara se të ndodhte kjo gjë, më deklarove se e kishe ditur të humbur. Kishte ndodhur ndonjë sherr ditët e fundit të kishte dhunuar?

Blerina Meta: Dhuna ishte e pranishme. Kisha gjetur mënyrën time për të mos e kundërshtuar. Për çdo gjë fliste e vendoste vetë. Nëse do kundërshtoje të vinte duart në fyt si mua si fëmijëve. Unë isha mësuar dhe e kisha pranuar, jo se doja por nuk dija si…

E kishe denoncuar?

Blerina Meta: Fatkeqësisht jo

Pse?

Blerina Meta: Vetëm nga frika

A ju kërcënonte?

Blerina Meta: Vazhdimisht! Kërcënimet ishin nga më të ndryshmet.

Kush ka shkuar në polici për të denoncuar se kishte humbur?

Blerina Meta: Në polici shkoi djali i madh, se i ati kishte 2 – 3 ditë që nuk kishte ardhur. Unë e dija për të humbur që ishte larguar nga shtëpia.

Kush ka shkuar në polici për të denoncuar?

Blerina Meta: Në polici shkoi vëllai i madh. Unë e dija për të humbur që ishte larguar nga shtëpia. U ndjeva keq por si të them kur ai ikte nga shtëpia sikur shpëtoje nga dhuna nga terrori,

Kaq shumë ju ka torturuar?

Blerina Meta: Shumë. Dhe në këto momente që flas. Kur imagjinoj ato momente. Frika ka hyrë në cdo qelizë të gjakut, mendoj dhe fëmijëve përderisa shkoi situate deri këtu. Nuk ka asnjë fëmijë që do të vrasë babanë. Ata vërtet e kanë prej gjaku babanë. Por fakti që përfundoi në këtë mënyrë do të thotë që ata janë rritur në një trysni të madhe dhune. Kanë qenë në gjëndje depresioni jam mëse e sigurtë.

….

U tha në media që babai donte ta martonte me dhunë ky ishte shkaku?

Blerina Meta: Kjo është mëse e vërtetë. Kishte kohë që zgjaste ky debat. Ishte mes vajzës dhe babait. Ky rast bëri që të shpërthente të gjithë fëmijët. Ato kanë qenë gjithmonë të dhunuar, në kërcënim për jetën. Para tre muajsh i vuri thikën në fyt. Vetëm se ai po flinte pak.

A ka pasur konflikt para 10 shkurtit?

Blerina Meta: Dëgjova një ditë që po diskutonin rastësisht pak si me zë të lartë. Ndërsa historinë e vajzës kishte kohë që gumëzhinte dhe nuk po qetësoheshin ujrat.

……..

Blerina Meta: Që ditët e para trupi im ka qenë me njolla të zeza. Erdha tek babi I thashë nuk mund të jetoj me atë njeri që ishte agresiv. Shpejt pas martesës erdha tek prindërit e mi për ti treguar. Nuk kishim bërë asnjë vit. Im shoq e pranoi po tha e kam rrahur se unë nxehem kot pa lidhje. Më tha babi se koha shëron, por ai ashtu ishte I tillë mbeti dhe ashtu shkoi. Nuk dinted he nuk kishte konflikt. Një ezhe të kokës ia kam bërë dhe ia kam cuar dhe policisë.

Do të të pres copa copa e do të të hedh në kosh mbeturine. Ishte dhe Amarildo pranë kur po I shërbeja buke. Pa asnjë lloj lidhje. Unë do të të shkel në këmbë derisa të dalë shpirti nga goja.

E pyeta pse? E dua tha për sport e kalonte me buzëqeshje, sikur po të bënte kompliment. Njerëzit e shohin anën e medaljes duke pirë kafe apo birrë. Nuk e dinë cfarë tmerri ishte në shtëpi. Para se të ndodhte vrasja më preu tubin e sobës së gazit, që të shpërthente gazi. I vetmi debat ishte për vajzën.

…..

Çfarë të thonin fëmijët?

Blerina Meta: Mami ne kështu e mbajmë mend babin gjithmonë, t’i duhet ti kishe dhënë drejtim. Me të nuk zgjidhet problemi ndryshe përveçse me vrasje. Ai më thoshte unë të vras. Po qëndrove në shtëpi të vras po ike te prindërit e t’u të vras. Te njerëzit e mi s’më linte, më thoshte të vras këtu dhe të vras atje, se ku duhet të rrija unë dhe fëmijët sipas atij nuk e di.

Erdhët këtu te prindërit se keni frikë nga njerëzit e bashkëshortit?

Blerina Meta: Jam vonuar shumë dhe me atë naivitetin tim do shkoja në varrim. Të gjithë më thonin pse je kaq naive mos u fut në shtëpinë. Atë natë shkova. Pastaj mora vendimin të shkoj.

A të kanë telefonuar njerëzit e burrit?

Blerina Meta: Jo ata kishin agravuar.

Të kanë telefonuar?

Blerina Meta: Nuk mbaj telefon nuk kam pasur asnjëherë telefon. Ai dilte me kë të donte takonte të afërt por unë si person dhe dy gocat. Na burgoste. Më thoshte goca a do dalim ndonjëherë nga kjo Alkatrazi. Erdhi motra nga Amerika më tha çdo ti atje. Më erdhi motra në shtëpi bashkë me dy fëmijët, ky iku lart dhe nuk i takoi. Pasi ikën ata më thoshte ç’tu desh që i takove. Njerëzit më pyesnin mos është i sëmurë. Së fundmi ngjitej në kat të dytë izolohej.

Etiketa: Blerina MetaDurreshygerta metaPëllumb Metashenvlashvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët durrsakë udhëtojnë 140 km për ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit i papërdorshëm

16:52 : 07/09/2025
AKTUALITET

Sherri mes dy familjeve në Durrës/ Policia: Tre të plagosur me thikë, shoqrëohet autori 22-vjeçar

14:53 : 07/09/2025
AKTUALITET

Sherr mes dy familjeve në Durrës, dy të plagosur, njëri prej tyre me thikë

14:10 : 07/09/2025
AKTUALITET

Përqëndrimi i ekonomisë në Tiranë – Durrës po rrit pabarazinë rajonale

10:35 : 07/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Mbante me forcë në banesë të dashurën e mitur, arrestohet 33-vjeçari në Durrës, i gjendet dhe armë

09:55 : 07/09/2025
RAJONI

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, viktima dhe autori ndodheshin brenda një makine (EMRAT)

21:52 : 06/09/2025
Para

Goli i parë me Besiktas dhe njeriu i ndeshjes, rrëfehet Ernest Muçi

TË GJITHA

Tirana bën “reformë” pas shkarkimit të Miles, arrihet akordi me trajnerin e ri dhe ndihmësin e tij

17:53 : 07/09/2025

Për çfarë ranë dakord Koreja e Jugut dhe SHBA-të për të arrestuarit në fabrikën e Hyundai në Gjeorgji?

17:44 : 07/09/2025

Rusia pretendon që ka gati vaksinën kundër kancerit: Testet e “Enteromix” dalin pozitive!

17:25 : 07/09/2025

‘Parlamenti i ri doli nga një farsë’/ Xhaferri: Opozita synon të zgjojë faktorin e brendshëm dhe të jashtëm

17:15 : 07/09/2025

SHBA/ Operacion kundër emigrantëve të paligjshëm në Massachusetts, 1500 të arrestuar

17:07 : 07/09/2025

Qytetarët durrsakë udhëtojnë 140 km për ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit i papërdorshëm

16:52 : 07/09/2025

Grupi Houthi sulmon me dronë Izraelin jugor, mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar Ramon

16:39 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com