• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Durrës/ Shpërthim me tritol në banesën e të arrestuarit për vrasje

20:00 : 26/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banese private, në lagjen numër 4, në Durrës.  Banesa në fjalë është e 35-vjeçarit Ilir Koçilja, i arrestuar si autori i vrasjes me thikë të Halili Kokës, ngjarje e ndodhur më herët gjatë muajit.

Nga shpërthimi ka dëme materiale, ndërkohë që policia konfirmon se në banesë nuk banonte njeri pas arrestimit të 35-vjeçarit, familjarët e të cilit jetonte jashtë Shqipërisë. Përveç shtëpisë, raportohet se dëmtime ka pasur dhe një automjet parkuar aty pranë.

“Rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I.K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

Foto nga vendngjarja

Banorë të lagjes e përshkruan shpërthimin si “të fuqishëm”. Ata thonë se është shkaktuar “zhurmë e madhe” dhe i ka shqetësuar. Disa prej tyre kanë dalë nga banesat për tu informuar se çfarë kishte ndodhur.

Lexo edhe:

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një 30-vjeçar

Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i Arsimit Parauniversitar Durrës

Vrasja

Vrasja ndodhi rreth mesditës më 14 Shkurt, në lagjen numër 4. Sipas hetimeve, Halil Koka është konfliktuar verbalisht me 35-vjeçarin Ilir Koçilja. Debati agravon dhe në një moment, Koçilja dyshohet se ka goditur me thikë Kokën.

 

Dëshmitarët kanë lajmëruar autoritetet, ndërsa i lënduari është transportuar për në spitalin rajonal, por, gjatë rrugës ka humbur jetën.

Autori Ilir Koçilja (majtas) dhe viktima Halil Koka (djathtas)

Ilir Koçilja u largua nga vendngjarja pas krimit për tu arrestuar disa orë më pas, po në Durrës. Policia njoftoi pas krimit se 35-vjeçari “dyshohet se vuan nga sëmundje mendore”.

Ai u la në qeli nga gjykata e Durrësit që caktoi për të masën e arrestit me burg.

Vendi i ngjarjes

Dëshmia

Në dëshminë e dhënë për hetuesit, 35-vjeçari tha se vrasja erdhi pas një konflikti për prakimin.

“Me Halilin ishim fqinj. Nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që mos ta linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi. Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta. Erdhi më kapi një ditë dhe më tha ti e ke gërvishtur makinën time .

Po i thashë ‘unë ta gërvishta’. Mos e lër më aty i thashë. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh. Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagja në rrugë kryesore. Iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futesh ne bagazh”. Ai më shau. Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë. Më pas u largova dhe u fsheha për disa orë te lagja 11 deri sa më kapet ju. Nuk e dija se kishte vdekur. Mendova se e plagosa. Nuk kam asnjë konflikt tjetër me atë. As i kisha borxh para dhe as më kishte. Me vjen shumë keq për atë që ndodhi, jam penduar. Po konfliktin e nisi Halili”, ka deklaruar ndër të tjera Ilir Koçilja.

Hetuesit nuk përjashtojnë që ngjarja e sotme të ketë lidhje me vrasjen e 14 Shkurtit.

Lexo edhe:

I maskuar me kapuç, ky është i dyshuari i vendosjes së tritolit në Durrës

Etiketa: DurresIlir Koçiljasheprthim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një 30-vjeçar

20:10 : 03/07/2025
AKTUALITET

Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i Arsimit Parauniversitar Durrës

17:49 : 03/07/2025
AKTUALITET

Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët

10:12 : 02/07/2025
AKTUALITET

Rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze, miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash

15:59 : 01/07/2025
AKTUALITET

Fshehën në trup 22 mijë franga zvicerane, procedohen 2 kosovarë në Durrës

12:34 : 30/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në tregun ambulant në Durrës, procedohet penalisht pronari

10:05 : 30/06/2025
Para

Berisha: Drejtësia e re i përngjan asaj të diktaturës

TË GJITHA

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com