• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimi me tenderin e naftës/ Ish-prefekti i Kukësit paraqitet me avokaten në SPAK

13:36 : 26/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana është paraqitur sërish mesditën e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokatja e tij

Ai është nën hetim për abuzim me tendera, gjatë kohës që mbante detyrën e kryebashkiakut në detyrë të Bashkisë së Kukësit, pas pezullimit nga detyra të Safet Gjicit. Burime për mediat bëjnë me dije se ai do të merret sërish në pyetje sipas procedurës, teksa nuk përjashtohet mundësia që sot t’i komunikohet dhe akuza.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar ndaj tij kërkesën e SPAK për pezullimin nga detyra, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”.

AKUZA

Granit Gjanës i kanë mjaftuar vetëm 3 muaj në pozicionin e kryebashkiakut të Kukësit, si i komanduar, për të kryer shkelje të barazisë në tendera, në një procedurë prokurimi për blerje karburant me fond 21 milionë lekë të reja.

Lexo edhe:

Emrat/ Gara për hetues financiarë në SPAK, kush janë kandidatët

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi e AZHBR vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

Të paktën, ky është dyshimi i ngritur nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), e cila ka marrë miratimin e gjykatës për pezullimin nga detyra të Gjanës, tashmë në detyrën e prefektit të qarkut Kukës.

Sipas SPAK-ut, “…ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023”.

“Boldnews.al” kreu verifikimet dhe identifikoi procedurën e shpallur nga Bashkia e Kukës, në 25 Maj të vitit 2023, me firmën e Granit Gjatës, në atë kohë zv.kryetar i njësisë vendore.

 

Në foto: Shpallja e tenderit për blerje karburanti nga Bashkia Kukës
Rezultatet e tenderit u shpallën në Agjencisë e Prokurimit Publik në 3 Korrik, në kohën që Gjana ishte komanduar si kryetar në detyrë i Bashkisë së Kukësit, pas arrestimit të titullarit Safet Gjici, nën dyshimet për “korrupsion pasiv” në formën e favoreve seksuale.

Sipas dokumentave zyrtare, në tenderin për blerje karburanti morën pjesë operatorët ekonomikë “Kastrati” dhe “Ufo Cengu”.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Bashkia e Kukësit, e drejtuar përkohësisht në atë kohë nga Granit Gjana, vendosi skualifikimin e shoqërisë “Ufo Cengu”, duke shpallur fitues kompaninë “Kastrati”.

 

Në foto: Rezultatet e tenderit
Në foto: Rezultatet e tenderit

“Ufo Cengu” nuk ishte aspak dakord me këtë vendim dhe e ankimon atë në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Në 3 Gusht 2023, KPP pranon ankesën e “Ufo Cengu” shpk, vendos të anulojë tenderin dhe urdhëron Bashkinë e Kukësit të rihapë procedurën nga e para.

Në vendimin nr. 721/2023 të Komisionit të Prokurimit Publik thuhet, ndër të tjera se: “KPP konstaton, se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk i ka vënë në pozita të barabarta ofertuesit, pasi nuk ka pasqyruar në SPE normat përkatëse të fitimit të ofertuara prej tyre, në kundërshtim me nenin të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, i cili përcakton qartë se nga ana e autoritetit kontraktor nuk mund të lejohet ndryshim në përmbajtjen e ofertës, përfshirë ndryshimet në çmim”.

 

Në foto: KPP anuloi tenderin

Pas këtij rezultati, çështja referohet pranë Prokurorisë së Posaçme, për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”. Ndërkohë që SPAK po kryente hetimet, kryeministri Edi Rama e emëron Granit Gjanën në pozicionin e Prefektit të Qarkut Kukës.

Pikërisht, nga ky pozicion Gjana u pezullua së fundmi nga Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me një vendim të miratuar në 5 Dhjetor 2023.

Etiketa: granit gjananaftaspaktenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emrat/ Gara për hetues financiarë në SPAK, kush janë kandidatët

10:51 : 23/10/2025
AKTUALITET

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi e AZHBR vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

17:51 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

13:24 : 22/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon për gjykim 6 persona për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm/ EMRAT

12:05 : 22/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakja socialiste e Lushnjes në SPAK për lulishten e qytetit, ia dha për shfrytëzim privatit/ Detaje

11:35 : 22/10/2025
AKTUALITET

Bastisja nga SPAK e zyrës së Drejtorit të OSHEE, Enea Karakaçi, dhe ish-drejtori Ardian Çela, i arratisur në Marok

10:45 : 22/10/2025
Para

Dibër/ 20-vjeçari akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare. Dhunoi edhe bashkëjetuesen e tij

TË GJITHA

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo, emërohet nënkryetare bashkie

17:56 : 23/10/2025

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nisin, por nuk përfundojnë

17:46 : 23/10/2025

Daniel Pepa, 21-vjeçari që ktheu një kafe në tr@gjedi me dy v!ktima

17:40 : 23/10/2025

Franca dhe Spanja kundër ndalimit të makinave me naftë e benzinë

17:38 : 23/10/2025

Skënderbeu U-19 i mori një barazim historik, Aston Villa i denoncon në UEFA! Akuza e klubit anglez

17:26 : 23/10/2025

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

17:19 : 23/10/2025

“Kishte ambicie ekstreme”, Enada Hoxha pas intervistës së Gerd Vasos: Puna ishte ilaçi im

17:15 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com