• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qëlluan drejt policisë, dërgohet për gjykim dosja e trafikantëve algjerianë

13:07 : 24/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në GJKKO, kërkesën për gjykim të disa shtetasve sirianë e algjerianë, anëtarë të dy grupeve kriminale të trafikut të emigrantëve, që në maj të vitit të kaluar qëlluan me armë zjarri drejt policisë në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Të akuzuarit

Të pandehurit janë

  • Sultan Lakdar Grimash, lindur në Algjeri alias Sadak Gramach (i arrestuar në Kosovë), hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, në mungesë.
  • Ayoub Bahhoo, lindur dhe banues në Algjeri, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”.
  • Muhammed Radawn alias Muhamed Radouw, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”.
  • Muhamed Shehab, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”,.
  • Rabi Lqadi alias Rabia El-Kadi, me kombësi siriane, i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”.
  • Muhammed Nasir, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”.
  • Nagid Alabdalah alias Abu Gira, me kombësi dhe shtetasi siriane, i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja e punonjësve të policisë”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, e kryer tre herë, në dëm të punonjësve të policisë A. Lushaj, J. Qenanaj dhe G. Cara, “Vrasje e punonjëve të policisë”, e mbetur në tentative, e kryer dy herë, në dëm të punonjësve të policisë G. Progni dhe A. Shehu, “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, në dëm të shtetasit B. Duraku, “Vrasje me dashje”,  e mbetur në tentativë, e kryer në dëm të shtetasit I. Rexha, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm për qëllime përfitime“, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Trafikimi i armëve dhe i municioneve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, kryer në formën e bashkëpunimit të vecantë, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet

Lexo edhe:

Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

Siç bën me dije SPAK, hetimet e këtij procedimi janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në përfundim të tyre është provuar se gjatë vitit 2023, në kufirin e gjelbër Morinë (Shqipëri)-Prizren (Kosovë) kanë kryer aktivitetin kriminal të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dy grupe kriminale. Hetimi ka evidentuar se kemi të bëjmë me grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me shkallë të lartë organizimi, i strukturuar me role dhe ndarje të punëve.

Grupi i parë, përbëhet nga të pandehurit Muhamed Shehab, Muhammed Nasir, Nagid Alabdalah në drejtimin e të pandehurit Muhamed Shehab, dhe personave të tjerë të paidentifikuar, dhe grupi i dytë, përbëhet nga të pandehurit Sultan Grimash, Muhammed Radawn , Ayoub Bahhoo, e Rabi Lqadi, e persona të tjerë të paidentifikuar, si pjesëtarë të grupit në drejtimin e të pandehurit Sultan Grimash.

Të pandehurit Sultan Grimash, Rabi Ladqi, Muhamed Radawn, Muhamed Shehab, rezultojnë të kenë jetuar në Shqipëri të paktën duke filluar nga viti 2019, të cilët janë kapur disa herë me emigrantë të tjerë në territorin Shqiptar, duke u hequr edhe ata si emigrantë, dhe duke mos u bërë e mundur identifikimi i tyre si organizues, apo sigurues të transportit të tyre, ku gjatë intervistimeve, kanë dhënë gjeneralitete të rreme. Ata janë dërguar në kampe, ku janë larguar nga aty, duke patur edhe urdhra largimi nga territori Shqiptar.

Të pandehurit, të paktën përgjatë vitit 2023, kanë jetuar mes Morinës dhe Kosovës, duke hyrë dhe dalë në mënyrë të paligjshme nga kufiri në mënyrë të vazhdueshme. Kanë mbajtur dhe përdorur armë luftarake, kanë bashkëpunuar me persona me shtetësi shqiptare, kosovare dhe persona të tjerë të huaj duke organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm në disa raste përgjatë këtij viti.

Këta dy grupe, organizojnë punët brenda grupimeve të tyre, për emigrantët të cilët hyjnë në territorin Shqiptar nga Greqia apo Maqedonia e Veriut. Ata i‘u sigurojnë transportimin përgjatë territorit Shqiptar, gjejnë shoferët dhe bëjnë të mundur kalimin  në mënyrë të paligjshme nëpërmjet malit në Morinë në drejtim të Kosovës, për në Serbi dhe me destinacion përfundimtar vendet  e Bashkimit Evropian. Udhëtimi i emigrantëve më pas, përtej Serbisë e tutje, organizohet nga grupet e tjera, sipas orientimeve të personave që qëndrojnë në krye të grupit të madh kriminal.

Këta dy grupe kriminale bashkëpunojnë, edhe me grupe që veprojnë në shtete të tjera, duke filluar që nga vendi i origjinës, e duke vijuar më tej edhe në Greqi, Turqi, Kosovë, Serbi, Gjermani. Grupet kriminale janë të organizuara më së miri dhe me ndarje të qarta rolesh e detyrash, duke filluar që nga gjetja e emigrantëve, transportimi i tyre nga shteti i origjinës në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, duke bërë kalimin e tyre të paligjshëm nëpërmjet Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, dhe më pas në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Grupet kriminale kanë ngritur një infrastrukturë në secilin prej shteteve ku kalojnë shtetasit e huaj,  dhe që shërbejnë si hallka të zinxhirit, të veprimtarisë së këtij aktiviteti kriminal.

Në ushtrimin e aktivitetit të tyre kriminal pjesëtarët e grupit shfaqen të dhunshëm, duke kulmuar kjo me ngjarjen e datës 25.05.2023, ku në fshatin “Morinë”, Kukës, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj punonjësve të policisë të strukturave vendore Kukës, të cilët kanë qenë në kryerje e sipër të detyrës së tyre, që lidhej me monitorimin e zonës për kapjen e personave të armatosur, duke rrezikur rëndë jetën e tyre dhe të banorëve.

Hetimi po vazhdon në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Etiketa: GJKKOspaktrafikante

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

15:00 : 23/07/2026
AKTUALITET

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

16:31 : 22/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e Elton Mermalit, i ati dëshmon në GJKKO, tregon lidhjen me Laert haxhiun

12:36 : 22/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

12:10 : 22/07/2026
AKTUALITET

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

11:56 : 22/07/2026
AKTUALITET

ARUBA/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh

11:44 : 22/07/2026
Para

Zjarri në pallatin 14-katësh në Valencia, konfirmohen 10 viktima

TË GJITHA

Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap që mban pushtetin me dhunë

22:15 : 23/07/2026

Rama ironizon protestën nga zyra: Kënga ime e preferuar është ‘Rama jep dorëheqjen’

22:14 : 23/07/2026

Shuhet pas 5 orësh zjarri në Shelegar dhe Bregas të Finiqit, shkrumbohen disa hektarë tokë

21:55 : 23/07/2026

Nesho: Kur populli del në rrugë, pushteti ka marrë fund

21:51 : 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

21:41 : 23/07/2026

Flamingoja, simboli i ri i rezistencës? Euractiv: Të Gjelbrit shohin te Shqipëria një kauzë europiane

21:34 : 23/07/2026

“Sot u tentua atentat ndaj protestës”/ Aktivisti: Policia tërhoqi zvarrë një 80-vjeçare

21:17 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom