• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amerikanët po monitorojnë/ Një “non grata” po ndikon vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese

11:07 : 24/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Brenda pak ditësh, Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendim për një çështje të rëndësishme civile, të cilën e ka regjistruar rreth një vit më parë. Ky rast ka thithur si “letër lakmuesi” disa personazhe të biznesit e politikës, por veçanërisht një person të shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se ky personazh, i cili vijon të jenë nën shënjestrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duket se po lobon për orientimin e vendimit gjyqësor drejt njërës palë.

Është personazh me fuqi ekonomike dhe që qëndron rrotull pushtetit politik.

Këtij personazhi i është vënë në dispozicion një “bazë të dhënash” për gjyqtarët kushtetuese dhe ai dikujt i dërgon mesazh, duke i kujtuar ndere që mund t’i ketë bërë më parë.

Lexo edhe:

Berisha kundërshton vendimin që e la në arrest shtëpie, caktohet data e seancës

Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

Dikujt tjetër i premton avenir pas përfundimit të mandatit në Kushtetues, e dikujt-dikujt i përmend punësimin e familjarëve në administratën shtetërore.

Natyrisht, këto janë të dhëna konfidenciale dhe vështirë për t’u provuar, pasi faktet i dinë ata që kanë marrë “mesazhet” përshëndetëse nga ky personazh “non grata”.

Por, i dinë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë nën monitorim jo vetëm personazhin “non grata”, por edhe vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese pasi rasti konsiderohet sensitiv dhe me impakt publik.

Dhe, interesimi i këtij personazhi “non grata” për çështjen civile që pritet të shqyrtohet së shpejti, ka ngritur receptorët e partnerëve ndërkombëtarë edhe mbi vetë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, për të kuptuar nëse “Drejtësia e Re” vijon t’i përulet këtij personazhi, i cili është “vulosur” nga Departamenti i Drejtësisë.

Partnerët ndërkombëtarë, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri më tani janë shndërruar në mbrojtësin më të fortë të sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri, edhe kur institucione të ndryshme cedojnë në vendimmarrjet e tyre.

Partnerët ndërkombëtarë kanë toleruar disa vendimmarrje të dyshimta të drejtësisë, në rastet kur qëndrimet e trupave gjyqësore kanë shkuar në të kundërt të atyre që janë “dizenjuar” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Tashmë, është radha që një “non grata” po tenton të ndikojë tek Gjykata Kushtetuese për një vendim në favor të njërës palë.

Duhet parë nëse partnerët ndërkombëtarë, të cilët po e monitorojnë këtë proces, përfshirë edhe qasjen e gjyqtarëve kushtetues, do të tolerojnë që një “non grata” të diktojë vendime në Gjykatën më të lartë të vendit.

Etiketa: dashgjkGjykata Kushtetuesenon grata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha kundërshton vendimin që e la në arrest shtëpie, caktohet data e seancës

10:34 : 13/11/2025
AKTUALITET

Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

15:01 : 12/11/2025
AKTUALITET

Sekretari i GJK kërkon fonde për rikonstruksion, Manja: Godina do t’i kalojë Kuvendit, do ndërtojmë një të re

13:58 : 11/11/2025
AKTUALITET

Veliaj jep urdhrin e parë nga qelia pasi Gjykata Kushtetuese e la në detyrë

09:21 : 11/11/2025
AKTUALITET

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

15:19 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

10:42 : 09/11/2025
Para

Orges Shehi pa sulmuesit kryesorë në Korçë, durrsaku “arnon” formacionin anti-Skënderbeu

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com