• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi për gazetarin Qyno/ Berisha: Sadushgjykata i vuri tritol në themel fjalës së lirë

19:35 : 23/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila çertifikoi vendimin e paprecedent për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike dhe kryerja e 4 kontrolleve ndaj gazetarit të kronikës, Elton Qyno me qëllim zbulimin e burimeve të informacionit të tij.

Gjatë fjalimit nga protesta e sotme poshtë banesës së tij, Berisha e konsideroi vendimin si antikushtetues, antiligjor dhe se përligji në kundërshtim flagrant me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në kundërshtim flagrant me Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

Sipas tij, ky gjykim do të hyjë në historinë e Shqipërisë dhe Europës si një gjykim që do e kenë lakmi sot edhe Putini me Llukashenkon. Berisha tha më tej se me këtë gjykim, sot çdo prokuror partie, çdo hetues partie, ka të drejtë të sillet si xhelat i fjalës së tij, ka të drejtë pa vendim gjykate të ndërmarrë aktet terrorizuese, akte brutale, ndaj gazetarëve dhe medieve.

Lidferi demokrat u shpreh se fjalës së lirë i’u vu tritol në themel dhe se defakto kthehet ligji i agjitacion propagandës. Berisha i bëri thirrje edhe kryeministrit Edi Rama që të ndalë terrorizimin ndaj gazetarëve.

Sali Berisha: Miqtë e mi! Sot është një ditë e vështirë, sot është një ditë e zezë për fjalën e lirë. Sot Gjykata e Lartë, apo Sadushgjykata shërbeu si satër e fjalës së lirë. Në një vendim antikushtetues, antiligjor, sot Gjykata e Lartë përligji në kundërshtim flagrant me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në kundërshtim flagrant me Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, aktet arbitrare të dumanëve të Skapit dhe manekëve të gjykatës, ndaj gazetarit guximtar i cili publikoi, materiale të shitura nga vetë Skapi. Elton Qyno kishte arritur të zbulonte në transkiptet e telefonave të kriptuar bisedat e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe jo vetëm atyre, por edhe të mjedisit të tyre. Vendet anëtare të Këshillit të Europës kanë firmosur një konventë, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut të vendeve anëtare. Kjo konventë ka një gardian të pranuar nga të gjithë shtetet anëtarëve dhe ky gardian është Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Kjo gjykatë në mënyrë të përsëritur ka vendosur se, kërkesa e burimeve të informacionit për gazetarët, përbën atentat ndaj lirisë së shprehjes. Të njëjtën gjë u shpreh edhe Komisioni i të drejtave të Njeriut OKB-së. Kurse këta gjykatës që kanë për konventë Europiane, kodin e mafias së Edi Ramës, që kanë për kushtetutë, kodin e mafias së Edi Ramës, gjykuan sot për të hequr çdo mbrojtje burimeve të informacionit të gazetarëve. Vendosën sot të mbyllin gojën para krimeve të shëmtuara, vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, Taulant Ballën, për të mbrojtur kriminelët e pushtetit, lidhjet e tyre me krimin, vjedhjet e tyre. Ky gjykim do të hyjë në historinë e Shqipërisë dhe Europës si një gjykim që do e kenë lakmi sot edhe Putini me Llukashenkon. Me këtë gjykim, sot çdo prokuror partie, çdo hetues partie, ka të drejtë të sillet si xhelat i fjalës së tij, ka të drejtë pa vendim gjykate të ndërmarrë aktet terrorizuese, akte brutale, ndaj gazetarëve dhe medieve. Ky është një akt i rëndë, kjo është një ditë e zezë. Elton Qyno publikoi dosje të shitur nga Skapi i partisë, të shitur me miliona miq. Duhet ta keni të qartë se kur vjen puna në botën e krimit, milionat janë si kafetë e mëngjesit. Nuk kanë ata problem milionin e eurove, problem kanë ku ti fshehin sepse atyre u vijnë nga droga, vrasjet, makabritetet. Pasi e shitën dëshminë e Nuredin Dumanit, e një vrasësi serial, por që në fund të fundit gjeti një grimcë njerëzore në nderin e tij dhe u rrëfye, para kujt, para drejtësisë së pabesë. Para kriminelëve të drejtësisë që e shitën dosjen e tij. Shitja e dosjes parashikohet të sjellë të paktën 15-20 vrasje të tjera, qërim hesapesh. Kurse Qyno që u tha shqiptarëve, ja se çfarë shesin këta skapistët e Edi Ramës, ja se si i ndihmojnë bandat dhe vrasësit skapistët e Edi Ramës, ai u rrëmbye në mes të rrugës. Atij ju morën telefonat, sepse aty figuronte emri i Ramës që komunikonte me kartelet, që drejtonte trafiqet. Aty figuronte emri i Taulant Ballës që komunikonte me bandat në Shqipëri dhe jashtë. Që u premtonte mbrojtje të interesave të tyre. Që ankohej për Sali Berishën, se po e sulmon. Që diskutonte për vrasje për trafiqe. Sot fjalës së lirë i’u vu tritol në themel. Defakto kthehet ligji i agjitacion propagandës. Ju bëj thirrje gazetarëve, që çdo lajm, njoftim informacion që siguroni përcjillani qytetarit digjital që të ja përcjellë qytetarëve dhe botës menjëherë, në kohë reale. Nuk ka gjë në botë që do të na pengojë ne.

Lexo edhe:

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

I bëj të qartë Edi Ramës se je një kalbërisë e pakallur dhe hiç dorë nga terrorizmi i gazetarëve. Të garantoj se nuk ka pushtet në botë, nuk ka Skap dhe gjykata në botë që do të të mbrojnë ty nga krimet e shëmtuara që ke kryer. Jo Edi Rama, jo. McGonigali në burg, ti do të kesh fatin e tij. Nuk ka shqiptar që mund të pranojë se ai që ka marrë licencë nafte dhe 225 mijë euro nga ti, të burgoset 3 vjet, kurse ti të qeverisësh. Jo Edi Rama, ti ke korruptuar atë, je bashkëkorruptor, meriton fatin e tij dhe shqiptarët do ta japin atë. Sot të mbron Dumani, Kraja dhe grupi i strukturuar kriminal në Skapin e partisë, por nesër i sigurtë të jesh se çdo qindarkë që ke përvetësuar nga ato qindra e milionë eurove, nga djegësi i Tiranës që nuk ekziston, për djegësin e Tiranës në vjedhjen e shekullit. Se çdo qindarkë që ke përvetësuar me sterilizimin që i rrite çmimin 83 herë. Se çdo qindarkë që ke fituar me 10-15 fishimin e çmimit të rrugëve. Se çdo bixhoz që po loz me Portin e Durrësit do të rëndojnë ty gjer në fund të jetës tënde. Unë e di se për të gjitha këto ti, do të bësh gjithçka që të qëndrosh mbi karrigen e krimit, të mbrosh pushtetin e krimit. Por di gjithashtu se në të gjithë shekujt, në të gjitha kohërat, kur sovrani ka vendosur nuk ka satrap që nuk ka kaluar nga karrigia e krimit në shtyllën e turpit, në karrigen e drejtësisë.

Etiketa: Elton QynoGjykata e larteSadushgjykataSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025
AKTUALITET

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

19:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

Mbyllet protesta përpara Kryeministrisë, Berisha: Kjo foltore nuk ndalet!

19:45 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Nuk e pranojmë ligjin për Barazinë Gjinore”/ Berisha: Rama dhe Lubia kërkojnë ta shkatërrojnë familjen

19:05 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Nisim Foltoren 2”, Berisha: Protestat do të jenë te vazhdueshme

19:00 : 17/11/2025
Para

Partitë maqedonase kundër partive shqiptare për zgjedhjen e presidentit në Kuvend

TË GJITHA

Hapja e kapitujve me BE/ Një proces më i mirë në letër se sa në praktikë

08:23 : 18/11/2025

Moti i keq në Lezhë/ Përmbytet lagjja “Besëlidhja”, rrugët kthehen në lumenj

08:21 : 18/11/2025

Këmbimi valutor 18 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:17 : 18/11/2025

Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

08:13 : 18/11/2025

Shi gjithë ditën, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:08 : 18/11/2025

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com