• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si Gjykata e Lartë minoi reporterët në Shqipëri me rastin “Qyno”

14:47 : 23/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Rasti i paprecedentë i sekuestrimit të të dhënave kompjuterike dhe kryerja e 4 kontrolleve ndaj gazetarit të “Ora News”, Elton Qyno, me qëllim zbulimin e burimeve të informacionit të tij, u çertifikua dhe nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë.

Treshja gjyqësore e përbërë nga Sokol Binaj, dhe anëtarët Ilir Panda, Sandër Simoni, vendosën të rrëzojnë rekursin e gazetarit Elton Qyno, i cili kishte kërkuar paligjshmërinë e dy vendimeve gjyqësore të mara nga gjyqtaret e GJKKO, Atalanta Zeqiraj dhe Danjela Shirka.

Kontrolli i banesës, i zyrës, kontrolli fizik, u cilësuan të ligjshëm nga Gjykata e Lartë, a thua se gazetari Qyno ka kryer krimin e shekullit.

Për më tepër, duke legjitimuar këtë sekuestro të paprecedentë, Gjykata e Lartë çimentoi paligjshmërinë e kontrollit të makinës dhe vetë lokalit, ku gazetari kishte lënë në ruajtje telefonat, kontrolle këto që u realizuan pa vendim gjykate.

Gjykata e Lartë, përmes këtij vendimi jo vetëm që dëmtoi cënimin dhe mbrojtjen e burimeve të gazetarit Elton Qyno, por njëherësh ndezi dritën jeshile për SPAK, për të kryer çdo aksion ndaj kujtdo gazetari në Shqipëri, që guxon të thotë diçka më shumë nga ajo që serviret në komunikatat për shtyp.

Lexo edhe:

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

Gjykata e Lartë, legjitimoi këtë praktikë ekstreme duke u vënë nën presion nga SPAK.

Çka solli që e njëjta gjykatë dhe i njëjti trup gjykues që ndërtoi vendimin njëhsues për rastin “Lapsi.al” dhe ndaloi sekuestrot e SPAK, të kafshojë gjuhën e vetë, për rastin e gazetarit, Elton Qyno, duke miratuar sekuestrot e paisjeve elektronike në shkallë të gjerë dhe kontrollet.

Rasti i Elton Qynos, u trajtua nga Gjykata e Lartë njësoj sikur të ishte anëtar i opozitës iraniane MEK, në Manzë të Durrësit dhe jo sikur është gazetar profesionist që raporton për gjëndjen e kriminalitetit dhe korrupsionit në Shqipëri për 18 vite me rradhë.

Ja çfarë thonë në vendim për rastin “Lapsi.al”, tre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që legjitimuan sekuestrot dhe kontrollet për rastin e gazetarit Elton Qyno.

Një përplasje mendimesh dhe qëndrimesh juridike që vetëm në Shqipëri mund të gjesh.

Për rastin Lapsi.al, gjyqtarët argumentojnë se:

“…në mënyrë të veçantë, për shkak të ndjeshmërisë që paraqet, referuar dhe rastit objekt shqyrtimi, nga i cili Kolegji vlerësoi të kalojë në këtë vendimarrje njësuese, Kolegji çmon të nevojshme të ndalet pak më tepër në rastin kur sekuestrimi i të dhënave ose sistemeve kompjuterike bëhet ndaj gazetarëve profesionistë. Kjo për faktin se liritë dhe të drejtat themelore, të cilat u evidentuan më lart, duhet të mbrohen në rastin kur është e nevojshme të procedohet me sekuestrimin e të dhënave kompjuterike dhe janë liria e shprehjes, liria dhe fshehtësia e korrespondencës ose e çdo mjeti tjetër të komunikimit dhe e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare, të cilat mbrohen në të gjitha sistemet demokratike, bëhen më evidente dhe më të ndjeshme në rastin e gazetarëve profesionistë. Jurisprudenca kushtetuese dhe e GJEDNJ është shumë e pasur në këtë drejtim, duke sanksionuar me vendosmëri respektimin e këtyre të drejtave nga autoritetet shtetërore, nënshkruese të KEDNJ…”.

Më tëj gjyqtarët argumentojnë për rastin “Lapsi.al” se:

“…sikundër u evidentua në pjesën hyrëse të këtij vendimi, në rastin specifik të gazetarëve profesionistë, sekuestrimi i të dhënave kompjuterike kërkon një vëmendje të veçantë, pasi përbën një rrezik të dukshëm për zbulimin e burimit të informacionit. Lidhur me rëndësinë e ruajtjes së burimit të informacionit, në çështjen Goodwin v. The United Kindom, GJEDNJ ka konluduar se kërkesa e autoriteteve drejtuar gazetarëve për të zbuluar burimin e informacionit përbën shkelje të lirisë së shprehjes….”.

Kontrollet janë shkeljet më të rënda thonë tre gjyqtarët për rastin “Lapsi.al”, ndërsa për rastin e gazetarit Qyno, këto kontrolle të njëjtët gjyqtarë i ligjitimuan me shpejtësinë më të madhe.

“…po ashtu, sipas GJEDNJ, në çështjen Roemen e Schmit v. Luxembourg, shkelje edhe më të rëndë përbëjnë kontrollet, edhe nëse nuk kanë rezultat, të cilat kanë për objekt zbulimin e identitetit të burimit të provës. Sipas Gjykatës së Strasburgut, mbrojtja e burimit të gazetarëve përbën një nga shtyllat e lirisë së shprehjes, pa të cilën këto burime mund të mos e ndihmojnë shtypin të informojë publikun për çështje të interesit të përgjithshëm. Për rrjedhojë, shtypi mund të mos jetë në gjendje të kryejë rolin e tij në ofrimin e informacioneve të sakta e të besueshme….”, shprehen në vendimin e rastit “Lapsi.al” tre gjyqtarët që gjykuan rastin e gazetarit profesionist, Elton Qyno.

Më tej tre gjyqtarët vijojnë duke argumentuar se:

“…në përputhje me këtë qëndrim të mësipërm të GJEDNJ, Kolegji vlerëson se, sikundër u aryetua më lart, përveç garancive të parashikuara lidhur me sekuestrimin e të dhënave kompjuterike, specifikisht lidhur me sekuestrimin e të dhënave ose sistemeve kompjuterike ndaj gazetarëve profesionistë, Gjykata duhet të lejojë sekuestrimin, pasi të jetë shteruar kërkimi në të gjitha burimet e tjera të mundshme të të dhënave, duke pasur parasysh paragrafin 3 të nenit 159 të KPP. I cili parashikon lidhur me emrat e personave nga të cilët gazetarët profesionistë, kanë marrë të dhëna gjatë ushtrimit të profesionit të tyre dhe vetëm kur të dhënat janë të domosdoshme për të provuar veprën penale dhe vërtetësia e këtyre të dhënave mund të dalë vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit, Gjykata urdhëron gazetarin që të tregojë burimin e informacionit të tij. Kjo do të thotë se ndërhyrje të tilla, duhet të jenë të mirë-argumentuara dhe vetëm në rastet kur e dhëna nuk mund të merret në mënyrë tjetër….”, thonë tre gjyqtarët Sokol Binaj, Ilir Panda dhe Sandër Simoni.

Në rastin objekt gjykimi me rekursin e gazetarit Elton Qyno, Gjykata e Lartë, kafshoi gjuhën e saj juridike të argumentuar me rastin “Lapsi.al”, duke hedhur poshtë parimet ligjore, që i ka shkruar vetë për gazetarët profesionistë./Ora News

Etiketa: censureElton QynoGjykata e lartekontrollesekuestrimspakte dhena kompjuterike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

15:48 : 11/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025
Para

Marrëveshja Rama-Meloni, emigranti afrikan: Kemi nevojë për siguri! Se dimë ç'mund të na ndodhë

TË GJITHA

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com