• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thriller në Durrës, vajza 19-vjeçe vret babanë dhe fsheh trupin: Donte të më fejonte

08:55 : 23/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një vajzë 19-vjeçare është arrestuar nën akuzën se ka vrarë të atin në Shënvlash të Durrësit dhe e ka varrosur trupin e pajetë në oborrin e banesës, duke fshehur ngjarjen. Familjarët e tjerë ndërkohë, kishin bërë kallëzimin për zhdukjen e kryefamiljarit.

Pas 10 ditësh hetime, blutë e Durrësit arritën të zbulonin kufomën dhe të zbardhnin krimin. E reja pranoi të jetë ajo autorja e vrasjes dhe groposjes së trupit në oborrin e banesës. Shkaku që sipas saj e ka çuar në kryerjen e krimit ka qenë nxitja prej babait për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Në pranga u vu Hygerta Meta, e akuzuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” në dëm të të atit Pëllumb Meta, 49 vjeç.

Hetimet për rastin vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në ngjarje.

 

1 nga 4
- +

Banesa e familjes Meta

Lexo edhe:

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

Kallëzimi për zhdukje

Rreth orës 22:30 të së martës së 13 Shkurtit, djali 25-vjeçar i Pëllumb Metës është paraqitur në komisariat për të denoncuar zhdukjen pa gjurmë të të atit.

I riu ka deklaruar para uniformave blu se babai ishte larguar nga banesa dhe se familja (nëna, vëllai dhe dy motrat) kishte humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, efektivët kanë nisur kërkimet dhe tre ditë më vonë (17 Shkurt) kanë gjetur automjetin e të parkuar të 49-vjeçarit në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 49-vjeçari ishte zhdukur.

Megjithatë, hetuesin zbuluan më vonë se 49-vjeçari nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë. Dhe se autore e vrasjes së 49-vjeçarit është vajza e tij, Hygerta Meta, 19 vjeçe – e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Viktima Pëllumb Meta

“Donte të më fejonte pa dëshirën time”

Vajza ka deklaruar para hetuesve se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur, konfirmoi zyrtarisht policia e Durrësit. Ndërkohë, burime thanë se vajza, studente për ekonomi-biznes në Tiranë, ka dëshmuar po ashtu se djali që donte ta fejonte i ati me mblesëri jetonte në Itali si emigrant, por ajo nuk e donte.

Lidhur me dinamikën e vrasjes, ajo ka thënë se e ka vrarë të atin në kasollen e lopës me pistoletën që 49-vjeçari mbante për arsye të punës si roje nate dhe pasi e ka mbështjellë me qese, e ka groposur në oborr, ku edhe u gjet trupi i pajetë brenda një grope rreth 1.5 metra.

E reja nuk ka shprehur pendesë për vrasjen e të atit, të qëlluar 4 herë me armë zjarri, duke deklaruar se ai i “kishte nxirë jetën” asaj dhe familjarëve të tjerë.

Vendi ku u gjet i varrosur trupi i pajetë

“Nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nenës time. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është me e madhja, është e martuar janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë ne familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. Mu mblodh një urrejtje për një kohe te gjate. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armen qe babi përdorte kur shkonte ne pune si roje dhe e qëllova brenda kasolles se bagëtive. Pas krimit e kam mbështjelle me një çarçaf, pastaj me fasho e ne fund me qese. Armen e hodha buzë detit”, mësohet të jetë shprehur e reja.

Po ashtu, vajza ka marrë përsipër edhe spostimin e automjetit të të atit nga banesa.

Ndërkohë, arma e krimit nuk është gjetur ende.

Hygerta Meta
Hygerta Meta

Dyshime për bashkëpunëtorë

“Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje”, thuhet në një njoftim të policisë.

Hygerta Meta me hetuesit në vendin e ngjarjes

Burime pranë grupi hetimor bëjnë me dije se në pyetje janë marrë dhe anëtarët e tjerë të familjes Meta, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për krimin.

Sipas të njëjtave burime, dëshmitë e vajzës përputhen me provat e gjetura duke konfirmuar se ka qenë ajo që ka kryer vrasjen, megjithatë ka dyshime se është ndihmuar në krim nga të tjerë persona.

Edhe të afërm të familjes Meta, në deklaratat e dhëna për mediat, kanë ngritur dyshime se 19-vjeçarja nuk mund ta kryente krimin e vetme.

Trupi i Pëllumb Metës është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Lexo edhe:

“E vrava në kasolle…”/ Zbardhet DËSHMIA e vajzës që ekzekutoi babanë

19-vjeçarja: Kisha dy mundësi! Ose ta vrisja, ose të arratisesha

Pamjet nga banesa ku ndodhi krimi

Pasi vrau të atin, vajza lëvizi edhe makinën

Të afërmit: Nuk dinim gjë! E morëm vesh nga televizori

Krushku i familjes Meta: Vajza s’mbyste dot një pulë!

Gruaja e Pëllumb Metës: Ishte autoritar! Bënim si na thoshte

Momenti kur nxirret trupi i pajetë i Pëllumb Metës – VIDEO

Hygerta Meta shkon në vendin e krimit, tregon dinamikën e ngjarjes – VIDEO

Etiketa: Durreshygerta metaPëllumb Metashenvlashvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

16:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ Bushgjoka pranon njohjen me viktimën: Punuam bashkë me drogë

10:33 : 17/07/2025
AKTUALITET

15-vjeçari polak bie nga kati i katër i banesës, përfundon në spital

10:29 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina përplas biçikletën, plagoset rëndë 50-vjeçari

10:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Firmën e gjeti punonjësi”/ Qytetari denoncon Zyrën e Rindërtimit: Më morën paratë, shtëpinë s’e bënë

21:09 : 16/07/2025
Para

62-vjeçari në Roskovec i jep fund jetës, var veten me litar

TË GJITHA

“Disfata e Egnatias duhet të shkundë futbollin shqiptar”, Cungu: Final Four i panevojshëm!

16:54 : 17/07/2025

Lapaj shkresë KQZ: Revokimet e dorëheqjeve janë të pavlevfshme juridikisht, mandati më takon mua!

16:35 : 17/07/2025

Rifromatimi i qeverisë, Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

16:27 : 17/07/2025

Deklarata që u konsiderua fyese ndaj Erdogan, gazetari turk rrezikon 5 vite burg

16:20 : 17/07/2025

Liverpool refuzon ofertën e parë të Bayern Munich për yllin e ekipit

16:16 : 17/07/2025

EMRAT/ Plagosja e dyfishtë në Sarandë, dy të rinjtë dërgohen me urgjencë drejt Traumës

16:16 : 17/07/2025

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

16:08 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com