• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zelensky i lutet Perëndimit për armë nga vija e frontit

09:25 : 20/02/2024
në BOTA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar përsëri se ushtria e tij po përballet me kushte “tejet të vështira” dhe mungesë municioni në vijat e frontit, pas vendimit për t’u tërhequr nga qyteti strategjik juglindor, Avdivka, për të shpëtuar jetë dhe material përballë sulmit më të fundit të furishëm rus.

“Kjo gjendje është tejet e vështirë tani në disa pjesë të vijës së frontit, ku trupat ruse kanë vendosur rezerva maksimale”, tha Zelensky më 19 shkurt pas një vizite te trupat ukrainase në veri të vendit.

“Ata po i shfrytëzojnë vonesat [e dërgimit të ndihmave] për Ukrainën”, tha Zelensky në një video mbrëmjen e së hënës, duke iu referua lutjeve urgjente të tij për partnerët e Perëndimit për predha shtesë të artilerisë dhe armë të tjera mbrojtëse dhe sulmuese.

Zelensky e vizitoi vijën e frontit në qytetin verilindor, Kupianks, ku u takua me liderët e brigadës.

Lexo edhe:

Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në

Vrasja e Charlie Kirk/ Trump: Autori është arrestuar, shpresoj të dënohet me vdekje!

Ai e vizitoi këtë komandë vetëm pak orë pasi Rusia e mori në dorë fabrikën më të madhe të koksit në Avdivka, ku Kievi e pranoi disfatën javën e kaluar duke i tërhequr trupat nga qyteti.

Rënia e Avdivkës, dikur qytet i rreth 30.000 banorëve por tani kryesisht i bërë rrafsh me tokën dhe shkretëtirë, në rajonin lindor të Donjeckut, shënon fitimin më të madh territorial të Rusisë në nëntë muajt e fundit prej se e nisi pushtimin e Ukrainës para gati dy vjetëve.

Forcat ukrainase raportuan për sulme ruse gjatë natës së kaluar, të cilat duket se kishin për qëllim marrjen e më shumë territoreve në afërsi, si dhe ofensiva të ndara në verilindje dhe në jug të vendit.

Ndërkohë, komanda ushtarake perëndimore e Ukrainës tha të hënën se ushtria ruse kishte tentuar përsëri t’i thyejë pozicionet ukrainase në zonat përreth Zaporizhjas.

Zyrtarët lokalë raportuan për bombardime të vazhdueshme në këtë qytet më 17 shkurt, ku si pasojë mijëra shtëpi kanë mbetur pa ngrohje.

Dhe, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse i kryen 10 sulme në pozicione ukrainase në Robotini, në rajonin e Zaporizhjas, një ditë më vonë.

Sipas tij, ky këto sulme u zmbrapsën nga trupat ukrainase.

Radio Evropa e Lirë nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur raportimet e të dyja palëve nga zonat e luftimeve të ashpra./REL

Etiketa: ArmeRusiSHBAZelensky

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në

17:15 : 12/09/2025
BOTA

Vrasja e Charlie Kirk/ Trump: Autori është arrestuar, shpresoj të dënohet me vdekje!

14:59 : 12/09/2025
BOTA

SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të Kurtit

14:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ I shpallur në kërkim që prej 2022-shit, arrestohet 50-vjeçari me dy identitete

14:10 : 12/09/2025
AKTUALITET

44-vjeçari nga Kruja bashkë me të birin dhunon vajzën dhe gruan, në banesë i gjenden dhe armë

09:47 : 12/09/2025
AKTUALITET

Nesho kritikon kabinetin e Ramës: Shmang SHBA-në dhe rikthen axhendën Soros

21:30 : 11/09/2025
Para

Kapet me pushkë dhe fishekë në makinë, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë

TË GJITHA

Dielli dhe Diella

20:31 : 12/09/2025

Euro bie në një minimum të ri historik në vlerën e 97 lekëve

20:31 : 12/09/2025

Tritan Shehu zbulon pse mori pjesë në votimin për Peleshin: Ishte refleks…

20:14 : 12/09/2025

Tensionet në Lindjen e Mesme, Rubio viziton Izraelin në fundjavë. Axhenda e diplomatit

20:11 : 12/09/2025

Sara Mile nuk di as të votojë, Fadil Nasufi e instruktoi për ‘pro’-në ndaj Peleshit/ VIDEO

20:09 : 12/09/2025

Familjarët kërkojnë rihapjen e hetimeve për vrasjen e ish-gjyqtarit Konomi në Vlorë

19:58 : 12/09/2025

Kapri dhe Gëzimi i Kashtës marrin tenderin 4.5 mln euro nga Bashkia e Pogradecit

19:57 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com