• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Po bëja shaka…”, vrau partneren rumune, dëshmon shqiptari: Po planifikonim martesën

12:14 : 20/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

39-vjeçari shqiptar Gentian Mino, i cili vrau partneren rumune në Greqi, ka pretenduar se e shkrepi armën gabimisht teksa po “ngacmonte” të dashurën e tij 29-vjeçare, pasi kjo e fundit nuk ndihej mirë kur shikonte pistoletën.

Mino, i lënë në paraburgim, ka deklaruar se mëngjesin e ngjarjes tragjike ishin ulur të dy në dhomën në tapetin e dhomës së ndenjes përballë tavolinës, duke pirë e duke biseduar. Shqiptari ka rrëfyer se Nina pa pistoletën dhe nuk ndihej mirë dhe se 29-vjeçarja nuk e donte pistoletën në shtëpi dhe nuk donte ta shihte para saj.

Sipas tij, ajo i kërkoi që t’ia hiqte nga sytë dhe shqiptari ka pretenduar se reagimi i partneres iu duk qesharak, ndaj ka vendosur ta ngacmojë edhe më shumë, siç pretendon ai, duke i drejtuar armën për të cilën mendonte se ishte në siguresë. Por teksa 39-vjeçari bënte shaka, arma që mbante në dorë është shkrepur duke qëlluar për vdekje të renë. Ai ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën.

“Çfarë bëra; Çfarë bëra; Nuk e desha”, përsëriti ai para policisë që e arrestoi jashtë shtëpisë ku i priste në gjendje shoku.

Lexo edhe:

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

“Ky njeri në asnjë mënyrë nuk kishte qëllim vrasjeje, ai është i shkatërruar dhe po përjeton ndjenja të thella pikëllimi dhe dhimbjeje pasi plumbi fatal goditi partneren e tij të jetës me të cilën synonte të martohej. Sikur ta kthente kohën pas, sikur të mos e kishte blerë kurrë, siç thotë ai, atë armë. Ai është penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës”, tha avokatja e tij  Efi Somara.

39-vjeçari pohon se ai dhe Nina ishin shumë të dashuruar. Ai mohon të ketë pasur sjellje abuzive ndaj saj, siç kanë raportuar disa fqinjë. Shqiptari pranon se si çift kanë pasur disa grindje, por asnjëherë dhunë. Madje pretendon se jeta e tyre intensive seksuale ndoshta i shqetësoi disa fqinjë që u ankuan.

Mësohet se miq të viktimës, po mbledhin para për transportin e trupit në Rumani pasi prindërit nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet. Mes tyre është edhe vetë i akuzuari për vrasjen.

Etiketa: Gentian MinoGreqivrasje

Lajme të lidhura

RAJONI

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Vetëm e preku kalin”/ Dëshmojnë familjarët e viktimës në Berat: Autori e goditi papritur me thikë

10:16 : 29/10/2025
Para

25 mijë € për të ndikuar në vendimin e gjykatës, arrest shtëpie për avokatin

TË GJITHA

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025

VIDEO/ Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

08:46 : 01/11/2025

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:14 : 01/11/2025

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

08:05 : 01/11/2025

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com