• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

25 mijë € për të ndikuar në vendimin e gjykatës, arrest shtëpie për avokatin

12:15 : 20/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Petraq Semani është lënë në arrest shtëpie nga GJKKO me kërkesë të SPAK-ut. Semani, me profesion avokat, hetohet për ushtrim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

“Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 15, datë 18.02.2024, ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit Petraq Semani, hetuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021). Masa e mësipërme është ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 19.02.2024”, njoftoi SPAK.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se Semani, në cilësinë e avokatit i ka kërkuar dhe marrë dy personave me iniciale Ll.D dhe S.D një shumë monetare prej 25 mijë Eurosh. Ai premtonte se do të ndikonte tek gjyqtarët e çështjes të cilët po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Ll. D për favorizimin e masës së dënimit.

Sipas SPAK, Semani më 6 Mars 2019 ka marrë një shumë prej 9550 Eurosh. Marrja e parave është bërë në banesën e shtetasit Ll.D dhe është regjistruar me audio e video nga rrethi familjar e shoqëror i këtij personi.

Pjesa tjetër e parave të kërkuara, sipas shtetases S.D dhe disa personave të tjerë që kanë dijeni për veprën penale, janë dhënë më vonë në disa këste deri në dhënien e vendimit përfundimtar gjatë fazës së rigjykimit në Shkallën e Parë.

Lexo edhe:

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

Më 11 Shkurt 2020 Gjykata e Korçës e ka deklaruar fajtor shtetasin Ll.D për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim. Në të njëjtën masë dënimi ishte dënuar edhe herën e parë në vitin 2018 nga Gjykata e Korçës. Për këtë arsye Semani i ka kthyer shtetases S.D, 8 mijë Euro, ndërsa pjesën tjetër nuk e ka kthyer.

“Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Petraq Semani, ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021)”, njoftoi SPAK.

Etiketa: GJKKOPetraq Semanispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026
AKTUALITET

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026
AKTUALITET

Cilët janë zyrtarët që u takuan me eksponentë të krimit në Aruba? Kreu i SPAK: Do bëjmë transparencë

11:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

A do t’i drejtohet sërish Kuvendit për Ballukun? Braho: Do të ketë vendimmarrje në vijim të hetimeve

11:28 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kaso përplaset me kreun e SPAK: Standard i dyfishtë për krimin zgjedhor, Braho: Është një perceptim!

11:11 : 15/07/2026
AKTUALITET

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Hetimet kërkojnë kapacitete të reja

11:02 : 15/07/2026
Para

Përgatitjet për protestën e opozitës, policia gardh metalik te kryeministria

TË GJITHA

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e “Revolucionit të Flamingove”

15:06 : 15/07/2026

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët! Malli me vlerë 20 mln euro

14:50 : 15/07/2026

Angli/ 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në rrugë, dy persona nën hetim për vrasje (Emri)

14:45 : 15/07/2026

E rëndë në Devoll, 57-vjeçari vetëvritet në banesë

14:33 : 15/07/2026

E dënuar për trafik droge/ Ish-punonjësja e AKSHI-t, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale

14:28 : 15/07/2026

Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar autostradën Tiranë-Durrës

14:28 : 15/07/2026

Babai i Martin Canit reagon pas vendimit të Apelit: Prisnim një dënim më të rëndë për autorin

14:13 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişCasibomjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş