• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Është koha kur nuk ka mirë kohë as për kohën…

13:09 : 20/02/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Lexo edhe:

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Kapitullimi i uniformave: kur shteti ulet në gjunjë para “gangove”

Nga Lutfi Dervishi

Shqetësimi për “sharlatanët” në media është i drejtë, me kusht që me media të mos nënkuptojmë më veç, gazetën, televizionin, radion, librin apo revistën…, pra median tradicionale.

Dera e kësaj epoke ka nisur të mbyllet para 20 vjetësh me lindjen e Facebook dhe po i vihet gozhda sot në epokën e TikTok.

Tashmë po jetojmë një kohë kur informacioni nuk prodhohet e filtrohet vetëm nga “profesionistët” e medias, gazetarët dhe komentatorët, por nga gjithëkush pasi sot i gjithë populli është vetë reporter.

Është koha kur një politikan është media sepse komunikon drejtpërdrejt me “audiencën e vet” në rrjetet sociale.

Është koha kur një biznesmen është vetë media edhe pse nuk ka televizion, gazetë apo radio.

Është koha kur një showman/girl është vetë media pa patur nevojë të jetë gazetare.

Është koha kur një i krisur është vetë media sepse të jep mend në TikTok…

Është koha kur një sharlatan është vetë media, madje media e madhe sepse ka audiencë më shumë se të gjithë “intelektualët” e mbledhur bashkë.

Është koha kur kushdo, me një celular në dorë bëhet media, duke prodhuar e shpërndarë informacion.

Është koha e kakofonisë ku konkurron arsyeja, me budallallëkun, ku përplaset e vërteta me gënjeshtrën, propaganda me informacionin, dezinformimi me keq informimin,

Është koha kur gënjeshtra dhe propaganda jo vetëm përhapen, por edhe festohen,

Është koha kur privatësia jo vetëm nuk mbrohet, por luftohet si një gjë demode.

Është koha kur absurdja bëhet normale dhe anasjelltas.

Është koha kur e pa imagjinueshmja bëhet e pa shmangshme, dhe e papërfytyrueshmja bëhet rutinë.

Është koha kur e pranueshmja shtyhet e shtyhet për të mbërritur në sferën e qesharakes.

Është koha e rrjeteve sociale aty ku realiteti ndërtohet dhe shkatërrohet si kështjellë prej rëre.

Është koha kur çdokush që mund të belbëzojë marrina e shpall veten autoritet mbi të vërtetën.

Është koha kur neglizhohet mjeku me diplomë dhe dëgjohet “influencuesi”.

Është koha kur dija matet me ndjekës, like dhe komente dhe jo me fakte.

Është koha kur propaganda është oksigjen.

Është koha kur më lehtë beson gënjeshtrën se ungjillin.

Është koha kur qajmë, qahemi, shahemi, puthemi, ndahemi, bashkohemi dhe raportojmë njëkohësisht në kohë reale.

Është koha kur bota on line është e mbushur me “informacion” që në rastin më të mirë shtrembëron perceptimin tonë për realitetin dhe në rastin më të keq, rrezikon jetë njeriu.

Është koha të themi të vërtetën e madhe se nga përdorimi i rrjeteve sociale – kemi edhe viktima.

Është koha kur lufta më e madhe bëhet për vëmendje.

Është koha e betejës me smartphone në llogoret e së cilit janë rreshtuar të gjithë nga mosha 7 deri në 77 vjeç.

Është koha që më shumë se nga nikotina dhe hashashi, fëmijët/të rinjtë janë të varur nga droga e rrjeteve sociale.

Është koha kur sharlatanët jo vetëm mikpriten, por u shtrohet tapeti i kuq.

Është koha kur dezinformi dhe tjetërsimi janë kthyer në model biznesi.

Është koha kur shqip flasim e shqip nuk merremi vesh.

Është koha kur e vërteta është zhytur në detin e propagandës, gënjeshtrës, mashtrimit dhe marrëzisë në pritje të një like, share dhe koment për të dalë nga harresa.

Është koha e lundrimit pa fund në oqeanin digjital për të mbërritur i rraskapitur aty ku ishe.

Është koha të kuptohet që rrjetet sociale lindën me idenë për të bashkuar njerëzit dhe tani po i përleshin me njëri -tjetrin.

Është koha për të kuptuar se rrjetet sociale të afrojnë ata që ke larg dhe largojnë atë që ke pranë!

Është koha e botës së re, kur arkitektë nuk janë njerëzit, por algoritmet që tërheqin fijet e vëmendjes sonë.

Është koha kur këto “forca të padukshme” kurojnë dietën tonë dixhitale, duke na ushqyer me një rrjedhë të pa ndërprerë që na mban gjithmonë të uritur jo për të na informuar dhe edukuar, por për të na mbajtur të varur….

Është koha për të pyetur veten: do të ngremë sytë nga celulari dhe të shohim realitetin apo tashmë është vonë dhe kemi përfunduar në humnerën digjitale.

Është koha kur mjafton të kesh Wireless për të qenë media dhe i çmendur njëkohësisht për të kuptuar dhe jetuar me çmendinën.

Etiketa: lutfi dervishimediapolitika

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

21:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kapitullimi i uniformave: kur shteti ulet në gjunjë para “gangove”

19:23 : 02/06/2026
AKTUALITET

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias

09:27 : 30/05/2026
AKTUALITET

Rama tha se opozita merr 60% të kohës mediatike, Këlliçi: Gënjeshtër e shëmtuar!

12:32 : 10/05/2026
AKTUALITET

Policia kufizon komunikatat, organizatat e medias ngrenë shqetësime për lirinë e informimit

14:42 : 09/05/2026
AKTUALITET

Censuroi mediat me Kapllanin/ Kush është Dionis Teqja, aksident i të miturve dhe lidhjet e dyshimta greke

23:10 : 06/05/2026
Para

Shitet për 3 milionë euro vila e famshme e Silvio Berlusconit

TË GJITHA

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom