• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendosi pro Ramës, Kushtetuesja zbardh vendimin për refugjatët afrikanë nga Italia

17:04 : 19/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin pro kryeministrit Edi Rama për marrëveshjen e nënshkruar nëntorin e vitit të kaluar me homologen e tij Gergia Meloni, duke i hapur rrugë strehimit në vendin tonë të mijëra refugjatëve nga vendet e Afrikës që kapen në brigjet italiane.

Zbardhja e vendimit u paralajmërua dhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi, i cili nuk dihet se ku i kishte informacionet, ndërkohë që tani pritet ratifikimi në Kuvend.

Në vendimin e arsyetuar, gjykata çmon se marrëveshja “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit” është në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi. Sipas saj, pavarësisht faktit që kampet do të ndërtohen në tokë shqiptare, vendi ynë do të ketë juridiksion territorial mbi to.

Kushtetuesja sqaron në arsyetimin e saj se palët e përfshira në këtë proces kanë dërguar provat për pretendimet e tyre, lidhur me rrëzimin apo miratimin e marrëveshjes, ndërkohë institucioni i Presidentit edhe pse është njoftuar nuk ka shprehur asnjë qëndrim.

Pavarësisht se kjo marrëveshje është në fuqi, 4 prej anëtarëve të gjykatës kanë qenë kundër, duke arsyetuar dhe votën e tyre. Anëtarët që kanë votuar kundër ishin Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Ilir Toska dhe Elsa Toska.

Lexo edhe:

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i është përcjellë Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave.

DOKUMENTI

Ndërkohë, 30 deputetë të opozitës që kishin depozituar padinë, e konsideronin marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Po ashtu, edhe ekspertët vendas dhe të huaj janë shprehur skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian.

Marrëveshja “Rama-Meloni” është kundërshtuar fort dhe nga opozita në Itali, të cilët e kanë konsideruar si një propagandë të kryeministres italiane, pasi do të shpenzohen 650 milionë euro për ngritjen e dy kampeve në Shqipëri, ndërkohë që në Itali janë shpenzuar vetëm 52 milionë euro për ngritjen e 10 qendrave strehimi për refugjatë.

Marrëveshja është miratuar në Itali, si nga Dhoma e Deputetëve, po ashtu edhe nga Senati.

Marrëveshja Rama-Meloni parashikon ngritjen e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër, për refugjatët burra dhe të rinj (pasi gratë dhe të miturit qëndrojnë në Itali) që kapen në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane.

Në kampin e parë pritet të bëhet verifikimi i të dhënave personale të refugjatëve, ndërsa në të dytën, ata duhet të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave për azil. Të dy kampet parashikohet të jenë nën juridiksionin italian dhe ndërtimi dhe funksionimi i tyre do mbulohet financiarisht nga pala italiane. Gjithashtu, është planifikuar dhe një burg në Gjadër që do të kushtojë 25 milion euro për pesë vite dhe do të ketë hapësira për 20 të burgosur.

Marrëveshja parashikon sjelljen në Shqipëri të 3 mijë refugjatëve në muaj, 36 mijë refugjatëve në vit, teksa është nënshkruar për 5 vite, me mundësi zgjatjen më tej me miratimin e të dy palëve.

Vlen të theksohet fakti se marrëveshja u nënshkrua në “terr” të plotë, ku madje fillimisht as deputetët socialistë nuk ia kishin idenë se për çfarë bëhej fjalë, ndërsa shqiptarët si gjithmonë nuk i pyeti askush rreth shqetësimeve se kjo nismë do nxiste trafikimin e qenieve njerësore, apo do të krijonte probleme serioze me sigurinë pasi mes refugjatëve mund të ketë edhe individë me qëllime terroriste.

Kujtojmë se fillimisht për vendet e BE-së, ishte çuarje e refugjatëve në Ruana, por pasi u rrëzua kjo pistë Rama iu përgjigj menjëherë me një “PO” homologes italiane Meloni. Pra, Shqipëria pasi ka mbushur kapanonet e azilantëve në vendet e BE-së me njerëzit e saj, vetëofrohet për të ngritur kampe për pritjen e refugjatëve nga vendet e “botës së tretë”.

Qëllimi i marrëveshjes Rama-Meloni është ndalja e flukseve të emigracionit në Itali, por ka ngritur shqetësim për shkeljen e të drejtave të njeriut. Këtë shqetësim e shprehu edhe komisionerja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç.

Etiketa: Gjykata KushtetuesemarreveshjameloniRamavendimizbardhur

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
AKTUALITET

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

18:25 : 09/10/2025
Para

Formacionet zyrtare/ Besiktas-Konyaspor, Muçi dhe Rashica sfidojnë Sokol Cikalleshin

TË GJITHA

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com