• Kontakt
Sunday, July 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia e 20-vjeçarit nga Somalia që përfundoi në spitalin e Traumës

08:58 : 18/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Nga Anila Hoxha

Në të njëjtën ditë kur presidenti i vendit të tij Hassan Sheikh Mohamud sipas agjensive të huaja ankohet se ju vështirësua hyrja në samitin dy ditor të vendeve të Afrikës, Mursal Mahamoud lufton në intubim me vdekjen. Në spitalin e Traumës në Tiranë. Pa askënd pranë, përvec mjekëve që në atë dhomë spitali, marrin e japin analizat dhe cdo sekonde qe kalon, duke bere gjithcka qe ta shpetojne

Mursal Mahamoud është një 20 vjecar që për shkak të konflikteve në Somalinë e tij, tensioneve historike midis vendeve fqinje vendosi të lërë vendin e tij. Mori rrugën e gjatë, qindra orë ferri në një ikje pa destinacion.

Udhëtim i pambarimtë derisa ai rrëzohet e dëmtohet rëndë. Me gjithë kohën që ka kaluar mbetet e paqartë se si u rrëzua dhe ku.

Gjallë e ka mbajtur ëndërra që kishte, mbërritja e pa realizuar për të, Gjermania.

Lexo edhe:

Dhuna te Parlamenti/ QSUT dhe Trauma: Të dëmtuar 15 efektivë dhe 4 qytetarë!

Raporti/ Bullizmi dhe shëndeti mendor, problemet kryesore të të rinjve në Shqipëri

Mes diagnozave që nuk po e ngrinin më në këmbë, që ai të vazhdonte arratinë e tij, jeta e tij u zhvendos në qëndrën e Mbyllur të Karecit dhe më pas në Spital.

Në Karec ai kishte fatin e çdo emigrant të paligjshëm që pret radhën ta kthejnë pas, vend pas vendi derisa të mbërrijë në atdhe. Ajo pritje për tu kthyer në Somalinë e tij, ja la vendin pritjes tjetër për ta ngritur në këmbë.

Në këto ditë bosh, pa njerëz, pa familjen , pa një fjalë në gjuhën e tij, me vetminë më të madhe dhe vetëm 20 vjec, Mursal njihej si djali i dhomës numër 4, kati i dytë.

Profesor Lutfi Dervishi më pat njoftuar një ditë për të duke më shkruar ‘Një i ri nga Somalia, prej dy – tre muajsh është tek Trauma. Një histori rrënqethëse njerëzore”’.

Prej ditësh isha vendosur në kërkim të tij.

Kush është? Çfarë i ka ndodhur? A ka njerëz pranë? Telefonata në policinë qëndrore. Në policinë kufitare. Policitë lokale në kufi me Greqinë.

Derisa më ra në dorë gjurma e tij e parë, e Mursal, emigrantit nga Somalia që ngeci në Ballkan dhe ndryshe nga qindra të tjerë që zgjedhin Mesdheun si rrugën e vdekjes, ai u end në shtigje tokësore me shpresën se diku do hapej një portë për të.

“Rezulton se ky shtetas së bashku me tetë emigrantë të tjerë është kapur nga shërbimet e kufirit Kapshticë , më datë 13/08/2023 . Shtetasi ka patur dëmtime në shtyllën kurrizore , fillimisht është dërguar në spitalin e Korcës dhe më pas në Tiranë. Janë kryer procedurat përkatëse”, shkruan oficeri kufitar. Në Spitalin e Traumës, Mursal ju tha mjekëve se ishte rrëzuar dhe dëmtuar rëndë.

Në shtator mjekët ndërhynë dhe mjeku Fatos Olldashi përmend kartelën e të riut dhe cdo përpjekje me shpirt që mjekët patën. Komplikacionet ju shfaqën. Në dhjetor 2023, nga qendra e mbyllur e Karecit ku mbahen emigrantët që përdorin Shqipërinë si urë kalimi drejt Europës ai u soll sërisht për një ndërhyrje urgjente. Duhej të largonin matërialet që I kishin vendosur në shtyllën kurrizore.

U përballën me një situatë jo të mirë. Për pacientin dhomës e dhomës katër, pa askënd vec mjekëve që ndjekin me pikëllim se cfarë ndodh me jetën e një njeriu , nisin dhe dërgohen shkresa ngado.

Njoftohen organizatat.

Njoftohet ministria e shëndetësisë.

Pacientët flasin me njëri tjetrin, ja tregojnë se atje është një djalë I ri, vetëm dhe vetëm si ai janë dhe mjekët

Një ndër ta edhe mjeku Arben Zenelaj, I cili është një nga më të mirët jo vetëm në vend po në Evropë, që pret ta kryejë ai ndërhyrjen e radhës. Ai rri duke numëruar orët që ikin dhe I përkthen me jetën e një djali që merr frymë tanimë në intubim. ‘” Plaga nuk u mbyll dhe po bën hemorragji- thotë me trishtim. Kam shkruar- shton- kërkoj ndihmë ta shpëtojmë. Ka nevojë për protezë endovaskulare dhe kjo gjë bëhet në spitalet private“.

Heshtim.

Mbase secili nga ne mendon se Mursal mund te kishte qenë nje i aferm i yni, ose vete ne . Diku neper kohe, në ndonjërin nga vitet e veshtira , një nga njerezit tanë të dashur mund të jetë gjendur nëpër rrugë ferri , duke ikur , pa u ndalur , duke vrapuar larg nga atdheu , larg nga nena , larg nga shtepia. Sa më larg nga Shqiperia jonë per njemije arsye. Duke rrezikuar pa fund , herë me gomone , herë me kamionë, me letra false, nëpër rrugë të ashpra, të vështira dhe të errëta…

Etiketa: Anila HoxhaMursal Mahamoudproblemeshtyllën kurrizoreSomaliaSpitali i Traumes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhuna te Parlamenti/ QSUT dhe Trauma: Të dëmtuar 15 efektivë dhe 4 qytetarë!

17:09 : 02/07/2026
AKTUALITET

Raporti/ Bullizmi dhe shëndeti mendor, problemet kryesore të të rinjve në Shqipëri

16:02 : 29/06/2026
AKTUALITET

Sekuestrimi i apartamentit të ish-prokurorit Llalla, gazetarja: Prona i kaloi shtetit

21:28 : 25/05/2026
AKTUALITET

KLSH zbulon probleme te Enti i Banesave: Shqetësuese mënyra si menaxhohen kontratat me ndërtuesit

19:08 : 17/04/2026
AKTUALITET

Pritshmëritë e turizmit, një tjetër vit mes pasigurish

08:31 : 14/03/2026
AKTUALITET

Protesta/ Policia thotë se 16 efektivë përfundojnë te Trauma, PD: Në spital s’ka asnjë oficer!

22:56 : 10/02/2026
Para

EMRI/ I bie pllaka e betonit mbi kokë, vdes tragjikisht shqiptari në Itali

TË GJITHA

Horoskopi 12 korrik/ Kujdes nga debatet, për disa shenja vijnë lajme të mira në dashuri dhe para

23:13 : 11/07/2026

Video/ Koncerti i Kanye West, qytetarët thërrasin njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

23:10 : 11/07/2026

Dua Lipa kundër Edi Ramës: Ndryshon ligjet mjedisore pa konsultim publik

23:04 : 11/07/2026

Aksident i pazakontë në Librazhd, dy makina përplasen në një korsi ende të pahapur

22:52 : 11/07/2026

Vrasja e Koçekut në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë

22:43 : 11/07/2026

Trend dhunimi dhe shpërndarjen në rrjetet sociale, 15 të mitur në hetim çdo javë, prokurorja ngre alarmin

22:32 : 11/07/2026

Aktivisti bën thirrje: Më datë 23 korrik, seanca e fundit! Të jemi të gjithë prezentë

22:18 : 11/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetjojobetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberİmajbetbetciobetciojojobetjojobet giriş