• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sondazhi/ 72% e pjesëmarrësve kundër vizitave me pagesë në spitalet publike

12:05 : 14/02/2024
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Sondazhi i zhvilluar nga “Monitor” në faqen e internetit dhe rrjetet sociale tregoi se shumica e pjesëmarrësve janë kundër nismës së qeverisë për të lejuar kryerjen e vizitave mjekësore me pagesë në spitalet shtetërore, pas orarit zyrtar të punës.

Sipas rezultateve, më shumë se 72% e votuesve u shprehën se nuk janë dakord me një nismë të tillë.

43% e pjesëmarrësve u shprehën se një nismë e tillë do të detyrojë shqiptarët të paguajnë më shumë nga xhepi për të marrë shërbim shëndetësor. Ndërsa 29% e pjesëmarrësve u shprehën se një nismë e tillë do të ulë cilësinë e shërbimit shëndetësor falas, duke qenë se mjekët mund të jenë më të interesuar për të kryer vizita pas orarit zyrtar të punës.

Vetëm një pakicë prej më pak se 28% e votuesve u shprehën në favor të kësaj nisme. Sipas rezultateve të sondazhit, 17% e votuesve u shprehën dakord, sepse kjo masë do të motivojë më shumë mjekët. Ndërsa 11% e votuesve u shprehën në favor, sepse kjo masë do të ulë korrupsionin në spitale.

Lexo edhe:

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

“Shëndetësia falas” mashtrim! Bardh Spahia: Spitali Rajonal i Shkodrës pa rezonancë magnetike

Nisma për të lejuar mjekët të kryejnë vizita me pagesë në disa spitale publike, pas orarit zyrtar, u prezantua në fillim të këtij muaji nga Kryeministri, Edi Rama, si pjesë e të drejtave të spitaleve që kanë fituar kartën e autonomisë menaxheriale.

Deri tani, autonomia menaxheriale i është njohur Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe spitaleve të Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Vlorës. Mjekët që do të nënshkruajnë kontratë të posaçme me spitalin ku punojnë do të mund të zhvillojë vizita me pagesë jashtë orarit zyrtar të punës dhe të ardhurat do të ndahen mes mjekut dhe spitalit. Pritet që kjo skemë të zbatohet së pari në QSUT dhe tarifat e vizitave me pagesë do të përcaktohen nga Bordi Drejtues i spitalit.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Pothuajse 60% e kësaj shume ka dalë direkt nga xhepi i qytetarëve, ndërsa më pak se 40% është mbuluar nga buxheti i shtetit.

Përveçse janë në nivele shumë të larta, shpenzimet e shqiptarëve nga xhepi për shëndetësinë janë rritur më tej nga niveli 57.3% i vitit 2015 dhe 49.3% i vitit 2005.

OBSH përllogarit se ndërmjet 2015 – 2021 shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë u rritën me 82%. Gjatë kësaj periudhe, pandemia Covid-19 duket se ka dhënë një ndikim jo të zakontë.

Shqipëria mban rekord shpenzimet më të larta nga xhepi për shëndetësinë në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe në të gjithë Europën, me përjashtim të disa vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik.

Në rajon, e dyta pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut, me 41.7% të shpenzime për shëndetësinë nga xhepi i pacientëve, e ndjekur nga Mali i Zi, me 38.1%, Serbia, me 35.8 dhe Bosnjë-Hercegovina, me 30.7%. Në vendet me të ardhura të larta, ky tregues është më i ulët se 20%./ Monitor

Etiketa: shendetesispitale publike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

11:58 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Shëndetësia falas” mashtrim! Bardh Spahia: Spitali Rajonal i Shkodrës pa rezonancë magnetike

17:38 : 30/04/2025
BOTA

Trump fillon pushimet e 10 mijë punonjësve në agjencitë shëndetësore amerikane

22:34 : 01/04/2025
AKTUALITET

Vokshi: SPAK nuk ka reaguar, do dorëzoj kallëzime të reja për check up-in dhe sterilizimin

19:01 : 26/03/2025
AKTUALITET

Kalimi nga shëndetësia në politikë/ Alimehmeti: Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve

15:53 : 26/03/2025
SHENDETI

Zemra e re artificiale kalon testin, australiani jeton 100 ditë me pompë titani

13:06 : 12/03/2025
Para

2.500 m2 ndërtim pa leje nga "Salillari", merret i pandehur vëllai i biznesmenit

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025

Trump: Largimi i Rusisë nga G7, gabim shumë i madh

22:32 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com