• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama teorikisht me “rrugën e tretë”, praktikisht me “gishtin e tretë”

20:30 : 14/02/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Disi rrallë kryeministri Edi Rama ka përmendur se nuk është një “majtist klasik” në mënyrën qeverisëse, por ka ndjekur modelin politik të “rrugës së tretë”. Ideja e “rrugës së tretë” u praktikua nga ish-kryeministri i majtë britanik Tony Bler. Por ndryshe nga teoria, kryeministri ynë nuk ka asnjë model politik, por vetëm marifet ekonomi me qëllim mbajtje pushteti. Të paktën në nisje të qeverisjes së tij deklaronte se duke ndjekur këshillat e Bler, do aplikonte edhe në vendin tonë “rrugën e tretë”. Pas dhjetë vitesh qeverisje, në të vërtetë “modeli ekonomiko-politik” i ngjan ‘gishtit të tretë’ të dorës…

Po çfarë është ajo që njihet si “rruga e tretë”? Së pari, është raporti midis shtetit dhe tregut në kushtet e një ekonomie dinamike dhe tejet të ndërvarur nga shumë faktorë. “Tretistët” pavarësisht trashëgimisë së tyre socialiste e kanë pranuar epërsinë e tregut mbi shtetin si dhe domosdoshmërinë e adoptimit të qëndrimeve pro biznesit dhe sipërmarrjes.

Pikërisht këtë model Rama e transformoi duke iu dhënë shumë më tepër krijimit të botës oligarkike sesa gjetjen e një rruge të mesme për miksimin mes shtetit si rregullator me fokus në shtresat sociale në shpërndarjen e pasurisë dhe mbështetjes së tregut të lirë. Tretistët përpiqen që të adoptojnë për shoqërinë një vizion konsensusi duke e vënë theksin kryesisht tek elementët që bashkojnë anëtarët e shoqërisë dhe duke u përpjekur të injorojnë diferencat klasore apo edhe pabarazitë ekonomike.

Megjithatë Rama në forumet ndërkombëtare shet idenë se ai po qeveris me modelin e “rrugës së tretë”, duke ndjekur shembullin e Tony Bler. “Nëse nuk do të ishte për të (shën Tony Bler) dhe përpara se ta njihja ishte modeli im dhe frymëzimi për të hyrë në politikë, për të reformuar PS-në, dhe për të besuar se jo vetëm politika mund të jetë një forcë për të bërë mirë dhe rrugë e tretë për të majtën. Doja të ishte e qartë sepse kështu të gjithë do të kuptoni, nuk do të isha më privilegjuar se kaq sesa të kem dikë, i cili tashmë është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeministër.”-tha Rama tre ditë më parë teksa jepte vlerësimet për Bler.

Lexo edhe:

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

Po sot pas dhjetë vitesh pushtet ku jemi me modelin teorik të “rrugës së tretë”?  Jemi para një diferencimi të madh social ku të pasurit janë pasuruar edhe më shumë, të varfërit janë varfëruar edhe më shumë, ndërsa është thuajse inekzistente ajo që njihet si shtresë e mesme. Kapitali ekonomik dhe politik është në pak duar. Nuk ka rrugë të tretë por vetëm tre shtresa që bashkëpunojnë dhe ndajnë favoret. Pushteti politik, ai ekonomik dhe paraja e pisët që futet nga krimi i organizuar janë “treshja” e fuqishme duke varrosur edhe konceptin teorik të rrugës së tretë.

Në mandatin e parë qeverisës Rama mori krimin dhe me shumë guxim dhe vendosmëri e futi edhe në Parlament. Vetëm nga procesi i dekriminalizimit pesë deputetë kryesisht të PS-së u detyruan të largohen pasi ishin dënuar më parë jashtë vendit për vrasje, trafik droge, trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe grabitje. Përderisa u dha karrigen e deputetëve këtij kontigjenti, shumë personazhe nga bota e krimit e patën fort të lehtë që të bëheshin drejtorë dhe kryebashkiakë. Pavarësisht kësaj barre të rëndë politike, duke marrë pushtet me të ashtëquajtur të fortë lokal, qeveria sfidoi qartësisht në pjesën ekonomike, duke krijuar një model të pastër olikarkik, ku një grup i vogël biznesmenësh praktikisht kanë në duar pasuritë e vendit.

Kryeministri u ka nxjerrë “gishtin e tretë” shumicës, teksa i jep vlerë dhe pushtet një pakice e cila në mënyrë indirekte nënshtron shumicën. Fuqia e parasë, kapja e të gjithë pushteteve dhe kontrolli i plotë politik duke shkatërruar edhe opozitarizmin kanë vrarë çdo shpresë e cila reflektrohet me largimet masive jashtë vendit kryesisht të të rinjve të shkolluar. Rruga e tretë u kthye në ‘gishtin e tretë’…

Etiketa: gishtin e tretëmandatioligarkëtpraktikishtpushtetiRamarrugën e tretëteorikisht

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
AKTUALITET

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

15:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
Para

“Komisioni për reformën është i PS”, Mediu: Nisi manipulimet për fitore në tavolinë

TË GJITHA

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025

Kur qeveria “fluturon” mbi ligjin/ Aeroporti në zemër të zonës së mbrojtur po shkatërron Vjosë-Nartën

22:01 : 24/10/2025

Nga arratia në Itali te masakra në Manëz, media italia artikull për Flori Paluçin

21:49 : 24/10/2025

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

21:34 : 24/10/2025

“Tete Albania” nën akuzë/ Minatorët e Spaçit në protestë prej ditësh, shkelje dhe mungesë sigurie në galeri

21:26 : 24/10/2025

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com