• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Porti i Durrësit/ PD gati padinë e dytë në Kushtetuese, Bylykbashi: Marrëveshje korruptive dhe grabitqare

11:56 : 13/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike do të depozitojë një padi të dytë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Portit të Durrësit kundër kësaj marrëveshje, të cilën e quajti korruptive dhe grabitqare.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se do të depozitojë në SPAK një tjetër kallëzim penal për shkelësit.

“Sot jemi para jush për të prezantuar jo vetëm qëndrimin e PD, pro veprimin e PD në lidhje me aferën më të madhe jo vetëm korruptive, por grabitqare në historinë e Shqipërisë: grabitjen e Portit të Durrësit.

Porti i Durrësit është historikisht aseti më i madh strategjik që ky vend ka pasur. Është një aset strategjik në të gjitha aspektet e tij, jo vetëm për sa i përket vlerës monetare, por edhe të gjitha aspekteve të tjera, që në shekuj kanë qenë pikë referimi për këto troje si një pikë zhvillimi, si një pikë reference kulture, por mbi të gjitha edhe zhvillimi ekonomik dhe modern të vendit.

Porti i Durrësit është simbol i zhvillimit urban, qytetar dhe historik. Është pika kryesore e komunikimit detar në histori, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkanin Perëndimor, si një pikë tranziti mes Perëndimit dhe Lindjes.

Lexo edhe:

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

Si port detar, ai ka lidhur vendin në historinë e tij me të gjitha kulturat dhe aktualisht sot është 90 përqind e transportit detar kalon nga Porti i Durrësit dhe 54 prqind e tregtisë ndërkombëtare që bën Shqipëria, kalon nga ky port.

Këto të dhëna vijnë nga institucione të certifikuara evropiane, të cilat investuan deri vonë për të modernizuar këtë port, duke dhënë edhe kredi, sepse shikonin rëndësinë strategjike dhe përcaktonin këtë port si një nyjë strategjike për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Është një nyje e transportit detare, rrugor dhe hekurudhor. Është një kompleks i jashtëzakonshëm logjistik që përpunon mallra dhe pasagjerë dhe synimi ka qenë që përmes modernizimit të tij, nëse do realizohej projekti me investime evropiane, do shkonte deri në 1.3 milionë pasagjerë në vit që qarkullonin nga ky port dhe 1.3 milionë ton mallra që do kalonin në këtë port.

Është një nyjë e komunikimit njerëzor. Tragetet që bëjnë lidhjen e Shqipërisë me Perëndimin, shkëmbejnë vazhdimisht një fluks njerëzor.

Por duhet theksuar se është edhe një aset strategjik ushtarak, më i madhi në Shqipëri. para pak vitesh, stërvitja e madhe e NATO-s, Defender 21, kishte Portin e Durrësit si një nga nyjet kryesore logjistike të një ushtrimi, në përgatitje të asaj që po vinte, agresionit rus në Ukrainë për të parë kapacitetet mbrojtëse të aleancës së NATO-s. Aset më të madh me kapacitet ushtarak ne nuk kemi.

Janë të gjitha këto dhe gjithë ai historik që qëndron pas këtij kombi, që është në 3 mijë vitet e fundit një pikë referimi e Durrësit dhe e Shqipërisë, janë ato që i japin kësaj afere jo vetëm korruptive, por edhe grabitqare, nuk është vetëm një histori korrupsioni, por edhe një histori grabitje e një aseti publik dhe strategjik, ditën për diell me veprime të qarta, të mirëmenduara të qeverisë, në shkelje të marrëveshjeve që ka bërë më herët, siç është MSA apo marrëveshje që i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë dhjetëra milionë euro.

Të gjitha këto provojnë se kjo është një aferë, para së cilës edhe afera korruptive e inceneratorëve zbehet me ndroje.

Ne sot bëjmë me dije se PD ka përgatitur padinë e dytë për në Gjykatën Kushtetuese, me firmat e deputetëve të opozitës, për ta sfiduar sërish këtë çështje për shkeljet e rënda kushtetuese që janë bërë.

Gjithashtu do bëjmë kallëzim penal në SPAK për këtë aferë. Personat përgjegjës duke filluar nga kryeministri Edi Rama, duhet të mbajnë përgjegjësi për një veprim që qartazi, me një sekuencë po aq kriminale aktesh të miratuara nga qeveria, janë bërë aty për të veshur me një veshje juridike një marrëdhënie personale private korruptive mes Edi Ramës dhe një investitor privat arab.

E gjitha kjo për të shndërruar një pronë publike, të patjetërsueshme sipas ligjit, në një pronë private që më pas do shitet.

Ne nuk kemi qëndruar duarkryq. Sigurisht nuk patëm mundësinë gjatë kohës që PD ishte në parlament, të godiste në kohën kur marrëveshja e parë, e cila shtroi shtratin për këto veprime të mëtejshme korruptive, nuk u godit në kohën kur ratifikohej nga parlamenti.

Ne e goditëm në Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese duke vendosur një precedent jo në interesin e shqiptarëve, por në interesin e Edi Ramës, e rrëzoi duke pretenduar se padia ishte bërë jashtë afatit kur duhej paraqitur.

Sipas saj, ajo duhej goditur para ratifikimit, kur doktrina parashikon absolutisht që të goditej edhe pas saj. Qartazi ishte një veprim që synonte të mbante në këmbë këtë marrëveshje të Edi Ramës.

Por kjo padi e dytë që paraqesim në Gjykatë Kushtetuese, shkon më tej dhe më thellë, duke trajtuar ato aspekte të shkeljeve kushtetuese.

Dhe më pas ne gjithashtu ne kemi shkuar edhe më tej duke i shkruar letër Komisioneres për Konkurrueshmërisë në BE, për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila është përgjigjur se BE po e ndjek këtë çështje.

Ajo që ne synojmë jo vetëm të shpëtojmë Portin e Durrësit, por t’i vëmë fre të njëjtit mekanizëm grabitqar korruptiv që rrezikon të prekë edhe Vlorën, Ksamilin dhe Sarandën.

Nëse Gjykata Kushtetuese dhe SPAK do bëjnë detyrën, është e mundur që këto asete të mbrohen”, tha Bylykbashi.

Etiketa: alabarbylykbashiGrabitjekorrupsionpadiPDporti i durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

21:20 : 04/06/2025
AKTUALITET

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

18:41 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
AKTUALITET

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

10:53 : 04/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare

10:02 : 04/06/2025
AKTUALITET

Kritikat ndaj PD, Lubonja: Zgjedhjet i tjetërson partia në pushtet, ne merremi me opozitën

22:09 : 03/06/2025
Para

Nga “Tigrat” tek Hekurudha dhe Skavica/ Dështimet qindra miliona euro të Ballukut

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com