• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK jep pretencën, kërkon 2.6 vite burg për Fredi Belerin

14:54 : 13/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën këtë të martë për kryebashkiakun e zgjedhur të të Himarës, Fredi Beleri, ku ka kërkuar dy vite e 6 muaj burgim nën akuzen për blerje votash.

Për të pandehurin tjetër Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Belerit në prononcimin për mediat, e konsideroi si një vendim të turpshëm dhe të pritshëm, teksa tha se është një fabul e ndërtuar keq.

“Nuk sollën asnjë provë përveç dëshmisë së, Arsen Ramës. Është një e ndërtuar shumë keq si fabul. Edhe ata të 46-ës e ndërtonin më mirë fabulën. Është një akuzë e turpshme, e pritshme. Siç akuzoi edhe Beleri në fillim të seancës për gjykatën, është në vëmendje të Prokurorisë, çfarë të thotë prokuroria. E tërhoqi procesin, rrëzoi të gjitha kërkesat, pasi administroi dëshmitë e rreme të Abdyl Ramës. Do të kishin një foto të Arsenit, jo më Belerit. I gjithë procesi është mbi dëshminë e dy vëllezërve të dy të dënuar.”, tha avokati.

Seanca për argumentet përmbyllëse të palës mbrojtëse u caktua të zhvillohet më 28 shkurt, në orën 14:30.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

Arrestimi i Fredi Belerit ndodhi në 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Ai u la më pas në masën e “arrestit me burg” nga Gjykata e Vlorës me argumentin se i akuzuari paraqiste rrezikshmëri pasi “siç rezulton edhe nga aktet, ai është i dënuar më parë”. Por të dhënat e siguruara nga Prokuroria e Posaçme kundër Belerit treguan se saga e mbajtjes së tij në masën e “arrestit me burg” u bazua fillimisht mbi një certifikatë të gjendjes gjyqësore me të dhëna të pavërteta.

SPAK e akuzon kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Që prej arrestimit, Fredi Beleri qëndron në paraburgim, duke mos u lejuar që të betohet si kryebashkiak i Himarës. Seanca ndaj tij janë ndjekur përgjatë gjithë kësaj kohe nga ambasadorja greke dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Burgosja e Belerit u parapri nga sulme të forta nga kryeministri Rama në fushatë, ku ai paralajmëroi se do të merrej personalisht me kandidatin e PBDNJ-së në Himarë. Për të çuar para porosinë e Ramës u angazhuan forcat operacionale të policisë, prokuroria dhe gjykata e Vlorës dhe më vonë SPAK dhe GJKKO që e mbajtën në burg kandidatin e opozitës, edhe pse i infiltruari pranoi se ishte paguar nga policia për të përgjuar Belerin.

Arrestimi i Fredi Belerit shkaktoi tensione të ashpra mes Athinës dhe Tiranës, ku Greqia ka bllokuar çdo çështje në institucionet europiane që lidhet me integrimin e Shqipërisë në BE. Pala greke e ka konsideruar si një arrestim politik, po ashtu edhe si opozita në vendin tonë.

Fredi Beleri u bë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Si u zbulua Beleri duke blerë vota?

Padia ndaj Belerit është bërë në datë 8 Maj nga Arsen Rama, i cili ka thënë policisë se Beleri dhe persona të tjerë të shtabit të tij elektoral i kanë ofruar para në këmbim të votës. Pas denoncimit, ai ka rënë dakord që të takojë sërish Belerin dhe të regjistrojë bisedën për të faktuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Sipas dosjes së prokurorisë, Beleri premtonte pagesa nga 50 deri në 200 euro në këmbim të votës, si dhe premtim për skemën e përfitimit të shtetësisë greke dhe pensionit në shtetin grek.

Dy ditë më pas, në datën 10 Maj ai është takuar sërish me Belerin gjatë paradites në një lokal në zonën e Potamit. Aty ata kanë rënë dakord që Arsen Rama do të hartonte një listë zgjedhësish që do të votonin pro Belerit dhe pastaj do ia dorëzonte atij.

Më pas gjatë pasdites, ai i ka thënë Belerit se ka siguruar një listë prej 13 personash. Beleri i ka premtuar një pagesë 50 euro për çdo votues dhe 300 euro për të, kur të bindej se personat që kishin emrin në listë kanë votuar për të.

Arsen Rama është takuar me bashkëpunëtorin e Belerit, Pandeli Kokaveshi për t’i dorëzuar listën e votuesve për Belerin. Ky i fundit i ka dhënë 40 mijë lekë të reja si pagesë për 8 vota, duke thënë se emrat e tjerë në listë i kishte siguruar ai.

Etiketa: BurgFredi Beleriprokuroriaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

Trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn

19:20 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
Para

‘Nga shiu në breshër’! Qeveria u hap rrugën investimeve strategjike në zonat e mbrojtura

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com