• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Milani me ritëm titulli, ja si mund të “mbijetojë” Pioli

20:33 : 12/02/2024
në SPORT

Që Milani është në kërkim të një trajneri për të ardhmen, është një fakt, përtej mohimeve të detyrueshme të përditshme nga drejtuesit e kuqezinjve.

Është një strategji fituese, po të analizohen rezultatet e dy muajve të fundit: për skuadrën e Piolit 7 fitore dhe 2 barazime në 9 ndeshjet e fundit, pavarësisht dëmtimeve të shumta.

Youri Djorkaeff, “playmaker” i rafinuar i viteve ’90 shpesh shprehte një teori personale që e bën njeriun të reflektojë:

“Trajnerët janë si mobiljet. Herë pas here duhet të ndërrohen, jo sepse nuk e kryejnë më punën e tyre, funksionin, por për kënaqësinë e thjeshtë të ndryshimit të tyre”.

Ky duhet të jetë arsyetimi që mbizotëron në Milano. Në fund të fundit, futbollistët janë ende fëmijë, ndoshta të lartësuar nga ndonjë privilegj, por ende fëmijë. Ata duhet të ndryshojnë.

Lexo edhe:

Tare dhe Allegri sjell ndryshim radikal te Milani, vetëm 9 lojtarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar

Zyrtare/ Rabiot është një futbollist i Milanit! Por dështon “rokada” e sulmuesve

Megjithatë në këto dy muajt e fundit Milani ka udhëtuar me ritmin e “Scudettos”. Një seri me 23 pikë në 9 ndeshje, me 7 fitore, 2 barazime dhe zero humbje. E vetmja e metë në këtë 2024 është eliminimi nga Atalanta në Kupa e Italisë.

Pavarësisht mungesave të shumta, është një nga periudhat më të mira të epokës së Piolit. Vetëm në vitin e “Scudettos”, 2021-22, kuqezinjtë treguan futboll të një niveli më të lartë se ky, për nga cilësia dhe efektiviteti.

Një rrugë që nuk e përjashton Piolin nga kritikat dhe që nuk e lë trajnerin të sigurt nga një lamtumirë e mundshme në fund të sezonit.

Vëzhgimi i alternativave filloi të paktën disa muaj më parë, kur Milani i dha lamtumirën Ligës së Kampionëve duke dështuar në një nga objektivat sezonalë.

Emrat që mund të pasojnë Piolin janë të ndryshëm: është Antonio Conte, që ndez imagjinatën e tifozëve më shumë se kushdo tjetër, duke pasur parasysh zakonin e tij të rrënjosur për të fituar (në Itali); është Julen Lopetegui, Thiago Motta…

Deri më sot, asnjë nga këto negociata të mundshme nuk ka hyrë në një fazë të avancuar, çka e lë të hapur mundësinë e vijimit me trajnerin aktual, sigurisht nëse arrihen objektivat e mbetur.

Tashmë mbetet për t’u përcaktuar se cilat janë kushtet për një konfirmim të Piolit, të cilit i ka mbetur edhe një vit kontratë.

Me fitoren ndaj Napolit, kuqezinjtë konsoliduan vendin e tretë në renditje, që nënkupton kualifikimin në Championsin e sezonit të ardhshëm, që është objektivi minimal.

T’i marrësh vendin e parë Interit në kushtet e sotme është e paimagjinueshme.

Pastaj është Europa League e cila potencialisht do ta bënte sezonin tepër të suksesshëm.

Milani i dy muajve të fundit mund të përmbysë teorinë e Djorkaeff, duke konfirmuar Piolin.

Por Milani i 2024-25 duhet të ndryshojë sërish fytyrë, duke pasuruar stafin me profesionistë që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve, duke zgjedhur një sulmues të madh që mund të mbështesë ose ndoshta edhe të zëvendësojë francezin Giroud.

Etiketa: Milanpioli

Lajme të lidhura

SPORT

Tare dhe Allegri sjell ndryshim radikal te Milani, vetëm 9 lojtarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar

22:48 : 02/09/2025
SPORT

Zyrtare/ Rabiot është një futbollist i Milanit! Por dështon “rokada” e sulmuesve

19:30 : 01/09/2025
SPORT

Igli Tare përforcon sërish Milanin, transferon futbollistin premtues nga Bundesliga

15:35 : 01/09/2025
SPORT

Zachary Athekame zyrtarisht te Milani, kontratë 5-vjeçare

16:04 : 15/08/2025
SPORT

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Milani gjen qendërmbrojtësin e ri, prezanton ish-futbollistin e Juventusit

18:24 : 13/08/2025
Para

Kolumbia sekuestron 5 ton kokainë të destinuar për në SHBA

TË GJITHA

Edhe Sllovenia tërheq nga tregu produktet shqiptare: Specat e kuq përmbajnë pesticide të rrezikshme

14:04 : 06/09/2025

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

12:58 : 06/09/2025

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:39 : 06/09/2025

700 ditë pengje të Hamasit/ DW: Të afërmit nuk humbasin shpresën

12:31 : 06/09/2025

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com